Proverbat 19:1-29

19  Është më mirë një i vobektë që ecën me integritet,+ se ai që ka buzë dredharake dhe se ai që është budalla.+  Po ashtu, nuk është mirë që shpirti të jetë pa njohuri,+ dhe kush nxiton me këmbët e tij, mëkaton.+  Marrëzia e njeriut e shtrembëron udhën e tij,+ dhe kështu zemra e tij tërbohet kundër vetë Jehovait.+  Pasuria shton shumë shokë,+ por kush është i varfër, ndahet edhe nga shoku i tij.+  Dëshmitari i rremë nuk do të lihet pa u ndëshkuar,+ dhe ai që përhap gënjeshtra, s’do të shpëtojë.+  Shumë janë ata që e kërkojnë pëlqimin* e fisnikut+ dhe të gjithë bëhen shokë të njeriut që bën dhurata.+  Të vobektin e urrejnë të gjithë vëllezërit e tij.+ Aq më tepër i rrinë larg miqtë!+ Ai u shkon pas me fjalë, por askush s’e dëgjon.+  Kush fiton një zemër me kuptueshmëri,+ e do shpirtin e vet. Kush e ruan aftësinë dalluese, ka për të gjetur mirë.+  Dëshmitari i rremë nuk do të lihet pa u ndëshkuar,+ dhe ai që përhap gënjeshtra, do të marrë fund.+ 10  Luksi nuk i shkon për shtat budallait.+ Aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat!+ 11  Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut,+ dhe është gjë e bukur nga ana e tij të kapërcejë shkeljen.+ 12  Tërbimi i mbretit është si gjëmimi i një luani të ri me krifë,+ por pëlqimi i tij është si vesa mbi bimësinë.+ 13  Një djalë budalla është rrënimi i të atit,+ dhe grindjet e gruas janë si një çati që pikon, e cila të bën të ikësh.+ 14  Shtëpia dhe pasuria janë trashëgimi nga etërit,+ por një grua e matur vjen prej Jehovait.+ 15  Përtacia të bën të biesh në gjumë të thellë,+ dhe shpirtin e ngathët e merr uria.+ 16  Kush i mban urdhërimet, ruan shpirtin e vet;+ kush i përbuz udhët e tij, do të vritet.+ 17  Kush i jep hir të varfrit, i jep hua Jehovait,+ dhe Ai do t’ia shpërblejë.+ 18  Ndëshkoje birin tënd sa ka shpresë+ dhe mos dëshiro vdekjen e tij.+ 19  Kush ka tërbim të madh duhet të paguajë gjobën,+ sepse po ta çlirosh, do të vazhdosh ta bësh këtë herë pas here.+ 20  Dëgjo këshillën dhe prano disiplinën,+ që të bëhesh i mençur në të ardhmen.+ 21  Të shumta janë planet në zemrën e njeriut,+ por vetëm vullneti i Jehovait do të qëndrojë.+ 22  Gjë e dëshirueshme është te njeriu dashamirësia e tij,+ dhe i vobekti është më i mirë se njeriu që gënjen.+ 23  Frika nga Jehovai shpie në jetë,+ dhe njeriu do ta kalojë natën i kënaqur;+ e keqja nuk do ta vizitojë.+ 24  Përtaci e fut dorën në tasin e gostisë,+ por s’mund ta çojë deri në gojë.+ 25  Duhet të rrahësh tallësin,+ që njeriu i papërvojë të bëhet mendjehollë,+ dhe duhet ta qortosh atë që ka kuptueshmëri, që të dallojë njohurinë.+ 26  Kush keqtrajton babanë dhe dëbon nënën,+ është një bir që vepron në mënyrë të turpshme dhe çnderuese.+ 27  Biri im, po të mos e dëgjosh më disiplinën, do të dalësh nga udha e fjalëve që kanë njohuri.+ 28  Dëshmitari i pavlerë e përqesh drejtësinë,+ dhe goja e njeriut të lig e gëlltit të keqen.+ 29  Gjykimet janë bërë gati për tallësit+ dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «zbutin fytyrën e fisnikut».