Proverbat 16:1-33

16  Njeriut i takon të vërë në radhë mendimet e zemrës,+ por përgjigjja e gjuhës vjen nga Jehovai.+  Të gjitha udhët e tij i duken të kulluara njeriut,+ por Jehovai vlerëson frymën.+  Lërja në dorë Jehovait punët e tua,+ dhe planet e tua do të jenë të sigurta.+  Çdo gjë Jehovai e ka bërë për qëllimin e tij,+ po, madje edhe të ligun për ditën e keqe.+  Njerëzit me zemër krenare janë të pështirë për Jehovain.+ Edhe nëse lidhin besën, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, prapë s’do të lihen pa u ndëshkuar.+  Faji shlyhet me dashamirësi e vërtetësi,+ dhe duke iu frikësuar Jehovait, njeriu largohet nga e keqja.+  Kur Jehovai gjen ëndje në udhët e një njeriu,+ bën që edhe armiqtë e këtij të jenë në paqe me të.+  Më mirë pak dhe me drejtësi,+ se një bollëk prodhimesh pa drejtësi.+  Me zemër njeriu gjykon se çfarë udhe do të marrë,+ por Jehovai ia drejton hapat.+ 10  Mbi buzët e mbretit duhet të jetë vendimi i frymëzuar;+ në gjykim goja e tij s’duhet të dalë e pabesë.+ 11  Kandari dhe peshorja e saktë i përkasin Jehovait;+ vepër e tij janë gjithë gurët e peshës të torbës.+ 12  Është e pështirë për mbretërit të bëjnë ligësi,+ sepse me drejtësi froni bëhet i patundur.+ 13  Buzët e drejtësisë janë kënaqësi për një mbret të madhërishëm;+ ai e do atë që thotë gjëra të drejta.+ 14  Tërbimi i mbretit është lajmëtar i vdekjes,+ por njeriu i mençur e shmang atë.+ 15  Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë,+ dhe pëlqimi i tij është si reja e shiut pranveror.+ 16  Oh, sa më mirë është të fitosh mençuri se ar!+ Është më mirë të zgjedhësh kuptueshmëri se argjend.+ 17  Rruga e të drejtëve është të largohen nga e keqja.+ Kush e mbron udhën e tij, ruan shpirtin e vet.+ 18  Krenaria vjen para rrëzimit+ dhe fryma e fodullëkut para pengimit.+ 19  Më mirë të kesh frymë të përulur bashkë me zemërbutët,+ se të ndash plaçkën me ata që lartësojnë veten.+ 20  Kush tregon gjykim të thellë në një çështje, do të gjejë mirë,+ dhe i lumtur është kush ka besim te Jehovai.+ 21  Kush ka një zemër të mençur, do të quhet njeri me kuptueshmëri,+ dhe njeriu gojëmbël ka më shumë forcë bindëse.+ 22  Gjykimi i thellë është burim jete+ për ata që e zotërojnë, dhe disiplina e të marrëve është marrëzi.+ 23  Zemra e njeriut të mençur e bën gojën e tij të tregojë gjykim të thellë+ dhe u shton forcë bindëse buzëve të tij.+ 24  Fjalët e këndshme janë hoje mjalti,+ të ëmbla për shpirtin dhe shërim për kockat.+ 25  Ka një udhë që njeriut i duket e drejtë,+ por vdekja është fundi i saj.+ 26  Shpirti i punëtorit të palodhur është munduar për të,+ sepse goja e tij e ka shtyrë fort.+ 27  Njeriu i pavlerë nxjerr atë që është e keqe,+ dhe në buzët e tij ka një zjarr që zhurit.+ 28  Njeriu i intrigave ngjall grindje,+ dhe shpifësi ndan shokët e ngushtë.+ 29  Njeriu i dhunshëm do ta joshë të afërmin+ e tij dhe ka për ta bërë të shkojë në një udhë që s’është e mirë.+ 30  Ai shkel syrin për të thurur intriga.+ Duke shtrënguar buzët e çon deri në fund të keqen. 31  Flokët e bardhë janë një kurorë bukurie+ kur gjenden në udhën e drejtësisë.+ 32  Kush nuk zemërohet shpejt, është më mirë se një burrë i fuqishëm,+ dhe kush e kontrollon frymën e tij, është më mirë se ai që merr një qytet.+ 33  Shorti hidhet+ në prehër, por çdo vendim me anë të tij është nga Jehovai.+

Shënime në fund të faqes