Proverbat 15:1-33

15  Përgjigjja e butë e largon tërbimin,+ por një fjalë që shkakton dhembje, ngjall zemërim.+  Gjuha e të mençurve bën gjëra të mira me njohurinë e saj,+ kurse gjuha e budallenjve dërdëllit me marrëzi.+  Sytë e Jehovait janë në çdo vend,+ duke vrojtuar të këqijtë dhe të mirët.+  Qetësia e gjuhës është pemë jete,+ ndërsa shtrembërimi i saj do të thotë rrënim i frymës.+  Kush është i marrë, e përbuz disiplinën e të atit,+ por kush e vlerëson qortimin, është mendjehollë.+  Në shtëpinë e të drejtit ka rezerva të bollshme,+ kurse frytet e të ligut sjellin telashe.*+  Buzët e të mençurve shpërndajnë njohuri,+ por zemra e budallenjve s’është e tillë.+  Flijimi i të ligjve është i pështirë për Jehovain,+ por lutja e të drejtëve është kënaqësi për të.+  Udha e të ligut është e pështirë për Jehovain,+ por ai do atë që ndjek drejtësinë.+ 10  Për atë që e lë shtegun, disiplina është e keqe;+ kush e urren qortimin, do të vdesë.+ 11  Sheoli dhe vendi i shkatërrimit+ janë para Jehovait.+ Sa më shumë zemrat e bijve të njerëzve!+ 12  Tallësi nuk e do atë që e qorton.+ Ai nuk shkon te të mençurit.+ 13  Zemra e gëzuar e çel fytyrën,+ por për shkak të dhembjes së zemrës, fryma dërrmohet.+ 14  Zemra me kuptueshmëri e kërkon njohurinë,+ kurse goja e budallenjve synon marrëzinë.+ 15  Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit,+ por kush është i gëzuar në zemër, ka vazhdimisht gosti.+ 16  Më mirë pak me frikë nga Jehovai,+ se një rezervë e bollshme bashkë me pështjellim.+ 17  Më mirë një pjatë me perime aty ku ka dashuri,+ se një dem i majmur bashkë me urrejtje.+ 18  Një njeri i tërbuar ndez grindje,+ ndërsa kush nuk zemërohet shpejt, shuan sherrin.+ 19  Udha e përtacit është si një gardh me driza,+ kurse shtegu i të drejtëve është udhë e sheshuar.+ 20  Bir i mençur është ai që e gëzon të atin,+ por njeriu budalla e përbuz nënën e tij.+ 21  Marrëzia është gëzim për atë që ka një zemër pa gjykim të mirë,*+ por njeriu me aftësi dalluese shkon drejt përpara.+ 22  Planet prishen aty ku nuk flitet në mirëbesim,+ por përmbushen aty ku ka shumë këshilltarë.+ 23  Njeriun e gëzon përgjigjja e gojës së tij,+ dhe një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!+ 24  Shtegu i jetës shkon lart për atë që vepron me gjykim të thellë,+ dhe e mbron atë që të mos shkojë poshtë, në Sheol.+ 25  Jehovai do ta shembë shtëpinë e atyre që lartësojnë veten,+ por do të caktojë kufijtë e pronës së një vejushe.+ 26  Planet e njeriut të keq janë të pështira për Jehovain,+ por fjalët e këndshme janë të pastra.+ 27  Kush nxjerr përfitim të padrejtë, fut në telashe* shtëpinë e vet,+ por kush i urren ryshfetet, do të jetojë.+ 28  Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet,+ ndërsa goja e të ligjve dërdëllit gjëra të këqija.+ 29  Jehovai është larg të ligjve,+ por dëgjon lutjen e të drejtëve.+ 30  Shndritja e syve+ e gëzon zemrën;+ një lajm i mirë+ i majm kockat.+ 31  Veshi që e dëgjon qortimin+ jetëdhënës, gjen strehë pikërisht mes të mençurve.+ 32  Kush i shmanget disiplinës,+ përçmon shpirtin e vet, por kush e dëgjon qortimin, fiton një zemër me kuptueshmëri.+ 33  Frika nga Jehovai është disiplinë drejt mençurisë,+ dhe para lavdisë është përulësia.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:17.
Shih shënimin te Pr 6:32.
Shih shënimin te Pr 11:17.