Proverbat 14:1-35

14  Gruaja që është vërtet e mençur, e ndërton shtëpinë e saj,+ kurse e marra e shemb me duart e veta.+  Kush ecën me drejtësi i frikësohet Jehovait,+ por kush është dredharak në udhët e tij, e përbuz Atë.+  Fjalët që dalin nga goja e të marrit, janë shkopi i fodullëkut,+ por të mençurit do të gjejnë mbrojtje nga vetë buzët e tyre.+  Aty ku s’ka gjedhë, grazhdi është i pastër, por të korrat janë të bollshme për shkak të fuqisë së demit.  Dëshmitar i besueshëm është ai që nuk gënjen,+ kurse dëshmitari i rremë lëshon veç gënjeshtra.+  Tallësi kërkon të gjejë mençuri, por s’e gjen, kurse për atë që ka kuptueshmëri, njohuria është gjë e lehtë.+  Largohu nga njeriu budalla,+ se përndryshe s’ke për t’i vënë re buzët e njohurisë.+  Mençuria e njeriut mendjehollë është të kuptojë udhën e tij,+ por marrëzia e budallenjve është mashtrim.+  Të marrë janë ata që qeshin me fajin,+ por ndër të drejtët ka mirëkuptim.+ 10  Zemra është e vetëdijshme për hidhësinë në shpirtin+ e një njeriu, dhe në gëzimin e saj nuk merr pjesë asnjë i huaj. 11  Shtëpia e të ligjve do të shfaroset,+ por tenda e të drejtëve do të lulëzojë.+ 12  Ka një udhë që njeriut i duket e drejtë,+ por vdekja është fundi i saj.+ 13  Edhe në të qeshura zemra mund të ketë dhembje,+ dhe gëzimi përfundon në hidhërim.+ 14  Kush ka një zemër pa besim, do të ngopet me frytet e udhëve të veta,+ por njeriu i mirë, me frytet e veprimeve të tij.+ 15  Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale,+ por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.+ 16  I mençuri frikësohet dhe largohet nga e keqja,+ por budallai tërbohet dhe i beson vetes.+ 17  Kush zemërohet shpejt, kryen marrëzi,+ dhe njeriu që ka aftësi për të menduar, urrehet.+ 18  Të papërvojët do të shtien në dorë marrëzinë,+ por njerëzit mendjehollë do ta mbajnë njohurinë si mbulesë për kokën.+ 19  Njerëzit e këqij kanë për t’u përkulur para të mirëve,+ dhe të ligjtë në portat e të drejtit. 20  Të vobektin e urren edhe i afërmi i tij,+ por të shumtë janë miqtë e të pasurit.+ 21  Kush e përbuz të afërmin e vet, mëkaton,+ por i lumtur është ai që u jep hir të munduarve.+ 22  A s’do të shkojnë sa andej-këtej ata që thurin të keqen?+ Por dashamirësi dhe vërtetësi ka për ata që thurin të mirën.+ 23  Nga çdo lloj mundi ka përfitim,+ ndërsa llomotia e buzëve sjell veç skamje. 24  Kurora e të mençurve është pasuria e tyre; marrëzia e budallenjve mbetet marrëzi.+ 25  Dëshmitari i vërtetë çliron shpirtra,+ ndërsa dëshmitari mashtrues lëshon veç gënjeshtra.+ 26  Kush ka frikë nga Jehovai, ka një siguri të madhe,+ dhe bijtë e tij do të kenë një vendstrehim.+ 27  Frika nga Jehovai është burim jete,+ që të largon nga kurthet e vdekjes.+ 28  Në numrin e madh të njerëzve qëndron stolisja e mbretit,+ por në mungesën e popullsisë qëndron rrënimi i princit.+ 29  Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese,+ por kush është i paduruar, lartëson marrëzinë.+ 30  Zemra e qetë është jetë për trupin,+ kurse xhelozia është kalbësirë për kockat.+ 31  Kush ia ha hakun të përvuajturit, poshtëron Bërësin e tij,+ por kush i jep hir të varfrit, i jep Atij lavdi.+ 32  I ligu do të rrokulliset teposhtë+ nga e keqja e vet, kurse i drejti do të gjejë strehë në integritetin+ e tij. 33  Në zemrën e atij që ka kuptueshmëri prehet mençuria,+ dhe mes budallenjve ajo bëhet e njohur. 34  Drejtësia e lartëson një komb,+ kurse mëkati është gjë e turpshme për kombet.+ 35  Mbreti kënaqet me atë shërbëtor që vepron me gjykim të thellë,+ por furia e tij bie mbi atë që vepron në mënyrë të turpshme.+

Shënime në fund të faqes