Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Proverbat 12:1-28

12  Kush e do disiplinën, do njohurinë,+ por kush e urren qortimin, është i paarsyeshëm.+  Kush është i mirë, merr miratimin e Jehovait,+ por njeriun me ide të liga, ai e shpall të lig.+  Asnjë njeri nuk do të vendoset patundshmërisht me anë të ligësisë,+ por rrënja e të drejtëve nuk do të lëkundet.+  Një grua e zonja është kurorë për burrin* e saj,+ por si kalbësirë në kockat e tij është ajo që vepron në mënyrë të turpshme.+  Mendimet e të drejtëve janë plot gjykim;+ të drejtohesh nga të ligjtë është mashtrim.+  Pritë e ngritur për gjak+ janë fjalët e të ligjve, por të drejtët do t’i çlirojë goja e tyre.+  Të ligjtë mposhten dhe nuk janë më,+ por shtëpia e të drejtëve ka për të qëndruar.+  Njeriu do të lëvdohet për maturinë e gojës së tij,+ por kush ka një zemër të shtrembër, do të përçmohet.+  Më mirë ai që vlerësohet pak, por që ka një shërbëtor, se ai që i jep lavdi vetes, por i mungon buka.+ 10  I drejti kujdeset për shpirtin e kafshës së tij shtëpiake,+ por mëshira e të ligjve është mizore.+ 11  Kush e punon tokën, do të ngopet me bukë,+ por ai që ndjek gjëra të kota, ka një zemër pa gjykim të mirë.*+ 12  I ligu dëshiron prenë e zënë në rrjetën e të këqijve,+ por rrënja e të drejtëve jep fryt.+ 13  Njeriu i keq zihet në lak prej shkeljeve të buzëve të tij,+ por i drejti del nga ankthi.+ 14  Prej frytit të gojës së vet njeriu ngopet me të mira,+ dhe ato që kanë bërë duart e tij, do të kthehen tek ai.+ 15  Udha e tij i duket e drejtë të marrit,+ por i mençur është ai që e dëgjon këshillën.+ 16  Njeriu i marrë e tregon brenda ditës acarimin e tij,+ por njeriu mendjehollë mbulon një çnderim.+ 17  Kush thotë fjalë të besueshme, do të tregojë të drejtën,+ kurse dëshmitari i rremë, mashtrimin.+ 18  Ka nga ata që flasin pa u menduar si me goditje shpate,+ por gjuha e të mençurve është shërim.+ 19  Buzët e së vërtetës+ do të jenë përgjithmonë të qëndrueshme,+ kurse gjuha gënjeshtare do të zgjatë veç një çast.+ 20  Mashtrim ka në zemrën e atyre që sajojnë të keqen,+ kurse ata që këshillojnë paqe, kanë gëzim.+ 21  Asgjë e dëmshme s’do t’i ndodhë të drejtit,+ por të ligjtë kanë për t’u mbushur me të këqija.+ 22  Buzët gënjeshtare janë të pështira për Jehovain,+ por ata që veprojnë me besueshmëri, janë kënaqësi për të.+ 23  Njeriu mendjehollë e mbulon njohurinë,+ kurse zemra e budallenjve e shpall marrëzinë.+ 24  Dora e atyre që ngulmojnë, do të sundojë,+ kurse dora e ngathët do të jetë për punë të detyruar.+ 25  Nga ankthi i zemrës njeriu kërruset,+ kurse fjalët e mira e gëzojnë.+ 26  I drejti e vëzhgon kullotën e vet, por udha e të ligjve i bën ata të shkojnë sa andej-këtej.+ 27  Ngathtësia nuk e nxjerr gjahun nga strofulla,+ por ngulmimi është pasuri e çmuar për njeriun. 28  Në shtegun e drejtësisë ka jetë,+ dhe të ecësh në udhën e saj do të thotë të mos kesh vdekje.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pronarin».
Shih shënimin te Pr 6:32.