Proverbat 11:1-31

11  Peshorja me hile është e pështirë për Jehovain,+ por një gur peshe i plotë është kënaqësi për të.  Kur vjen arroganca,* vjen edhe çnderimi;+ por mençuria është me modestët.+  Integriteti u prin të drejtëve,+ por ata që veprojnë pabesisht, do t’i grabitë shtrembërimi i tyre.+  Gjërat me vlerë nuk kanë asnjë dobi ditën e furisë,+ por drejtësia të çliron nga vdekja.+  Drejtësia e të paqortueshmit do ta drejtojë udhën e tij,+ por i ligu do të bjerë në ligësinë e tij.+  Drejtësia e tyre do t’i çlirojë të drejtët,+ por ata që veprojnë pabesisht, do të kapen nga dëshirimi i tyre.+  Kur një njeri i lig vdes, shpresa e tij zhduket;+ madje edhe pritja e bazuar në fuqinë ka marrë fund.+  I drejti çlirohet nga ankthi,+ dhe në vend të tij vjen i ligu.+  Me gojën e tij apostati e çon në rrënim të afërmin,+ por të drejtët çlirohen me anë të njohurisë.+ 10  Nga mirësia e të drejtëve qyteti është plot hare,+ dhe kur zhduken të ligjtë ka një britmë të gëzuar.+ 11  Nga bekimi i të drejtëve qyteti lartësohet,+ por nga goja e të ligjve rrafshohet.+ 12  Ai që ka një zemër pa gjykim të mirë,* e përbuz të afërmin,+ por njeriu me aftësi të madhe dalluese hesht.+ 13  Kush shkon poshtë e lart duke shpifur,+ zbulon bisedën e bërë në mirëbesim,+ por kush është i besueshëm në frymë, e mbulon një çështje.+ 14  Aty ku nuk ka drejtim të aftë, njerëzit bien,+ por aty ku ka shumë këshilltarë,+ ka shpëtim. 15  Atij që del garant për një të huaj,+ ka për t’i shkuar keq, por i pashqetësuar mbetet ai që nuk pranon* të japë dorën në shenjë marrëveshjeje. 16  Gruaja plot nur është ajo që rrok lavdinë,+ kurse tiranët, nga ana e tyre, rrokin pasuritë. 17  Njeriu që sillet me dashamirësi, shpërblen shpirtin e vet,+ kurse njeriu mizor e fut veten në telashe.*+ 18  I ligu merr paga të rreme,+ por kush mbjell drejtësi, merr fitime të vërteta.+ 19  Atë që qëndron i patundur për drejtësinë, e pret jeta,+ por atë që shkon pas së keqes, e pret vdekja.+ 20  Dredharakët në zemër janë të pështirë për Jehovain,+ por të paqortueshmit në udhën e tyre janë kënaqësi për të.+ 21  Edhe sikur të lidhin besën, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, njerëzit e këqij s’do të mbeten pa u ndëshkuar,+ por pasardhësit e të drejtëve kanë për të shpëtuar.+ 22  Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që e hedh poshtë gjykimin e shëndoshë.+ 23  Të drejtët dëshirojnë vetëm atë që është e mirë,+ kurse shpresa e të ligjve ngjall furi.+ 24  Ka nga ata që shpërndajnë, e megjithatë u shtohet;+ ka edhe nga ata që e mbajnë atë që duhet të japin, por kjo sjell vetëm skamje.+ 25  Shpirti bujar do të majmet,+ dhe kush ujit me bollëk, edhe ai vetë do të ujitet me bollëk.+ 26  Atë që e mban drithin, populli e mallkon, por bekim do të ketë mbi krye të atij që është gati ta shesë.+ 27  Kush kërkon të mirën e të tjerëve, do të miratohet,+ por kush kërkon të keqen, e keqja do të bjerë mbi të.+ 28  Kush beson në pasuritë e tij, do të bjerë,+ por të drejtët do të lulëzojnë si gjethi.+ 29  Kushdo që e fut në telashe* shtëpinë e vet,+ do të shtjerë në dorë erën;+ dhe i marri do të jetë shërbëtor i atij që ka një zemër të mençur. 30  Pemë jete+ është fryti i të drejtit dhe kush fiton shpirtra është i mençur.+ 31  Ja, i drejti do të shpërblehet+ këtu në tokë. Aq më shumë do të marrë shpërblimin që meriton i ligu dhe mëkatari!+

Shënime në fund të faqes

Ideja e fjalës origjinale në hebraisht është të kesh një guxim të pavend në sjellje e në mendime, të kalosh cakun e të drejtave të tua dhe t’i japësh vetes liri të tepruar.
Shih shënimin te Pr 6:32.
Ose «urren».
Në hebraisht shprehja përfshin kuptimin «ta largosh dikë nga marrëdhëniet shoqërore, sepse e urren; ta përjashtosh; ta bësh tabu».
Shih shënimin te Pr 11:17.