Numrat 9:1-23

9  Muajin e parë+ të vitit të dytë pasi kishin dalë nga Egjipti, Jehovai i tha Moisiut në shkretëtirën e Sinait:  «Bijtë e Izraelit duhet të përgatitin flinë e pashkës+ në kohën e caktuar.+  Duhet ta përgatitni në kohën e caktuar, ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, ndaj të ngrysur.+ Duhet ta përgatitni sipas tërë normave dhe rregullave të caktuara.»+  Kështu, Moisiu u tha bijve të Izraelit të përgatitnin flinë e pashkës.  Ata e përgatitën ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë, ndaj të ngrysur, në shkretëtirën e Sinait. Bijtë e Izraelit bënë të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai Moisiut.+  Mirëpo disa burra ishin të papastër ngaqë kishin prekur një shpirt të vdekur,+ kështu që nuk mund ta përgatitnin flinë e pashkës atë ditë. Prandaj po atë ditë ata u paraqitën para Moisiut dhe Aaronit+  dhe i thanë atij: «Ne jemi të papastër ngaqë kemi prekur një shpirt të vdekur. Por, pse të mos na lejohet që t’i paraqitim blatimin+ Jehovait në kohën e caktuar, në mes të bijve të Izraelit?»  Ndërkaq Moisiu u tha: «Qëndroni këtu, që të dëgjoj se ç’do të më urdhërojë Jehovai për ju.»+  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 10  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Edhe sikur ndonjëri prej jush ose prej brezave tuaj të ishte i papastër ngaqë ka prekur një shpirt të vdekur,+ ose nuk ndodhet këtu se është nisur për udhë të largët, edhe ai do ta përgatitë flinë e pashkës për Jehovain. 11  Ata duhet ta përgatitin ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë,+ ndaj të ngrysur, dhe ta hanë me kuleç të ndormë e me barishte të hidhura.+ 12  Nuk duhet të lënë asgjë deri në mëngjes,+ dhe nuk duhet t’i thyejnë flisë asnjë eshtër.+ Duhet ta përgatitin sipas tërë normave për pashkën.+ 13  Por nëse ai njeri ishte i pastër, ose nuk qëlloi të ishte në udhë, dhe e la pas dore përgatitjen e flisë së pashkës, ai shpirt duhet shfarosur nga gjiri i popullit,+ sepse nuk e paraqiti blatimin e Jehovait në kohën e caktuar. Ai njeri do të përgjigjet për mëkatin e vet.+ 14  Në rast se mes jush banon një i ardhur, edhe ai do ta përgatitë flinë e pashkës për Jehovain.+ Ai duhet të veprojë sipas normës për pashkën dhe rregullave të caktuara.+ Për ju duhet të ketë një ligj të vetëm, si për të ardhurin, edhe për atë që ka lindur në vend.’»+ 15  Kur tabernakulli i tendës së Dëshmisë u ngrit,+ ditën e mbuloi reja,+ kurse nga mbrëmja deri në mëngjes mbi të qëndroi diçka që dukej si zjarr.+ 16  Kështu ishte gjithmonë: reja e mbulonte ditën, kurse natën ajo që dukej si zjarr.+ 17  Kur reja ngrihej mbi tendë, bijtë e Izraelit niseshin menjëherë+ dhe në vendin ku qëndronte reja, bijtë e Izraelit ndaleshin për të fushuar.+ 18  Bijtë e Izraelit niseshin me urdhër të Jehovait, dhe po me urdhër të Jehovait ndaleshin për të fushuar.+ Ata qëndronin të fushuar për aq ditë sa reja qëndronte mbi tabernakull. 19  Kur reja rrinte për një kohë më të gjatë mbi tabernakull, bijtë e Izraelit përmbushnin detyrimin që kishin para Jehovait që të mos niseshin.+ 20  Ndonjëherë ajo qëndronte për pak ditë mbi tabernakull. Me urdhër+ të Jehovait ata fushonin, dhe po me urdhër të Jehovait niseshin. 21  Herë të tjera reja+ qëndronte nga mbrëmja deri në mëngjes. Pastaj, në mëngjes, ajo ngrihej dhe ata niseshin. Qoftë ditën, qoftë natën, kur reja ngrihej, ata niseshin.+ 22  Edhe kur reja rrinte më gjatë mbi tabernakull, dy ditë, një muaj a më shumë, bijtë e Izraelit qëndronin të fushuar e nuk niseshin. Përkundrazi, kur ajo ngrihej, ata niseshin.+ 23  Me urdhër të Jehovait fushonin dhe po me urdhër të Jehovait niseshin. Ata e përmbushën detyrimin+ që kishin para Jehovait, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.+

Shënime në fund të faqes