Numrat 5:1-31

5  Jehovai i tha Moisiut:  «Urdhëroji bijtë e Izraelit që të nxjerrin jashtë kampit të gjithë të lebrosurit,+ të gjithë ata që kanë një rrjedhje+ dhe të gjithë ata që janë bërë të papastër, ngaqë kanë prekur një shpirt të vdekur.+  Duhet t’i nxirrni jashtë, qofshin meshkuj, qofshin femra. Duhet t’i nxirrni jashtë kampit,+ që të mos molepsin+ kampet e njerëzve mes të cilëve banoj.»+  Bijtë e Izraelit bënë ashtu dhe i nxorën këta jashtë kampit. Po, bënë pikërisht siç i kishte thënë Jehovai Moisiut.  Më pas Jehovai i tha Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Në rast se një burrë ose një grua bën ndonjë mëkat si bëjnë njerëzit, duke bërë një pabesi kundër Jehovait, ai shpirt është bërë fajtor.+  Duhet të rrëfejë+ mëkatin që ka bërë, të paguajë zhdëmtimin për fajin në vlerën e plotë të tij, duke i shtuar një të pestën,+ dhe t’ia japë atij që iu bë padrejtësia.  Mirëpo, nëse ky i fundit nuk ka asnjë farefis të afërt, që t’i paguhet zhdëmtimi për fajin, ky zhdëmtim që i kthehet Jehovait, i takon priftit, përveç dashit të shlyerjes me të cilin prifti do të bëjë shlyerjen për të.+  Çdo kontribut+ i shenjtë+ që bijtë e Izraelit do t’i paraqitin priftit, do t’i përkasë atij.+ 10  Gjërat e shenjta që ka secili, do të mbeten të vetat. Ato që ia jep priftit, do t’i përkasin atij.’» 11  Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 12  «Thuaju bijve të Izraelit: “Në rast se një grua e tradhton burrin, dhe tregohet jobesnike ndaj tij,+ 13  e një burrë tjetër shtrihet me të, ka lëshim fare,+ dhe kjo gjë mbahet e fshehur nga sytë e të shoqit+ e mbetet e pazbuluar, ajo është ndotur, por nuk ka dëshmitar kundër saj dhe nuk është zënë në faj. 14  Nëse burrin e saj e pushton një frymë xhelozie+ dhe dyshon për besnikërinë e së shoqes, qoftë që ajo është ndotur, qoftë që nuk është ndotur, 15  atëherë burri do ta çojë gruan te prifti.+ Bashkë me të, të çojë edhe blatimin e saj, domethënë të dhjetën e një efe miell elbi. Të mos derdhë vaj e të mos vërë temjan të bardhë+ mbi të, sepse është një blatim në drithë për xhelozi, një blatim në drithë për të kujtuar fajin. 16  Prifti do ta nxjerrë përpara dhe do ta vërë atë të qëndrojë para Jehovait.+ 17  Pastaj do të marrë ujë të shenjtë në një enë balte, e më pas ca dhé nga dyshemeja e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë. 18  Pastaj gruan do ta vërë të qëndrojë para Jehovait, do t’i zgjidhë asaj flokët dhe do t’i vërë në dorë blatimin në drithë, që shërben për të kujtuar fajin, domethënë, blatimin në drithë për xhelozi,+ kurse prifti duhet të ketë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkim.+ 19  Prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t’i thotë: ‘Nëse nuk ke shkuar me ndonjë burrë tjetër dhe nëse nuk ke bërë ndonjë ndyrësi duke e tradhtuar burrin tënd, ndërsa ishe e lidhur me të,+ ky ujë i hidhur që sjell mallkim, mos të bëftë asgjë! 20  Por, nëse kur ishe e lidhur me burrin tënd, e ke tradhtuar+ dhe je ndotur, e një burrë tjetër, veç burrit tënd, ka lëshuar te ti farën e vet’,+ 21  atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një be mallkimi+ dhe do t’i thotë: ‘Jehovai të bëftë shembull për mallkimet dhe betë që do të bëhen mes popullit tënd! Jehovai e lëntë kofshën*+ tënde të thahet dhe barkun tënd të ënjtet! 22  Ky ujë që sjell mallkim, do të hyjë në zorrët e tua që të të ënjtë barkun dhe të të thajë kofshën.’ Gruaja do të thotë: ‘Amin! Amin!’ 23  Prifti do t’i shkruajë këto mallkime në libër+ dhe do t’i fshijë+ ato në ujin e hidhur. 24  Pastaj do ta vërë gruan të pijë ujin e hidhur që sjell mallkim,+ i cili do të hyjë brenda saj si një gjë e hidhur. 25  Prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin në drithë+ për xhelozi dhe do ta tundë para Jehovait, e pastaj do ta çojë pranë altarit. 26  Ai do të marrë ca nga blatimi në drithë, që shërben për të kujtuar+ fajin, dhe do ta vërë të digjet* mbi altar. Pas kësaj, do t’i japë gruas të pijë ujin. 27  Si ta ketë pirë ujin, nëse ajo është ndotur, duke mos qenë besnike ndaj të shoqit,+ uji që sjell mallkim do të hyjë brenda saj si një gjë e hidhur dhe asaj do t’i ënjtet barku e do t’i thahet kofsha, dhe ajo grua do të bëhet një shembull mallkimi mes popullit të vet.+ 28  Ama, nëse gruaja nuk është ndotur, por është e pastër, ajo nuk do të ndëshkohet+ dhe i shoqi do ta lërë shtatzënë. 29  Ky është ligji për xhelozinë,+ nëse një grua e tradhton+ burrin e vet, ndërsa është ende e lidhur me të,+ dhe ndotet, 30  ose në rast se një burrë e pushton fryma e xhelozisë dhe dyshon tek e shoqja për jobesnikëri. Ai do ta çojë të shoqen para Jehovait dhe prifti do të përmbushë ndaj saj gjithë këtë ligj. 31  Burri nuk do të ketë faj për gabimin, ndërsa gruaja do të përgjigjet për fajin e saj.”»

Shënime në fund të faqes

Fjala «kofshë» këtu ndoshta nënkupton organet riprodhuese.
Shprehja në gjuhën origjinale fjalë për fjalë do të thotë «bëj të nxjerrë tym».