Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Numrat 4:1-49

4  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit:  «Numëroni bijtë e Kehathit+ që janë në gjirin e bijve të Levit, sipas familjeve të tyre në shtëpitë e tyre atërore,  nga tridhjetë+ deri në pesëdhjetë vjeç,+ të gjithë ata që bëjnë pjesë në grupin e shërbimit+ që punon në tendën e takimit.  Bijtë e Kehathit do të kryejnë në tendën e takimit+ këtë shërbim shumë të shenjtë:  kur kampi të niset, Aaroni dhe bijtë e tij duhet të hyjnë, të heqin perden ndarëse+ dhe të mbulojnë me të arkën+ e dëshmisë.  Ata duhet të vënë mbi të një mbulesë prej lëkure foke,+ të shtrojnë sipër një pëlhurë ngjyrë blu dhe t’i vënë shufrat.+  Ata do të shtrojnë një pëlhurë ngjyrë blu edhe mbi tryezën+ e bukëve të paraqitjes dhe do të vënë mbi të pjatat,+ kupat, taset+ dhe brokat e blatimit në pije. Mbi të do të ketë bukë+ vazhdimisht.  Mbi to duhet të shtrojnë një pëlhurë ngjyrë kërmëzi,+ dhe sipër duhet të vendosin një mbulesë prej lëkure foke+ dhe të vënë shufrat.+  Pastaj duhet të marrin një pëlhurë ngjyrë blu dhe të mbulojnë shandanin,+ llambat e tij,+ mashat,+ mbajtëset e zjarrit+ dhe të gjitha enët+ e vajit që përdoreshin për të. 10  Atë dhe të gjitha pajisjet e tij, duhet t’i futin në një mbulesë prej lëkure foke+ e t’i vënë mbi një mbajtëse. 11  Mbi altarin prej ari+ do të shtrojnë një pëlhurë ngjyrë blu, pastaj ta mbulojnë me një mbulesë prej lëkure foke+ dhe t’i vënë shufrat.+ 12  Të gjitha pajisjet+ me të cilat shërbehet rregullisht në vendin e shenjtë, duhet t’i marrin e t’i futin në një pëlhurë ngjyrë blu, pastaj t’i mbulojnë me një mbulesë prej lëkure foke+ e t’i vënë mbi një mbajtëse. 13  Veç këtyre, duhet të heqin hirin e lyrosur të altarit+ dhe të shtrojnë mbi të një pëlhurë prej leshi të ngjyer në të kuqe të purpurt. 14  Duhet të vënë mbi të tërë pajisjet me të cilat i shërbejnë rregullisht, mbajtëset e zjarrit, pirunët, lopatat dhe taset, të gjitha pajisjet e altarit.+ Duhet të shtrojnë mbi të një mbulesë prej lëkure foke dhe t’i vënë shufrat.+ 15  Aaroni dhe bijtë e tij duhet ta përfundojnë mbulimin e vendit të shenjtë+ dhe të të gjitha pajisjeve+ të tij, kur kampi të jetë duke u nisur. Pas kësaj, bijtë e Kehathit do të hyjnë që t’i mbartin,+ por nuk duhet ta prekin+ vendin e shenjtë, që të mos vdesin. Këto janë gjërat që do të ngarkojnë bijtë e Kehathit nga tenda e takimit.+ 16  Eleazari, biri i priftit Aaron, është përgjegjës+ për vajin+ e ndriçuesit, temjanin aromatik,+ blatimin e vazhdueshëm në drithë+ dhe vajin e mirosjes.+ Ai është përgjegjës për tërë tabernakullin dhe gjithë ç’ka në të, domethënë për vendin e shenjtë dhe pajisjet e tij.» 17  Më pas Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit: 18  «Mos e lër fisin e familjeve të kehathitëve+ të shfaroset nga gjiri i levitëve, 19  por që ata të rrojnë e të mos vdesin, ngaqë u janë afruar gjërave shumë të shenjta,+ bëj kështu: Aaroni dhe bijtë e tij të hyjnë e t’i caktojnë gjithsecilit prej tyre shërbimin që duhet të kryejë dhe atë që do të ngarkojë. 20  Ata nuk duhet të hyjnë as edhe për një çast të shohin gjërat e shenjta, që të mos vdesin.»+ 21  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 22  «Numëro bijtë e Gershonit,+ sipas shtëpive të tyre atërore dhe sipas familjeve të tyre. 23  Regjistro ata që janë nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç,+ të gjithë ata që hyjnë në grupin që do të shërbejë në tendën e takimit. 24  Ja shërbimi që duhet të kryejnë familjet e gershonitëve dhe gjërat që do të mbartin:+ 25  pëlhurat e tendës+ së tabernakullit, tendën e takimit,+ mbulesën e saj,+ mbulesën prej lëkure foke+ që është sipër saj, perden+ në hyrje të tendës së takimit, 26  pëlhurat e varura+ të oborrit, perden në hyrje+ të portës së oborrit, që është rreth e përqark tabernakullit dhe altarit, litarët e tendës, gjithë pajisjet që përdoren për to dhe gjithçka me të cilën bëhet rregullisht puna. Ky është shërbimi që duhet të bëjnë. 27  Gjithë shërbimi i bijve të gershonitëve+ lidhur me tërë gjërat që do të ngarkojnë dhe me tërë shërbimin që do të kryejnë, duhet të bëhet me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij.+ Caktojuni atyre si detyrim të gjitha ato që do të ngarkojnë. 28  Ky është shërbimi që duhet të kryejnë familjet e bijve të gershonitëve+ në tendën e takimit, dhe shërbimi i tyre i detyruar është nën drejtimin e Ithamarit,+ birit të priftit Aaron. 29  Do të regjistrosh edhe bijtë e Merarit,+ sipas familjeve të tyre në shtëpinë e tyre atërore. 30  Do të regjistrosh ata që janë nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, të gjithë ata që hyjnë në grupin që do të shërbejë në tendën e takimit.+ 31  Këto janë detyrimet e tyre, pra gjërat që do të ngarkojnë,+ sipas tërë shërbimit që duhet të kryejnë në tendën e takimit: skeletet me dërrasa+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat+ dhe bazamentet e tij me fole,+ 32  shtyllat+ e oborrit rreth e përqark me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat e tendës,+ litarët e tendës bashkë me gjithë pajimet që përdoreshin për to. Do t’ua caktoni me emra pajimet që kanë për detyrë të ngarkojnë.+ 33  Ky është shërbimi që duhet të kryejnë familjet e bijve të Merarit,+ domethënë shërbimi që duhet të kryejnë në tendën e takimit, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.»+ 34  Moisiu, Aaroni dhe prijësit+ e asamblesë i regjistruan bijtë e kehathitëve,+ sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 35  nga tridhjetë+ deri në pesëdhjetë vjeç,+ të gjithë ata që hynin në grupin që do të shërbente në tendën e takimit.+ 36  Ata që u regjistruan, sipas familjeve të tyre, ishin dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë veta.+ 37  Këta ishin të regjistruarit+ nga familjet e kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në tendën e takimit e që Moisiu dhe Aaroni regjistruan sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut. 38  Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit,+ sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 39  nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, të gjithë ata që hynin në grupin që do të shërbente në tendën e takimit+ 40  e që u regjistruan sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, ishin dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë veta.+ 41  Këta u regjistruan nga familjet e bijve të Gershonit, të gjithë ata që shërbenin në tendën e takimit e që Moisiu dhe Aaroni i regjistruan me urdhër të Jehovait.+ 42  Ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit, sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 43  nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, të gjithë ata që hynin në grupin që do të shërbente në tendën e takimit+ 44  e që u regjistruan sipas familjeve të tyre ishin tre mijë e dyqind veta.+ 45  Këta u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit, dhe Moisiu e Aaroni i regjistruan sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+ 46  Të gjithë ata që Moisiu, Aaroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan si levitë, sipas familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 47  nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç,+ të gjithë ata që vinin për të bërë shërbimin e lodhshëm dhe për të mbartur ngarkesat në tendën e takimit,+ 48  ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë veta.+ 49  Moisiu i regjistroi ata me urdhër të Jehovait, gjithsecilin sipas shërbimit që do të bënte dhe ngarkesës që do të mbante. Ata u regjistruan siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.+

Shënime në fund të faqes