Numrat 36:1-13

36  Krerët e shtëpive atërore të familjes së bijve të Galaadit, birit të Makirit,+ që ishte biri i Manaseut, nga familjet e bijve të Jozefit, u paraqitën para Moisiut dhe prijësve, krerëve të shtëpive atërore të bijve të Izraelit,  dhe thanë: «Jehovai e urdhëroi zotërinë tonë t’ua jepte me short+ si trashëgimi vendin bijve të Izraelit. Jehovai i dha urdhër zotërisë tonë që trashëgiminë e vëllait tonë Zelofehad t’ua jepte të bijave.+  Nëse ndodh që ndonjë nga bijtë e fiseve të tjera të Izraelit i merr për gra, trashëgimia e grave do të hiqet nga trashëgimia e etërve tanë dhe do t’i shtohet trashëgimisë së fisit, që ato do t’i përkitnin, e kështu hiqet nga trashëgimia që na u caktua neve me short.+  Kur të bëhet Jubileu+ për bijtë e Izraelit, trashëgimia e grave ka për t’iu shtuar trashëgimisë së fisit, të cilit ato do t’i përkitnin, e kështu trashëgimia e tyre hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë.»  Me urdhër të Jehovait, Moisiu i urdhëroi bijtë e Izraelit: «Fisi i bijve të Jozefit ka të drejtë.  Ja çfarë urdhëron Jehovai për bijat e Zelofehadit:+ ‘Ato mund të martohen me kë të duan, mjaft që të jenë në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre.+  Trashëgimia e bijve të Izraelit nuk duhet të qarkullojë nga fisi në fis, sepse bijtë e Izraelit duhet të mbajnë gjithnjë trashëgiminë e fisit të paraardhësve të tyre.  Çdo vajzë që merr një trashëgimi nga fiset e bijve të Izraelit, duhet ta marrë burrin nga familja e fisit të të atit,+ me qëllim që bijtë e Izraelit të zotërojnë secili trashëgiminë e paraardhësve të tyre.  Trashëgimia nuk duhet të qarkullojë nga njëri fis në tjetrin, sepse fiset e bijve të Izraelit duhet të mbajnë gjithnjë trashëgiminë e tyre.’» 10  Bijat e Zelofehadit bënë siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.+ 11  Kështu, bijat e Zelofehadit,+ Mahla, Tirza, Hogla, Milka dhe Noa, u martuan me bijtë e xhaxhallarëve të tyre. 12  Ato u martuan me disa nga bijtë e Manaseut, birit të Jozefit, që trashëgimia e tyre të mbetej brenda fisit të familjes së atit të tyre. 13  Këto janë urdhërimet+ dhe vendimet gjyqësore që u dha Jehovai me anë të Moisiut bijve të Izraelit në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, përballë Jerikosë.+

Shënime në fund të faqes