Numrat 33:1-56

33  Kjo ishte udha që bënë bijtë e Izraelit, që dolën nga Egjipti+ në formacion ushtarak+ nën drejtimin e Moisiut dhe të Aaronit.+  Me urdhër të Jehovait, Moisiu i mbajti shënim vendet e nisjes. Kjo është udha që bënë nga njëri vend nisjeje në tjetrin:+  Ata u nisën nga Ramsesi+ muajin e parë,+ ditën e pesëmbëdhjetë të tij. Të nesërmen, fill pas pashkës,+ bijtë e Izraelit dolën nga vendi fitimtarë* para tërë egjiptianëve.+  Ndërkohë egjiptianët po varrosnin të gjithë të parëlindurit+ e tyre, që kishte goditur Jehovai, pasi Jehovai kishte zbatuar vendimet gjyqësore kundër perëndive të tyre.+  Kështu, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi+ dhe e ngritën kampin në Sukot.+  Pastaj u nisën nga Sukoti dhe e ngritën kampin në Etam,+ buzë shkretëtirës.  Më pas u nisën nga Etami dhe u kthyen drejt Pihahirotit,+ që gjendet përballë Baal-Zefonit,+ dhe e ngritën kampin para Migdolit.+  Pas kësaj u nisën nga Pihahiroti, kaluan detin mes për mes+ dhe dolën në shkretëtirë.+ Bënë tri ditë udhë në shkretëtirën e Etamit+ dhe e ngritën kampin në Mara.+  Pastaj u nisën nga Mara dhe mbërritën në Elim.+ Në Elim gjendeshin dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; e kështu e ngritën kampin atje. 10  Më pas u nisën nga Elimi dhe e ngritën kampin pranë Detit të Kuq. 11  Pas kësaj u nisën nga Deti i Kuq, dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinit.+ 12  Pastaj u nisën nga shkretëtira e Sinit, dhe e ngritën kampin në Dofkah. 13  Më vonë u nisën nga Dofkahu, dhe e ngritën kampin në Alush. 14  Më pas u nisën nga Alushi, dhe e ngritën kampin në Refidim.+ Atje populli nuk kishte ujë për të pirë. 15  Pas kësaj u nisën nga Refidimi, dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinait.+ 16  U nisën pastaj nga shkretëtira e Sinait, dhe e ngritën kampin në Kibrot-Hatavah.+ 17  U nisën nga Kibrot-Hatavahu, dhe e ngritën kampin në Hazerot.+ 18  Pas kësaj u nisën nga Hazeroti, dhe e ngritën kampin në Ritmah. 19  Më pas u nisën nga Ritmahu, dhe e ngritën kampin në Rimon-Perez. 20  Pastaj u nisën nga Rimon-Perezi, dhe e ngritën kampin në Libnah. 21  Më vonë u nisën nga Libnahu, dhe e ngritën kampin në Risah. 22  Më pas u nisën nga Risahu, dhe e ngritën kampin në Kehelatah. 23  Pastaj u nisën nga Kehelatahu, dhe e ngritën kampin në malin e Sheferit. 24  Pas kësaj u nisën nga mali i Sheferit, dhe e ngritën kampin+ në Haradah. 25  Pastaj u nisën nga Haradahu, dhe e ngritën kampin në Makeloth. 26  Më pas u nisën+ nga Makelothi, dhe e ngritën kampin në Tahath. 27  Pas kësaj u nisën nga Tahathi, dhe e ngritën kampin në Terah. 28  Pastaj u nisën nga Terahu, dhe e ngritën kampin në Mitkah. 29  Më vonë u nisën nga Mitkahu, dhe e ngritën kampin në Hashmonah. 30  Më pas u nisën nga Hashmonahu, dhe e ngritën kampin në Moserot. 31  Pastaj u nisën nga Moseroti, dhe e ngritën kampin në Bene-Jakan.+ 32  Pas kësaj u nisën nga Bene-Jakani, dhe e ngritën kampin në Hor-Hagidgad. 33  Më pas u nisën nga Hor-Hagidgadi, dhe e ngritën kampin në Jotbatah.+ 34  Më vonë u nisën nga Jotbatahu, dhe e ngritën kampin në Abronah. 35  Pastaj u nisën nga Abronahu, dhe e ngritën kampin në Ezion-Geber.+ 36  Pas kësaj u nisën nga Ezion-Geberi, dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Zinit,+ domethënë në Kadesh. 37  Më vonë u nisën nga Kadeshi, dhe e ngritën kampin në malin e Horit,+ në kufi me Edomin. 38  Prifti Aaron u ngjit me urdhër të Jehovait në malin e Horit, dhe vdiq atje ditën e parë të muajit të pestë në vitin e dyzetë që bijtë e Izraelit kishin dalë nga Egjipti.+ 39  Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin e Horit. 40  Kur banonte në Negeb,+ në vendin e Kanaanit, mbreti kananit i Aradit+ mori vesh për ardhjen e bijve të Izraelit. 41  Pas ca kohësh ata u nisën nga mali i Horit,+ dhe e ngritën kampin në Zalmonah. 42  Pas kësaj u nisën nga Zalmonahu, dhe e ngritën kampin në Punon. 43  Më pas u nisën nga Punoni, dhe e ngritën kampin në Obot.+ 44  Pastaj u nisën nga Oboti, dhe e ngritën kampin në Ije-Abarim, në kufi të Moabit.+ 45  Më vonë u nisën nga Ijimi, dhe e ngritën kampin në Dibon-Gad.+ 46  Pas kësaj u nisën nga Dibon-Gadi, dhe e ngritën kampin në Almon-Diblataim. 47  Pastaj u nisën nga Almon-Diblataimi,+ dhe e ngritën kampin në malet e Abarimit+ përballë Nebos.+ 48  Së fundi u nisën nga malet e Abarimit, dhe e ngritën kampin në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ afër Jordanit, përballë Jerikosë. 49  Ata e ngritën kampin afër Jordanit, nga Beth-Jeshimoti+ deri në Abel-Shitim,+ në rrafshinat e shkreta të Moabit. 50  Jehovai i tha Moisiut në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, përballë Jerikosë:+ 51  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ju po kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit.+ 52  Atje do të dëboni të gjithë banorët e vendit e do të shkatërroni të gjitha objektet prej guri që adhurojnë.+ Gjithashtu, do të shkatërroni, të gjitha shëmbëlltyrat e tyre prej metali të derdhur+ e do të rrafshoni të gjitha vendet e tyre të larta, që ata i mbajnë si të shenjta.+ 53  Shtini në dorë vendin e banoni në të, sepse do t’jua jap juve si pronë.+ 54  Ndajeni vendin me short,+ sipas familjeve tuaja.+ Atyre që janë më të mëdha, jepuni më shumë trashëgimi, kurse atyre që janë më të vogla, jepuni më pak trashëgimi.+ Secili do të ketë atë pjesë ku t’i bjerë shorti.+ Pronën e tokave ndajeni sipas fiseve të etërve tuaj.+ 55  Por nëse nuk do t’i dëboni banorët e vendit,+ ata që do të lini, do t’ju bëhen halë në sy e gjemba në ijë, dhe do t’ju bien në qafë në vendin ku do të banoni.+ 56  Atë që kisha ndër mend t’ua bëja atyre, do t’jua bëj juve.’»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «me dorë të ngritur».