Numrat 30:1-16

30  Pastaj Moisiu u tha krerëve+ të fiseve të bijve të Izraelit: «Ja çfarë urdhëron Jehovai:  Në rast se një burrë zotohet+ për ndonjë gjë para Jehovait ose betohet+ për shpirtin e tij që t’i mohojë diçka vetes,+ ai nuk duhet ta shkelë fjalën,+ por të plotësojë të gjitha ato për të cilat është zotuar me gojën e vet.+  Në rast se një grua zotohet për ndonjë gjë para Jehovait+ ose merr zotim që t’i mohojë vetes diçka, gjatë rinisë kur është në shtëpinë e të atit,  në rast se i ati e dëgjon zotimin e saj ose zotimin që t’i mohojë diçka shpirtit të saj, dhe nuk i thotë asgjë, të gjitha zotimet që ka marrë dhe zotimet për t’i mohuar diçka vetes+ do të jenë të vlefshme.  Por nëse i ati e ndalon ditën kur i dëgjon të gjitha zotimet që ka marrë ose zotimet për t’i mohuar diçka shpirtit të saj, ato nuk do të jenë të vlefshme, dhe Jehovai do ta falë, ngaqë i ati e ndaloi.+  Mirëpo nëse ajo ka burrë dhe merr me buzët e saj mbi shpirtin e vet një zotim+ ose premtim të pamenduar,  dhe i shoqi e dëgjon, por ditën që e dëgjon nuk i thotë asgjë, zotimet që ka marrë si edhe zotimet për t’i mohuar vetes diçka do të jenë të vlefshme.+  Por nëse i shoqi e ndalon+ ditën kur e dëgjon, dhe e anulon zotimin ose premtimin e pamenduar që tha me buzët e saj e me të cilin lidhi shpirtin e vet, Jehovai do ta falë.+  Cilido qoftë zotimi që merr mbi shpirtin e saj një vejushë ose një grua e divorcuar, do të jetë i vlefshëm kundër saj. 10  Mirëpo nëse ajo zotohet për ndonjë gjë ose betohet me një zotim+ që t’i mohojë diçka shpirtit të saj, kur ishte në shtëpinë e të shoqit, 11  dhe i shoqi e dëgjon, por nuk i thotë asgjë, atëherë ai nuk e ndalon. Kështu, të gjitha zotimet që ka marrë si edhe zotimet për t’i mohuar diçka vetes do të jenë të vlefshme. 12  Por nëse i shoqi i anulon ato ditën kur dëgjon nga buzët e saj ndonjë shprehje si zotim të sajin ose si zotim të shpirtit të saj për t’i mohuar vetes diçka, ato nuk do të jenë të vlefshme.+ I shoqi i anuloi, dhe Jehovai do ta falë.+ 13  Çdo zotim ose çdo be që t’i mohojë vetes diçka për të munduar shpirtin,*+ i shoqi duhet ta pranojë ose ta anulojë. 14  Por nëse i shoqi nuk i thotë asgjë ndërsa ditët kalojnë, ai i pranon të gjitha zotimet që mori ajo ose të gjitha zotimet për t’i mohuar vetes diçka.+ I pranoi ato, sepse qëndroi në heshtje ditën kur i dëgjoi. 15  Nëse ai i anulon ato kohë pasi i dëgjon, atëherë ai do të mbajë fajin e saj.+ 16  Këto janë rregullat që i dha Jehovai Moisiut në lidhje me burrin dhe të shoqen+ ose me babanë dhe të bijën në rininë e saj, kur është në shtëpinë e të atit.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Le 16:29.