Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Numrat 29:1-40

29  Ditën e parë të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë.+ Mos bëni asnjë lloj pune të lodhshme.+ Ajo duhet të jetë për ju ditë kur buçasin trumbetat.+  Paraqitni si blatim të djegur me aromë të pëlqyeshme për Jehovain një dem të ri, një dash dhe shtatë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm+  bashkë me blatimin e tyre në drithë prej maje mielli të përzier me vaj: tri të dhjeta efë për demin, dy të dhjeta efë për dashin+  dhe një të dhjetën efë për secilin nga shtatë qengjat.+  Paraqitni edhe një kec mashkull si blatim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për vete,+  përveç blatimit të djegur mujor+ dhe blatimit të tij në drithë,+ blatimit të djegur të vazhdueshëm+ dhe blatimit të tij në drithë,+ bashkë me blatimet e tyre në pije,+ sipas rregullave të caktuara, si aromë të pëlqyeshme, si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.+  Ditën e dhjetë të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë+ dhe duhet të mundoni shpirtin tuaj.*+ Mos bëni asnjë punë.+  Paraqitni si blatim të djegur për Jehovain, si aromë të pëlqyeshme, një dem të ri, një dash dhe shtatë qengja meshkuj motakë,+ të cilët duhet të jenë të gjithë të shëndetshëm.+  Si blatimin e tyre në drithë prej maje mielli të përzier me vaj duhet të paraqitni tri të dhjeta efë për demin, dy të dhjeta efë për dashin,+ 10  dhe një të dhjetën efë për secilin nga shtatë qengjat.+ 11  Paraqitni edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit për mëkatin për të bërë shlyerjen,+ blatimit të djegur të vazhdueshëm bashkë me blatimin e tij në drithë dhe blatimet e tyre në pije.+ 12  Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë+ duhet të mbani një asamble të shenjtë.+ Mos bëni asnjë punë të lodhshme+ dhe për shtatë ditë kremtoni një festë për Jehovain.+ 13  Paraqitni si blatim të djegur,+ blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain, trembëdhjetë dema të rinj, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë, të cilët duhet të jenë të gjithë të shëndetshëm.+ 14  Si blatimin e tyre në drithë, prej maje mielli të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjeta efë për secilin nga trembëdhjetë demat, dy të dhjeta efë për secilin nga dy deshtë+ 15  dhe një të dhjetën efë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat.+ 16  Paraqitni edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 17  Ditën e dytë do të paraqitni dymbëdhjetë dema të rinj, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 18  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara,+ 19  si edhe një kec si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimeve të tyre në pije.+ 20  Ditën e tretë do të paraqitni njëmbëdhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 21  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 22  si edhe një cjap si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije. 23  Ditën e katërt do të paraqitni dhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 24  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara,+ 25  si edhe një kec si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm,+ blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 26  Ditën e pestë do të paraqitni nëntë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 27  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara,+ 28  si edhe një cjap si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 29  Ditën e gjashtë do të paraqitni tetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 30  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara,+ 31  si edhe një cjap si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimeve të tij në pije.+ 32  Ditën e shtatë do të paraqitni shtatë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 33  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara,+ 34  si edhe një cjap si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 35  Ditën e tetë duhet të mbani një asamble solemne.+ Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 36  Paraqitni si blatim të djegur, blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain, një dem, një dash dhe shtatë qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm;+ 37  blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet në pije+ për demin, dashin dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara,+ 38  si edhe një cjap si blatim për mëkatin,+ përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 39  Këto do t’i paraqitni para Jehovait në festat tuaja periodike+ si blatime të djegura,+ blatime në drithë,+ blatime në pije+ dhe flijime në bashkësi,+ përveç blatimeve të zotimit+ dhe blatimeve vullnetare.’»+ 40  Dhe Moisiu u tha bijve të Izraelit të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Le 16:29.