Numrat 26:1-65

26  Pas plagës,+ Jehovai u tha Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron:  «Numëroni tërë asamblenë e bijve të Izraelit nga mosha njëzet vjeç e lart, sipas shtëpive të tyre atërore, të gjithë ata që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.»+  Kështu, Moisiu dhe prifti Eleazar+ u thanë atyre në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ afër Jordanit, përballë Jerikosë:+  «Numëroni ata që janë njëzet vjeç e lart, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.»+Bijtë e Izraelit që dolën nga Egjipti ishin:  Rubeni, i parëlinduri+ i Izraelit; bijtë e Rubenit ishin: Hanoku+ nga i cili rrjedh familja e hanokitëve, Palui+ nga i cili rrjedh familja e paluitëve,  Hezroni+ nga i cili rrjedh familja e hezronitëve dhe Karmi+ nga i cili rrjedh familja e karmitëve.  Këto ishin familjet e rubenitëve dhe ata që u regjistruan arritën në dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.+  I biri i Paluit ishte Eliabi.  Bijtë e Eliabit ishin: Nemueli, Datani dhe Abirami. Datani+ dhe Abirami+ ishin ata që përfaqësonin popullin në asamble e që u ngritën kundër Moisiut dhe Aaronit bashkë me njerëzit që mblodhi Korahu,+ kur u ngritën kundër Jehovait. 10  Toka hapi gojën dhe i përpiu.+ Ndërsa Korahu vdiq, si vdiqën edhe njerëzit që kishte mbledhur, atëherë kur zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë burra.+ Ata u bënë një shembull paralajmërues.+ 11  Gjithsesi, bijtë e Korahut nuk vdiqën.+ 12  Bijtë e Simeonit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Nemueli+ nga i cili rrjedh familja e nemuelitëve, Jamini+ nga i cili rrjedh familja e jaminitëve, Jakini+ nga i cili rrjedh familja e jakinitëve, 13  Zerahu nga i cili rrjedh familja e zerahitëve dhe Shauli+ nga i cili rrjedh familja e shaulitëve. 14  Këto ishin familjet e simeonitëve: gjithsej njëzet e dy mijë e dyqind veta.+ 15  Bijtë e Gadit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Zefoni nga i cili rrjedh familja e zefonitëve, Hagi nga i cili rrjedh familja e hagitëve, Shuni nga i cili rrjedh familja e shunitëve, 16  Ozni nga i cili rrjedh familja e oznitëve, Eri nga i cili rrjedh familja e eritëve, 17  Arodi nga i cili rrjedh familja e aroditëve dhe Areli+ nga i cili rrjedh familja e arelitëve. 18  Këto ishin familjet e bijve të Gadit, dhe ata që u regjistruan ishin dyzet mijë e pesëqind veta.+ 19  Bijtë e Judës+ ishin Eri+ dhe Onani,+ por ata vdiqën në vendin e Kanaanit.+ 20  Bijtë e Judës, sipas familjeve të tyre, ishin: Shelahu+ nga i cili rrjedh familja e shelanitëve, Perezi+ nga i cili rrjedh familja e perezitëve dhe Zerahu+ nga i cili rrjedh familja e zerahitëve. 21  Bijtë e Perezit ishin: Hezroni+ nga i cili rrjedh familja e hezronitëve dhe Hamuli+ nga i cili rrjedh familja e hamulitëve. 22  Këto ishin familjet e Judës,+ dhe ata që u regjistruan ishin shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta.+ 23  Bijtë e Isakarit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Tola+ nga i cili rrjedh familja e tolaitëve, Puvahu nga i cili rrjedh familja e punitëve, 24  Jashubi nga i cili rrjedh familja e jashubitëve dhe Shimroni+ nga i cili rrjedh familja e shimronitëve. 25  Këto ishin familjet e Isakarit, dhe ata që u regjistruan ishin gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind veta.+ 26  Bijtë e Zabulonit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Seredi nga i cili rrjedh familja e sereditëve, Eloni nga i cili rrjedh familja e elonitëve dhe Jahleli+ nga i cili rrjedh familja e jahlelitëve. 27  Këto ishin familjet e zabulonitëve, dhe ata që u regjistruan ishin gjashtëdhjetë mijë e pesëqind veta.+ 28  Bijtë e Jozefit,+ sipas familjeve të tyre, ishin Manaseu dhe Efraimi.+ 29  Manaseut+ i lindi Makiri+ nga i cili rrjedh familja e makiritëve. Makirit i lindi Galaadi+ nga i cili rrjedh familja e galaditëve. 30  Bijtë e Galaadit ishin: Jezeri+ nga i cili rrjedh familja e jezeritëve, Heleku nga i cili rrjedh familja e helekitëve, 31  Asrieli nga i cili rrjedh familja e asrielitëve, Sikemi nga i cili rrjedh familja e sikemitëve, 32  Shemida+ nga i cili rrjedh familja e shemidaitëve dhe Heferi+ nga i cili rrjedh familja e heferitëve. 33  Mirëpo Zelofehadi, biri i Heferit, nuk pati bij, por bija+ dhe emrat e bijave të Zelofehadit ishin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza.+ 34  Këto ishin familjet e Manaseut, dhe të regjistruarit e tyre ishin pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.+ 35  Këta ishin bijtë e Efraimit,+ sipas familjeve të tyre: Shutelahu+ nga i cili rrjedh familja e shutelahitëve, Bekeri nga i cili rrjedh familja e bekeritëve dhe Tahani+ nga i cili rrjedh familja e tahanitëve. 36  Shutelahut i lindi Erani nga i cili rrjedh familja e eranitëve. 37  Këto ishin familjet e bijve të Efraimit,+ dhe ata që u regjistruan ishin tridhjetë e dy mijë e pesëqind veta. Këta ishin bijtë e Jozefit, sipas familjeve të tyre.+ 38  Bijtë e Beniaminit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Belahu+ nga i cili rrjedh familja e belahitëve, Ashbeli+ nga i cili rrjedh familja e ashbelitëve, Ahirami nga i cili rrjedh familja e ahiramitëve, 39  Shefufami nga i cili rrjedh familja e shufamitëve dhe Hufami+ nga i cili rrjedh familja e hufamitëve. 40  Bijtë e Belahut ishin Ardi dhe Naamani:+ nga Ardi rrjedh familja e arditëve dhe nga Naamani familja e namitëve. 41  Këta ishin bijtë e Beniaminit,+ sipas familjeve të tyre, dhe të regjistruarit e tyre ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind veta.+ 42  Danit+ i lindi Shuhami* nga i cili rrjedhin shuhamitët. Këto ishin familjet e Danit,+ sipas familjeve të tyre. 43  Të gjitha familjet e shuhamitëve, ata që u regjistruan, ishin gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind veta.+ 44  Bijtë e Asherit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Imnahu+ nga i cili rrjedh familja e imnitëve, Ishvi+ nga i cili rrjedh familja e ishvitëve dhe Beriahu nga i cili rrjedh familja e beritëve. 45  Bijtë e Beriahut ishin: Heberi nga i cili rrjedh familja e heberitëve dhe Malkieli+ nga i cili rrjedh familja e malkielitëve. 46  E bija e Asherit quhej Sera.+ 47  Këto ishin familjet e bijve të Asherit,+ dhe ata që u regjistruan ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.+ 48  Bijtë e Neftalit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Jahzeli+ nga i cili rrjedh familja e jahzelitëve, Guni+ nga i cili rrjedh familja e gunitëve, 49  Jeseri+ nga i cili rrjedh familja e jeseritëve dhe Shilemi+ nga i cili rrjedh familja e shilemitëve. 50  Këto ishin familjet e Neftalit,+ sipas familjeve të tyre, dhe të regjistruarit e tyre ishin dyzet e pesë mijë e katërqind veta.+ 51  Bijtë e Izraelit që u regjistruan ishin gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.+ 52  Pas kësaj Jehovai i tha Moisiut: 53  «Vendi duhet të ndahet midis tyre e t’u jepet si trashëgimi, sipas numrit të të regjistruarve.+ 54  Atyre që janë shumë duhet t’u japësh më shumë trashëgimi, dhe atyre që janë pak duhet t’u japësh më pak.+ Secilit trashëgimia t’i jepet sipas të regjistruarve. 55  Vendi të ndahet vetëm me short+ dhe ata ta marrin trashëgiminë sipas emrave të fiseve të tyre atërore. 56  Trashëgimia midis atyre që janë shumë dhe atyre që janë pak, do të ndahet si ta përcaktojë shorti.» 57  Ata që u regjistruan nga levitët,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Gershoni+ nga i cili rrjedh familja e gershonitëve, Kehathi+ nga i cili rrjedh familja e kehathitëve dhe Merari+ nga i cili rrjedh familja e meraritëve. 58  Familjet e levitëve ishin këto: familja e libnitëve,+ familja e hebronitëve,+ familja e mahlitëve,+ familja e mushitëve+ dhe familja e korahitëve.+Kehathit+ i lindi Amrami.+ 59  Gruaja e Amramit quhej Jokebeda+ dhe ishte e bija e Levit, që i lindi Levit në Egjipt. Ajo i lindi Amramit Aaronin, Moisiun dhe motrën e tyre, Miriamin.+ 60  Pastaj Aaronit i lindi Nadabi, Abihu,+ Eleazari dhe Ithamari,+ 61  por Nadabi dhe Abihu vdiqën se paraqitën zjarr të palejueshëm para Jehovait.+ 62  Të regjistruarit e tyre, të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart, arrinin në njëzet e tre mijë veta.+ Ata nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit,+ sepse nuk do të merrnin trashëgimi mes tyre.+ 63  Këta ishin ata që regjistruan Moisiu dhe prifti Eleazar, kur bënë regjistrimin e bijve të Izraelit në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, përballë Jerikosë.+ 64  Mes tyre nuk kishte asnjë nga ata që regjistroi Moisiu dhe prifti Aaron, kur bënë regjistrimin bijtë e Izraelit në shkretëtirën e Sinait.+ 65  Sepse Jehovai kishte thënë për ta: «Ata do të vdesin në shkretëtirë.»+ Kështu, prej tyre nuk kishte mbetur asnjë përveç Kalebit, birit të Jefunehut, dhe Josiut, birit të Nunit.+

Shënime në fund të faqes

Te Zn 46:23 quhet «Hushim».