Numrat 25:1-18

25  Ndërsa Izraeli qëndronte në Shitim,+ populli filloi të kurvërohej me bijat e Moabit.+  Gratë vinin dhe e thërritnin popullin të merrte pjesë në flijimet që u bënin perëndive të tyre,+ dhe ai nisi të hante e të përkulej para atyre perëndive.+  Kështu, Izraeli u bashkua me Baalin e Peorit+ dhe Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit.+  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Merr të gjithë krerët e popullit, vriti dhe nxirri* trupat e tyre para Jehovait,+ me fytyrë nga dielli, që zemërimi i zjarrtë i Jehovait të largohet nga Izraeli.»  Atëherë Moisiu u tha gjykatësve të Izraelit:+ «Secili nga ju të vrasë+ njerëzit e vet që janë bashkuar me Baalin e Peorit.»  Mirëpo një burrë+ nga bijtë e Izraelit erdhi dhe para syve të Moisiut e para syve të tërë asamblesë së bijve të Izraelit, solli një midianite+ te vëllezërit e tij, ndërsa ata qanin në hyrje të tendës së takimit.  Kur e vuri re këtë gjë Finehasi,+ biri i Eleazarit, që ishte biri i priftit Aaron, u ngrit menjëherë nga mesi i asamblesë dhe mori një heshtë në dorë.  Ai hyri në tendë* pas burrit të Izraelit dhe i shpoi tejpërtej të dy, edhe burrin, edhe gruan, në organet gjinore. Atëherë u ndal plaga mbi bijtë e Izraelit.+  Ata që vdiqën nga plaga, arritën në njëzet e katër mijë veta.+ 10  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 11  «Finehasi,+ biri i Eleazarit, biri i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim të furishëm+ nga bijtë e Izraelit, se nuk lejoi asgjë të matej* me mua.+ Kështu, edhe pse kam këmbëngulur që të më përkushtohen vetëm mua,+ unë nuk i shfarosa bijtë e Izraelit. 12  Ja pse them: ‘Unë bëj një besëlidhje paqeje me të. 13  Ajo do t’i shërbejë atij dhe pasardhjes+ së tij si besëlidhje për një priftëri brez pas brezi, sepse ai nuk lejoi asgjë të matej me Perëndinë e tij+ dhe bëri shlyerjen për bijtë e Izraelit.’»+ 14  Izraeliti i vrarë, që vdiq bashkë me midianiten, quhej Zimri, dhe ishte i biri i Saluit, prijës+ i një shtëpie atërore të simeonitëve. 15  Kurse midianitja që u vra quhej Kozbi, dhe ishte e bija e Zurit.+ Ky ishte një nga krerët e grupeve të një shtëpie atërore në Midian.+ 16  Më vonë Jehovai i tha Moisiut: 17  «Bjeruni midianitëve dhe goditini,+ 18  sepse ju ranë në qafë me dinakëritë+ që kryen kundër jush. Po, lidhur me atë që ndodhi në Peor+ dhe me atë që bëri Kozbi,+ e bija e prijësit të Midianit, motra e tyre, që u vra ditën kur u goditët+ nga plaga për ngjarjen e Peorit.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «var».
Ose «në pjesën e tendës që ishte për gratë».
Ose «të ishte në rivalitet».