Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Numrat 24:1-25

24  Kur pa se Jehovait i pëlqente të bekonte Izraelin, Balaami nuk iku si herët e tjera+ për t’i kërkuar atij një ogur të kobshëm,+ por ktheu fytyrën nga shkretëtira.  Si ngriti sytë dhe pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve+ të tij, fryma e Perëndisë zbriti mbi Balaamin.+  Kështu, ai tha shprehjen e tij proverbiale:+«Fjalët e Balaamit, birit të Beorit,fjalët e një burri me sy të zhvulosur,+   fjalët e atij që dëgjon çfarë thotë Perëndia,+e atij që pa vegimin e të Plotfuqishmit,+tek rrëzohej dhe iu hapën sytë:+   Sa të bukura janë tendat e tua, o Jakob, tabernakujt* e tu, o Izrael!+   Si lugina përroi shtrihen deri larg,+si kopshte pranë lumit.+Si aloe që ka mbjellë Jehovai,si cedra buzë ujërave.+   Uji do të rrjedhë pa pushim nga kovat e tij,fara e tij do të banojë buzë ujërave të bollshme.+Mbreti i tij+ do të ngrihet më lart se Agagu,+dhe mbretëria e tij do të lartësohet.+   Perëndia e nxori nga Egjipti.Ai ecën po aq shpejt sa demi i egër.+Kombet, që janë shtypësit e tij, ai do t’i përpijë,+kockat e tyre do t’i brejë+ dhe me shigjetat e tij copë do t’i bëjë.+   Ai përkulet, shtrihet porsi luan,dhe ashtu si luanin, kush guxon ta zgjojë?+Ata që e bekojnë, do të jenë të bekuar,+ata që e mallkojnë, do të jenë të mallkuar.»+ 10  Atëherë Balakut iu ndez zemërimi kundër Balaamit, përplasi duart+ me inat dhe i tha: «Unë të thirra që t’i mallkoje+ armiqtë e mi, kurse ti i bekove sa s’ka ku të vejë plot tri herë. 11  Tani, mbathja në vendin tënd! Kisha thënë me vete që të të nderoja,+ por ja, për shkak të Jehovait mbete pa nderim.» 12  Balaami ia ktheu Balakut: «Unë u thashë edhe lajmëtarëve që më dërgove: 13  ‘Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e vet plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë po s’më urdhëroi Jehovai. S’mund të bëj as mirë, as keq nga mendja ime. Ç’të më thotë Jehovai, atë do të them.’+ 14  Dhe ja, tani që po iki te populli im, eja të të tregoj+ se çfarë do t’i bëjë ky popull popullit tënd në fund të ditëve.»+ 15  Kështu, ai tha shprehjen e tij proverbiale:+«Fjalët e Balaamit, birit të Beorit,fjalët e një burri me sy të zhvulosur,+ 16  fjalët e atij që dëgjon çfarë thotë Perëndia,+e atij që e njeh njohurinë e Më të Lartit—Vegimin e të Plotfuqishmit ai pa,+tek rrëzohej dhe iu hapën sytë:+ 17  Do ta shoh,+ por jo tani;do ta sodit, por jo nga afër.Një yll+ do të dalë nga Jakobi,një skeptër do të ngrihet nga Izraeli.+Ai do të çajë tëmthat e Moabit+dhe kafkën e tërë bijve të shkretimit. 18  Edomi do të bëhet pronë e tij,+Seiri+ do të bëhet zotërimi i atyre që ishin armiq të tij,+ndërkohë që Izraeli tregohet i guximshëm. 19  Nga Jakobi do të dalë një që do të mposhtë popujt,+ai do të shfarosë të gjithë ata që mbeten gjallë në qytet.»+ 20  Kur pa Amalekun, ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale me fjalët:+«Amaleku ishte i pari i kombeve,+por fundi që e pret do të jetë zhdukja.»+ 21  Kur pa kenitët,+ ai e vazhdoi shprehjen proverbiale me fjalët:«E qëndrueshme është banesa jote, foleja jote është e vendosur mbi shkrep. 22  Por atje do të jetë një që do ta shkrumbojë Kainin.+Edhe sa duhet që Asiria të të marrë rob?»+ 23  Ai e vazhdoi shprehjen proverbiale me fjalët:«Medet! Kush do të mbijetojë kur Perëndia të shkaktojë gjithë këtë?+ 24  Do të ketë anije nga brigjet e Kitimit+që me siguri do t’i sjellin vuajtje Asirisë,+do t’i sjellin vuajtje Eberit.Por së fundi edhe ai do të zhduket.» 25  Pas kësaj, Balaami u ngrit e shkoi diku tjetër.+ Edhe Balaku iku.

Shënime në fund të faqes