Numrat 23:1-30

23  Pastaj Balaami i tha Balakut: «Më ndërto në këtë vend shtatë altarë,+ dhe po këtu më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.»  Balaku e bëri menjëherë atë që i tha Balaami. Pastaj Balaku me Balaamin flijuan në secilin altar nga një dem e nga një dash.+  Balaami i tha Balakut: «Qëndro pranë blatimit tënd të djegur,+ kurse unë po shkoj. Ndoshta Jehovai do të vijë dhe do të më dalë përpara.+ Në rast se po, ç’të më tregojë ai, unë do të ta them.» Kështu, ai shkoi në një kodër të zhveshur.  Kur Perëndia vajti te Balaami,+ ky i tha: «I vura në radhë shtatë altarët dhe në secilin altar flijova nga një dem e nga një dash.»+  Atëherë Jehovai i vuri fjalët në gojë Balaamit+ dhe i tha: «Kthehu te Balaku dhe i thuaj këto që të thashë.»+  Ky u kthye tek ai dhe bashkë me të qëndronin pranë blatimit të tij të djegur gjithë princat e Moabit.  Atëherë ai tha shprehjen e tij proverbiale+ me fjalët:«Balaku, mbreti i Moabit, bëri çmos të më sillte nga Arami,+nga malet e lindjes:‘Eja,​—më tha,—​e ma mallko Jakobin.Eja e dënoje Izraelin.’+   Po si mund t’i mallkoja unë ata që Perëndia nuk i ka mallkuar?+Si mund t’i dënoja ata që Jehovai nuk i ka dënuar?+   I shoh ata nga maja e shkëmbinjvedhe nga kodrat i sodit.Si një popull fushojnë atje të vetmuar,+dhe nuk e llogaritin veten në gjirin e kombeve.+ 10  Kush i ka numëruar grimcat e pluhurit të Jakobit?+Kush e ka llogaritur çerekun e Izraelit?Vdektë shpirti im si vdesin të drejtët+dhe qoftë fundi im si fundi i tyre!»+ 11  Atëherë Balaku i tha Balaamit: «Ç’më bëre? Unë të mora që t’i mallkoje armiqtë e mi, kurse ti i bekove sa s’ka ku të vejë.»+ 12  Por ai iu përgjigj dhe tha: «Unë duhet të kem mendjen të them ç’të më vërë në gojë Jehovai.»+ 13  Atëherë Balaku i tha: «Të lutem, eja me mua në një vend tjetër, prej ku mund t’i shohësh. Nuk do t’i shohësh të gjithë, por vetëm një pjesë të tyre.+ Mallkoji që atje.»+ 14  E kështu e çoi në fushën e Zofimit, në majë të Pisgahut.+ Ndërtoi shtatë altarë dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.+ 15  Pastaj Balaami i tha Balakut: «Qëndro këtu pranë blatimit tënd të djegur, kurse unë po shkoj të flas me Perëndinë.» 16  Më vonë Jehovai vajti te Balaami, ia vuri fjalët në gojë dhe i tha:+ «Kthehu te Balaku+ dhe i thuaj këto që të thashë.» 17  Kështu, ky u kthye tek ai dhe ja, ai qëndronte pranë blatimit të tij të djegur dhe bashkë me të edhe princat e Moabit. Balaku e pyeti: «Çfarë thotë Jehovai?» 18  Atëherë ai tha shprehjen e tij proverbiale me fjalët:+«Ngrihu, Balak, dhe dëgjo.Më mbaj vesh, o bir i Ziporit!+ 19  Perëndia nuk është njeri që të gënjejë,+as bir njeriu që të ndërrojë mendje.+Mos vallë ka thënë dhe nuk do ta bëjë,ka folur dhe nuk do ta çojë në vend?+ 20  Unë jam këtu për të bekuar.Ai ka bekuar,+ dhe unë nuk do ta prapësoj.+ 21  Ai nuk ka parë asnjë fuqi magjike+ kundër Jakobitdhe asnjë mynxyrë kundër Izraelit.Me të është Jehovai, Perëndia i tij,+dhe ka me vete brohorinë e fortë të një mbreti. 22  Perëndia po e nxjerr nga Egjipti.+Ai ecën po aq shpejt sa demi i egër.+ 23  S’ka yshtje që të sjellë kob kundër Jakobit+dhe as fall kundër Izraelit.+Për Jakobin dhe Izraelin në këtë kohë mund të thuhet:‘Ja, ç’ka bërë Perëndia!’+ 24  Pa shih, një popull do të ngrihet si një luan,si luani do të çohet.+Nuk do të shtrihet pa ngrënë prenë,dhe pa pirë gjakun e të vrarëve.»+ 25  Atëherë Balaku i tha Balaamit: «Nëse nuk e mallkon dot, atëherë as mos e beko.» 26  Por Balaami iu përgjigj: «A nuk të thashë: ‘Ç’të më thotë Jehovai, atë do të them.’»+ 27  Pastaj Balaku i tha Balaamit: «Të lutem, eja e po të çoj edhe në një vend tjetër. Mbase në sytë e Perëndisë së vërtetë do të jetë e drejtë që ta mallkosh që atje.»+ 28  E kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sheh nga Jeshimoni.+ 29  Atëherë Balaami+ i tha Balakut: «Më ndërto në këtë vend shtatë altarë dhe po këtu më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.»+ 30  Kështu, Balaku bëri siç i tha Balaami, dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.+

Shënime në fund të faqes