Numrat 2:1-34

2  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit:  «Bijtë e Izraelit duhet të fushojnë secili sipas ndarjes së vet trifisëshe,+ sipas stemave që kanë për shtëpitë e tyre atërore. Ata duhet të fushojnë rreth e përqark tendës së takimit, me fytyrë nga ajo.  Në lindje, nga krahu që lind dielli, do të fushojë ndarja trifisëshe e kampit të Judës, sipas njësive të saj ushtarake. Prijës i bijve të Judës është Nahasoni,+ biri i Aminadabit.  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta.+  Pranë tij do të fushojë fisi i Isakarit.+ Prijës i bijve të Isakarit është Netaneli,+ biri i Zuarit.  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta.+  Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit. Prijës i bijve të Zabulonit është Eliabi,+ biri i Helonit.  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta.+  Të gjithë të regjistruarit në kampin e Judës janë njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind veta, sipas njësive të tyre ushtarake. Ata duhet të nisen të parët.+ 10  Ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit+ do të jetë në jug, sipas njësive të saj ushtarake. Prijës i bijve të Rubenit është Elizuri,+ biri i Shedeurit. 11  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta.+ 12  Pranë tij do të fushojë fisi i Simeonit. Prijës i bijve të Simeonit është Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 13  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta.+ 14  Pastaj do të vijë fisi i Gadit. Prijës i bijve të Gadit është Eliasafi,+ biri i Reuelit. 15  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta.+ 16  Të gjithë të regjistruarit në kampin e Rubenit janë njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë veta, sipas njësive të tyre ushtarake. Ata duhet të nisen të dytët.+ 17  Kur të niset për udhë tenda e takimit,+ kampi i levitëve+ do të jetë në mes të kampeve.Ashtu si fushojnë, ashtu duhet të nisen,+ secili në vendin e vet, sipas ndarjeve të tyre trifisëshe. 18  Ndarja trifisëshe e kampit të Efraimit,+ sipas njësive të saj ushtarake, do të jetë në perëndim. Prijës i bijve të Efraimit është Elishami,+ biri i Amihudit. 19  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet mijë e pesëqind veta.+ 20  Pranë tij do të jetë fisi i Manaseut.+ Prijës i bijve të Manaseut është Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 21  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë tridhjetë e dy mijë e dyqind veta.+ 22  Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit.+ Prijës i bijve të Beniaminit është Abidani,+ biri i Gideoniut. 23  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta.+ 24  Të gjithë të regjistruarit në kampin e Efraimit janë njëqind e tetë mijë e njëqind veta, sipas njësive të tyre ushtarake. Ata duhet të nisen të tretët.+ 25  Ndarja trifisëshe e kampit të Danit do të jetë në veri, sipas njësive të saj ushtarake. Prijës i bijve të Danit është Ahiezeri,+ biri i Amishadait. 26  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.+ 27  Pranë tij do të fushojë fisi i Asherit. Prijës i bijve të Asherit është Pagieli,+ biri i Okranit. 28  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet e një mijë e pesëqind veta.+ 29  Pastaj do të vijë fisi i Neftalit.+ Prijës i bijve të Neftalit është Ahirai,+ biri i Enanit. 30  Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.+ 31  Të gjithë të regjistruarit në kampin e Danit janë njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind veta. Ata duhet të nisen të fundit,+ sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.» 32  Këta ishin bijtë e Izraelit, që ishin regjistruar sipas shtëpive të tyre atërore. Të gjithë të regjistruarit nëpër kampe, sipas njësive të tyre ushtarake, ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+ 33  Levitët nuk u regjistruan+ mes bijve të Izraelit, sepse kështu e urdhëroi Jehovai Moisiun. 34  Bijtë e Izraelit vepruan në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai Moisiut.+ Kështu fushuan sipas ndarjeve të tyre trifisëshe+ dhe po kështu u nisën,+ secili sipas familjes së vet dhe sipas shtëpisë së vet atërore.

Shënime në fund të faqes