Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Numrat 19:1-22

19  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit:  «Ky është ligji që urdhëron Jehovai: ‘Thuaju bijve të Izraelit që të marrin për ty një lopë të shëndetshme të kuqe, që nuk ka asnjë të metë+ dhe nuk i është vënë asnjëherë zgjedhë.+  Jepjani priftit Eleazar, dhe ai do ta çojë jashtë kampit që ta therin para tij.  Më pas prifti Eleazar do të marrë me gisht ca nga gjaku i saj dhe do të spërkatë shtatë herë vendin përballë tendës së takimit.+  Lopa do të digjet para syve të tij. Do të digjen lëkura, mishi, gjaku dhe bajgat e saj.+  Prifti do të marrë dru cedri,+ hisop+ dhe një copë ngjyrë kërmëzi,+ e do t’i hedhë në mes të zjarrit ku digjet lopa.  Prifti duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e më pas mund të hyjë në kamp. Megjithatë, ai do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.  Edhe ai që djeg lopën, do të lajë rrobat dhe trupin me ujë,+ e do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.  Një njeri i pastër duhet të mbledhë hirin+ e lopës dhe ta çojë jashtë kampit në një vend të pastër, pasi do t’i shërbejë asamblesë së bijve të Izraelit për ta ruajtur për ujin e pastrimit.+ Është një blatim për mëkatin. 10  Ai që mbledh hirin e lopës, duhet të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+Ky do të shërbejë si ligj i përhershëm+ për bijtë e Izraelit dhe për atë që banon si i ardhur mes tyre. 11  Ai që prek kufomën e ndonjë shpirti të vdekur,+ ka për të qenë i papastër për shtatë ditë.+ 12  Ky njeri duhet të pastrohet me ujin e pastrimit ditën e tretë,+ dhe ditën e shtatë do të jetë i pastër. Por nëse nuk pastrohet ditën e tretë, ditën e shtatë ai nuk do të jetë i pastër. 13  Ai që prek ndonjë kufomë, ndonjë shpirt të vdekur, e nuk pastrohet, ka ndotur tabernakullin e Jehovait,+ dhe ai shpirt duhet shfarosur nga Izraeli.+ Meqë nuk është spërkatur me ujin e pastrimit,+ ai vazhdon të jetë i papastër. Ai mban ende mbi vete papastërtinë e vet.+ 14  Ja ligji në rast se një njeri vdes në një tendë: kushdo që hyn në tendë dhe kushdo që gjendet aty, do të jetë i papastër për shtatë ditë. 15  Të gjitha enët e hapura,+ që nuk u është lidhur një mbulesë, janë të papastra. 16  Kush prek jashtë një njeri të vrarë me shpatë,+ një kufomë a eshtër+ njeriu ose një varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë. 17  Për të papastrin duhet marrë ca hi nga blatimi për mëkatin që është djegur, dhe të hidhet ujë i rrjedhshëm mbi të në një enë. 18  Pas kësaj, një njeri i pastër+ do të marrë hisop,+ ta zhytë në ujë, të spërkatë me të tendën, të gjitha enët dhe shpirtrat që gjenden atje bashkë me atë që preku eshtrën, të vrarin, kufomën ose varrin. 19  Ai që është i pastër, duhet ta spërkatë të papastrin me të ditën e tretë dhe ditën e shtatë, e do ta pastrojë atë nga mëkati ditën e shtatë.+ Pastaj ky duhet të lajë rrobat, të lahet me ujë dhe në mbrëmje do të jetë i pastër. 20  Kurse ai që është i papastër dhe që nuk pastrohet, e pra, ai shpirt duhet të shfaroset+ nga gjiri i kongregacionit, sepse ka ndotur shenjtëroren e Jehovait. Ai nuk është spërkatur me ujin e pastrimit, prandaj është i papastër. 21  Ky do të shërbejë si ligj i përhershëm për ta: ai që spërkat me ujin e pastrimit, duhet të lajë rrobat,+ po ashtu edhe ai që e prek ujin e pastrimit. Ai do të jetë i papastër gjer në mbrëmje. 22  Çdo gjë që mund të prekë i papastri, do të jetë e papastër,+ dhe shpirti që e prek atë gjë, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.’»+

Shënime në fund të faqes