Numrat 15:1-41

15  Jehovai i tha Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Kur në fund të hyni në vendin ku duhet të banoni e që unë po ju jap,+  dhe nga bagëtia e trashë ose e imët të paraqitni një blatim të bërë me zjarr para Jehovait,+ një blatim të djegur+ ose një flijim për të marrë ndonjë zotim të veçantë, vullnetarisht+ ose gjatë festave tuaja periodike,+ për të bërë aromë të pëlqyeshme për Jehovain,+  ai që bën blatimin, duhet t’i paraqitë Jehovait edhe një blatim në drithë prej maje mielli:+ një të dhjetë efe të përzier me një çerek hini vaj.  Duhet të paraqitësh një çerek hini verë si blatim në pije+ bashkë me blatimin e djegur, ose me çdo qengj mashkull që flijoni.  Për një dash duhet të paraqitësh një blatim në drithë prej dy të dhjetash majë mielli të përzier me një të tretën hin vaj.  Duhet të paraqitësh edhe një të tretën hin verë si blatim në pije, si aromë të pëlqyeshme për Jehovain.  Por në rast se paraqet një mashkull nga bagëtia e trashë si blatim të djegur,+ si flijim për të marrë një zotim të veçantë+ ose si flijim në bashkësi për Jehovain,+  bashkë me të duhet paraqitur edhe një blatim në drithë+ prej tri të dhjetash majë mielli të përzier me gjysmë hini vaj. 10  Përveç këtyre, duhet të paraqitësh gjysmë hini verë si blatim në pije,+ si blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain. 11  Kështu duhet vepruar për çdo dem, dash ose kokë qengji mashkull a keci mashkull. 12  Kështu duhet të bëni për secilën kafshë, sado qoftë numri i kafshëve që paraqitni. 13  Të gjithë vendësit duhet t’i bëjnë këto gjëra në këtë mënyrë kur të paraqitin një blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+ 14  Në rast se me ju banon një i ardhur ose një që ka disa breza që qëndron mes jush, dhe do të paraqitë një blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain, ai duhet të veprojë si duhet të veproni ju.+ 15  Si ju që jeni pjesë e kongregacionit, edhe i ardhuri që banon mes jush, do të keni një ligj të vetëm+ dhe do të jetë një ligj i përhershëm për brezat tuaj. I ardhuri duhet të jetë njësoj si ju para Jehovait.+ 16  Duhet të ketë një ligj dhe një vendim gjyqësor si për ju, edhe për atë që banon si i ardhur mes jush.’»+ 17  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 18  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Kur të hyni në vendin ku po ju çoj,+ 19  dhe të hani nga buka e vendit,+ duhet të jepni një kontribut për Jehovain. 20  Duhet të jepni si kontribut të fryteve të hershme+ kuleç në formë unaze, të bërë me miellin e parë të bluar ashpër. Duhet ta jepni si kontributin e lëmit. 21  Gjatë tërë brezave tuaj, duhet të jepni si kontribut për Jehovain ca nga prodhimet e para të miellit të bluar ashpër. 22  E tani, në rast se bëni ndonjë gabim e nuk i zbatoni gjithë këto urdhërime+ që Jehovai i dha Moisiut, 23  të gjitha ato që Jehovai ju urdhëroi me anë të Moisiut, që ditën që Jehovai urdhëroi e më tutje brez pas brezi, 24  nëse është bërë pa dashje larg syve të asamblesë, tërë asambleja duhet të paraqitë një dem të ri si blatim të djegur, si aromë të pëlqyeshme për Jehovain, bashkë me blatimin në drithë dhe blatimin e tij në pije sipas rregullave të caktuara,+ dhe një kec si blatim për mëkatin.+ 25  Prifti duhet të bëjë shlyerjen+ për tërë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ata do të falen, sepse ishte një gabim+ dhe për gabimin që bënë, ata sollën para Jehovait një blatim të bërë me zjarr për Jehovain dhe blatimin për mëkatin. 26  Gabimi do t’i falet+ tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe atij që banon si i ardhur mes tyre, pasi u bë pa dashje nga ana e tërë popullit. 27  Nëse ndonjë shpirt mëkaton pa dashje,+ ai duhet të paraqitë një dhi motake si blatim për mëkatin.+ 28  Pastaj prifti duhet të bëjë shlyerjen për shpirtin që gaboi duke mëkatuar padashur para Jehovait, që ta shlyejë, dhe ai mëkat do t’i falet.+ 29  Duhet të ketë një ligj të vetëm në lidhje me diçka që bëhet padashur, si për atë që është vendës mes bijve të Izraelit, edhe për atë që banon si i ardhur mes tyre.+ 30  Por ai shpirt që bën diçka qëllimisht+ duke sharë Jehovain,+ qoftë vendës, qoftë i ardhur, duhet të shfaroset nga populli.+ 31  Meqenëse ka përbuzur fjalën e Jehovait+ dhe ka shkelur urdhërimin e tij,+ ai shpirt duhet shfarosur patjetër.+ Ai do të mbajë fajin e vet.’»+ 32  Teksa ishin në shkretëtirë, një herë bijtë e Izraelit gjetën një burrë që mblidhte dru ditën e sabatit.+ 33  Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja. 34  Kështu atë e mbajtën me roja,+ pasi nuk ishte thënë qartë se ç’duhej bërë me të. 35  Pas njëfarë kohe Jehovai i tha Moisiut: «Ai njeri duhet vrarë patjetër.+ Tërë asambleja duhet ta vrasë me gurë jashtë kampit.»+ 36  Kështu, tërë asambleja e nxori jashtë kampit dhe e goditi me gurë derisa ai vdiq, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 37  Jehovai i tha Moisiut: 38  «Thuaju bijve të Izraelit që brez pas brezi të bëjnë në cepat e rrobave të tyre buzë me thekë,+ dhe të vënë mbi to një kordon të hollë blu. 39  ‘Kjo buzë me thekë do t’ju shërbejë si një përkujtues. Sa herë që ta shihni, do të kujtoni të gjitha urdhërimet+ e Jehovait e do t’i zbatoni. Nuk do të silleni lart e poshtë duke ndjekur zemrat dhe sytë tuaj,+ që po ju çojnë në kurvëri.+ 40  Qëllimi është që të kujtoni dhe patjetër të zbatoni të gjitha urdhërimet e mia, e të jeni vërtet të shenjtë për Perëndinë tuaj.+ 41  Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti për t’ju treguar se jam Perëndia juaj.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.’»+

Shënime në fund të faqes