Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Numrat 10:1-36

10  Jehovai i tha Moisiut:  «Bëj dy trumbeta+ argjendi. Do t’i bësh të punuara me çekan dhe do të të shërbejnë që të thërrasësh+ asamblenë dhe që të lëvizësh kampet.  Kur ato të bien të dyja, tërë asambleja duhet të takohet me ty, siç është lënë, në hyrje të tendës së takimit.+  Nëse bie vetëm njëra, me ty duhet të takohen prijësit, që janë krerët e mijëra burrave të Izraelit.+  Kur të dëgjohet një tingull i shkurtër dhe i përsëritur, duhet të nisen kampet e atyre që fushojnë në lindje.+  Kur të dëgjohet një tingull i shkurtër dhe i përsëritur për herë të dytë, duhet të nisen kampet e atyre që fushojnë në jug.+ Sa herë që të niset ndonjë ndarje, ato duhet të nxjerrin një tingull të shkurtër dhe të përsëritur.  Kur të mblidhni kongregacionin, ju duhet t’u bini trumbetave,+ por jo me një tingull të shkurtër dhe të përsëritur.  Bijtë e Aaronit që janë priftërinj do t’u bien trumbetave+ dhe tingulli i tyre do t’ju shërbejë si ligj i përhershëm gjatë gjithë brezave tuaj.  Ju duhet të lëshoni kushtrimin me trumbeta+ edhe në rastin kur duhet të dilni në luftë kundër shtypësve që ju bien në qafë+ në vendin tuaj, dhe me siguri Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju kujtojë e do të shpëtoni nga armiqtë.+ 10  Në ditë gëzimi,+ periudha festash+ dhe fillime muajsh,+ duhet t’u bini trumbetave sipër blatimeve të djegura+ dhe flijimeve në bashkësi.+ Tingulli i tyre do të shërbejë që Perëndia juaj t’ju kujtojë. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.»+ 11  Mirëpo vitin e dytë, ditën e njëzetë të muajit+ të dytë, reja u ngrit nga tabernakulli+ i Dëshmisë. 12  Bijtë e Izraelit u nisën nga shkretëtira e Sinait sipas rregullit të nisjes,+ dhe reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.+ 13  Ishte hera e parë që ata niseshin sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+ 14  Kështu, e para fare u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Judës, sipas njësive të tyre ushtarake,+ dhe Nahasoni,+ biri i Aminadabit, ishte në krye të njësisë së tij. 15  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Isakarit ishte Netaneli,+ biri i Zuarit. 16  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Zabulonit ishte Eliabi, biri i Helonit.+ 17  Tabernakulli u çmontua,+ dhe bijtë e Gershonit+ me bijtë e Merarit,+ që mbartnin tabernakullin, u nisën. 18  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit,+ sipas njësive të tyre ushtarake, dhe Elizuri,+ biri i Shedeurit, ishte në krye të njësisë së tij. 19  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Simeonit+ ishte Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 20  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Gadit ishte Eliasafi,+ biri i Deuelit. 21  Më pas u nisën kehathitët, që mbartnin gjërat e shenjta të shenjtërores.+ Tabernakulli duhej të ishte i ngritur para se këta të mbërrinin. 22  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Efraimit,+ sipas njësive të tyre ushtarake, dhe Elishami,+ biri i Amihudit, ishte në krye të njësisë së tij. 23  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Manaseut+ ishte Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 24  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Beniaminit+ ishte Abidani,+ biri i Gideoniut. 25  Ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Danit+ u nis, duke formuar praparojën+ për të gjitha kampet, sipas njësive të tyre ushtarake, dhe Ahiezeri,+ biri i Amishadait, ishte në krye të njësisë së tij. 26  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Asherit+ ishte Pagieli,+ biri i Okranit. 27  Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Neftalit+ ishte Ahirai,+ biri i Enanit. 28  Kështu pra, bëhej nisja e bijve të Izraelit, sipas njësive të tyre ushtarake.+ 29  Atëherë Moisiu i tha Hobabit, birit të midianitit Reuel,+ që ishte vjehrri i Moisiut: «Ne po nisemi drejt vendit për të cilin Jehovai tha: ‘Do t’jua jap juve.’+ Eja me ne dhe ne do të të mbajmë mirë,+ sepse Jehovai ka folur mirë për Izraelin.»+ 30  Por ai ia ktheu: «Jo, nuk vij. Unë do të shkoj në vendin tim+ dhe te të afërmit e mi.» 31  Atëherë ai i tha: «Të lutem, mos na lër, sepse ti e di mirë ku të fushojmë në shkretëtirë, dhe do të jesh si sytë për ne. 32  Po qe se vjen me ne,+ çdo të mirë që do të na bëjë Jehovai, ne do të ta bëjmë ty.» 33  Kështu, u nisën nga mali i Jehovait+ për të bërë tri ditë udhë. Arka e besëlidhjes së Jehovait+ shkonte para tyre, duke bërë tri ditë udhë në kërkim të një vendi ku të pushonin.+ 34  Reja e Jehovait+ qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi. 35  Kur Arka nisej për udhë, Moisiu thoshte: «Ngrihu, o Jehova, e le të shpërndahen armiqtë e tu!+ Ata që të urrejnë thellësisht, le t’ia mbathin para teje!»+ 36  Ndërsa kur ajo ndalej, ai thoshte: «Kthehu, o Jehova, te burrat e panumërt të Izraelit.»+

Shënime në fund të faqes