Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Numrat 1:1-54

1  Jehovai i foli përsëri Moisiut kur ishin në shkretëtirën* e Sinait,+ në tendën e takimit,+ ditën e parë të muajit të dytë, vitin e dytë pas daljes nga Egjipti,+ dhe tha:  «Numëroni+ tërë asamblenë e bijve të Izraelit, sipas familjeve të tyre dhe sipas shtëpive të tyre atërore, emrat e të gjithë meshkujve kokë për kokë,  nga njëzet vjeç e lart,+ të gjithë ata që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.+ Ti dhe Aaroni duhet t’i regjistroni, sipas njësive të tyre ushtarake.  Me ju duhet të jenë disa burra, një për çdo fis, ku secili të jetë kreu i shtëpisë së vet atërore.+  Ata që do të qëndrojnë me ju, janë: nga Rubeni,+ Elizuri,+ biri i Shedeurit;  nga Simeoni,+ Shelumieli,+ biri i Zurishadait;  nga Juda,+ Nahasoni,+ biri i Aminadabit;  nga Isakari,+ Netaneli,+ biri i Zuarit;  nga Zabuloni,+ Eliabi,+ biri i Helonit; 10  për bijtë e Jozefit:+ nga Efraimi,+ Elishami, biri i Amihudit; nga Manaseu,+ Gamalieli, biri i Pedahzurit; 11  nga Beniamini,+ Abidani,+ biri i Gideoniut; 12  nga Dani,+ Ahiezeri,+ biri i Amishadait; 13  nga Asheri,+ Pagieli,+ biri i Okranit; 14  nga Gadi,+ Eliasafi,+ biri i Deuelit;+ 15  nga Neftali,+ Ahirai,+ biri i Enanit. 16  Këta u zgjodhën nga asambleja si prijës+ të fiseve atërore. Këta janë krerët e mijëra burrave të Izraelit.»+ 17  Kështu, Moisiu dhe Aaroni i morën këta burra, që ishin caktuar me emër, 18  dhe ditën e parë të muajit të dytë mblodhën tërë asamblenë për të regjistruar pasardhësit e tyre,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, duke numëruar emrat e atyre që ishin nga njëzet vjeç e lart,+ kokë për kokë, 19  siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. Ai i regjistroi+ ata në shkretëtirën e Sinait. 20  Pasardhësit e bijve të Rubenit, të parëlindurit+ të Izraelit, sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u llogaritën duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve nga njëzet vjeç e lart, kokë për kokë, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 21  nga fisi i Rubenit u regjistruan dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta.+ 22  Nga bijtë e Simeonit+ u regjistruan pasardhësit, sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve nga njëzet vjeç e lart, kokë për kokë, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 23  nga fisi i Simeonit u regjistruan pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta.+ 24  Nga pasardhësit e bijve të Gadit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 25  nga fisi i Gadit+ u regjistruan dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta.+ 26  Nga pasardhësit e bijve të Judës,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 27  nga fisi i Judës u regjistruan shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta.+ 28  Nga pasardhësit e bijve të Isakarit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 29  nga fisi i Isakarit u regjistruan pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta.+ 30  Nga pasardhësit e bijve të Zabulonit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 31  nga fisi i Zabulonit u regjistruan pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta.+ 32  Nga bijtë e Jozefit, prej pasardhësve të bijve të Efraimit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 33  nga fisi i Efraimit+ u regjistruan dyzet mijë e pesëqind veta.+ 34  Nga pasardhësit e bijve të Manaseut,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 35  nga fisi i Manaseut u regjistruan tridhjetë e dy mijë e dyqind veta.+ 36  Nga pasardhësit e bijve të Beniaminit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 37  nga fisi i Beniaminit u regjistruan tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta.+ 38  Nga pasardhësit e bijve të Danit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 39  nga fisi i Danit u regjistruan gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.+ 40  Nga pasardhësit e bijve të Asherit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 41  nga fisi i Asherit u regjistruan dyzet e një mijë e pesëqind veta.+ 42  Nga pasardhësit e bijve të Neftalit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë: 43  nga fisi i Neftalit u regjistruan pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.+ 44  Këta regjistruan Moisiu dhe Aaroni bashkë me dymbëdhjetë burrat, që ishin prijës të Izraelit. Secili prej tyre përfaqësonte shtëpinë e vet atërore. 45  Tërë bijtë e Izraelit nga njëzet vjeç e lart, që u regjistruan sipas shtëpive të tyre atërore, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë në Izrael, 46  domethënë të gjithë të regjistruarit ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+ 47  Mirëpo levitët+ nuk u regjistruan bashkë me ta, sipas fisit të etërve të tyre,+ 48  sepse Jehovai i tha Moisiut: 49  «Vetëm fisin e Levit mos e regjistro dhe mos e numëro me bijtë e Izraelit,+ 50  por caktoji levitët të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë,+ për të gjitha pajisjet e tij dhe për gjithçka që i takon atij.+ Ata do të mbartin tabernakullin dhe të gjitha pajisjet e tij,+ do të shërbejnë+ në të dhe do ta ngrenë kampin rreth e përqark tabernakullit.+ 51  Kur tabernakulli të niset për udhë, levitët duhet ta çmontojnë,+ dhe kur tabernakulli të fushojë, levitët duhet ta montojnë. Kushdo tjetër që i afrohet, duhet të vritet.+ 52  Bijtë e Izraelit do të fushojnë secili në kampin e vet, secili sipas ndarjes së vet trifisëshe+ dhe sipas njësive ushtarake, 53  kurse levitët duhet të fushojnë rreth e përqark tabernakullit të Dëshmisë, që të mos shpërthejë indinjata+ ime kundër asamblesë së bijve të Izraelit. Levitët do të përmbushin shërbimet që duhen kryer në tabernakullin e Dëshmisë.»+ 54  Bijtë e Izraelit vepruan në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai Moisiut. Ata bënë pikërisht ashtu.+

Shënime në fund të faqes

«Në shkretëtirë». Heb., Bemidhbár. Në hebraisht ky libër i katërt i Moisiut e ka marrë emrin nga kjo fjalë. Septuaginta dhe Vulgata latine e quajnë këtë libër “Numrat” (Gr.: Arithmóiʹ; Lat.: Númeri).