Nehemia 6:1-19

6  Kur i thanë Sanballatit,+ Tobisë,+ Geshemit,+ arabit,+ dhe pjesës tjetër të armiqve tanë se unë e kisha rindërtuar murin+ dhe se nuk kishte mbetur në të asnjë çarje (edhe pse deri në atë kohë unë nuk i kisha vënë dyert+ nëpër porta),+  Sanballati dhe Geshemi më dërguan menjëherë fjalë: «Të lëmë një takim+ te fshatrat në luginën* e Onos.»+ Por ata po thurnin plane që të më bënin keq.+  Prandaj u dërgova lajmëtarë+ dhe u thashë: «Kam shumë punë,+ dhe nuk mund të vij. Pse ta ndërpres punën, që të largohem e të vij te ju?»+  Prapëseprapë, ata më dërguan të njëjtin lajm katër herë, dhe unë vazhdova t’u përgjigjesha po njësoj.  Në fund, për të pestën herë, Sanballati+ më dërgoi shërbëtorin e tij me të njëjtin lajm, me një letër të hapur.  Në të ishte shkruar: «Ndër kombe është dëgjuar, dhe e thotë edhe Geshemi,+ se ti dhe judenjtë po thurni plane për t’u rebeluar.+ Prandaj po e ndërton edhe murin dhe, sipas këtyre fjalëve, do të jesh mbreti i tyre.+  Ke caktuar madje edhe profetë që të shpallin anembanë Jerusalemit për ty: ‘Ka një mbret në Judë!’ Tani, këto gjëra do t’ia tregojnë mbretit. Prandaj, eja dhe le të këshillohemi së bashku.»+  Megjithatë, i dërgova fjalë dhe i thashë: «Asgjë nga ato që po thua nuk ka ndodhur,+ por ti i sajon nga mendja.»+  Të gjithë ata po përpiqeshin të na frikësonin dhe thoshin: «Ata ka për t’i lëshuar zemra,*+ dhe puna nuk do të përfundojë.» Por tani, o Perëndi, më forco!*+ 10  Hyra në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, birit të Mehetabelit, kur ai ishte mbyllur brenda.+ Ai tha: «Takohemi+ te shtëpia e Perëndisë së vërtetë, brenda tempullit,+ dhe mbyllim dyert e tempullit, sepse ata do të vijnë të të vrasin natën.»+ 11  Por unë ia ktheva: «A duhet vallë t’ia mbathë një burrë si unë?+ A mund të hyjë në tempull një njeri si unë dhe të vazhdojë të jetojë?+ Nuk do të hyj!» 12  Kështu, hetova dhe zbulova që nuk e kishte dërguar Perëndia,+ por ai e kishte thënë+ këtë profeci kundër meje, sepse Tobia dhe Sanballati+ e kishin paguar.+ 13  E kishin paguar,+ që unë të trembesha+ dhe të veproja ashtu, që të mëkatoja+ dhe ata ta përdornin namin tim të keq+ për të më poshtëruar.+ 14  «O Perëndia im, kujtoji+ Tobinë+ dhe Sanballatin për veprat që ka kryer secili, profeteshën+ Noadia, si dhe profetët e tjerë, që përpiqeshin vazhdimisht të më frikësonin.» 15  Më në fund muri+ përfundoi ditën e njëzetepestë të muajit elul, për pesëdhjetë e dy ditë. 16  Kur të gjithë armiqtë tanë+ dëgjuan për të dhe tërë kombet përreth nesh e panë, ata u ndien të poshtëruar dhe e kuptuan se kjo punë ishte bërë nga Perëndia ynë.+ 17  Gjithashtu, në ato ditë, fisnikët+ e Judës i dërgonin shumë letra Tobisë+ dhe merrnin po ashtu shumë letra nga ai. 18  Sepse shumë veta në Judë ishin lidhur me betim me të, pasi ai ishte dhëndër i Shekaniahut, birit të Arahut+ dhe Jehohanani, biri i tij, kishte marrë bijën e Meshulamit,+ birit të Berekisë. 19  Gjithashtu, ata vazhdimisht flitnin mirë për të në praninë time+ dhe fjalët e mia ia thoshin të gjitha atij. Tobia më dërgonte letra për të më frikësuar.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Shih shënimin te 2Kr 15:7.
Ose «forcoji duart e mia».