Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Nehemia 4:1-23

4  Kur dëgjoi se ne po rindërtonim murin, Sanballati+ u zemërua,+ u acarua së tepërmi dhe nisi të përqeshte+ judenjtë.  Ai thoshte para vëllezërve të tij+ dhe forcave ushtarake të Samarisë: «Ç’po bëjnë këta judenj ngordhalaqë? Mos mendojnë se mund t’ia dalin me forcat e veta? Do të bëjnë flijime?+ Do ta përfundojnë në një ditë? Do të gjallërojnë gurët e djegur+ të rrënojave?»  Tobia,+ amoniti,+ ishte përkrah tij dhe thoshte: «Edhe një dhelpër+ po t’i sulej murit prej guri që po ndërtojnë, me siguri do t’ua shembte.»  Dëgjoji,+ o Perëndia ynë, se po na përçmojnë.+ Bëj që poshtërimi+ i tyre t’iu bjerë mbi kokë. U trajtofshin si plaçkë dhe shkofshin në robëri!  Mos e mbulo fajin+ dhe mëkatin e tyre. Të mos u fshihet, sepse kanë fyer ndërtuesit!  Atëherë ne vazhduam me ndërtimin e murit, dhe i tërë muri u bashkua deri në gjysmë të lartësisë së tij dhe populli punonte me gjithë zemër.+  Kur Sanballati,+ Tobia,+ arabët,+ amonitët+ dhe ashdoditët+ morën vesh që meremetimi i mureve të Jerusalemit kishte ecur, sepse çarjet kishin filluar të mbylleshin, u zemëruan shumë.  Atëherë të gjithë së bashku nisën të komplotonin+ që të vinin e të luftonin kundër Jerusalemit dhe të më prishnin punë mua.  Por ne iu lutëm+ Perëndisë tonë dhe për shkak të tyre vumë roja që të ruanin ditë e natë. 10  Juda nisi të thoshte: «Hamejtë+ nuk kanë më fuqi dhe ka shumë rrënoja,+ e ne nuk jemi në gjendje ta ndërtojmë murin.» 11  Përveç kësaj, kundërshtarët tanë thoshin: «Do të hyjmë mes tyre pa e marrë vesh+ e pa na parë, dhe do t’i vrasim e do të ndalojmë punën.» 12  Sa herë që judenjtë që banonin pranë tyre vinin te ne, na thoshin dhjetë herë: «Ata do të sulmojnë nga tërë vendet ku banojmë ne, pra nga vendet ku ju do të ktheheni.» 13  Kështu, vura njerëz në vendet më të ulta, prapa murit, në vendet e hapura. E vura popullin sipas familjeve të tyre me shpata,+ me heshta+ dhe me harqe. 14  Kur pashë frikën e tyre, u ngrita dhe u thashë fisnikëve,+ mëkëmbësve+ dhe pjesës tjetër të popullit: «Mos kini frikë+ prej tyre! Mbani ndër mend Jehovain, atë që është i madh+ e ngjall frikë,+ dhe luftoni për vëllezërit tuaj,+ për bijtë e bijat tuaja, për gratë tuaja dhe për shtëpitë tuaja!» 15  Meqë armiqtë tanë e morën vesh se ne e kishim kuptuar komplotin e tyre dhe se Perëndia i vërtetë e kishte bërë të dështonte planin+ e tyre, ne të gjithë u kthyem te muri, secili në punën e vet. 16  Që nga ajo ditë gjysma e të rinjve+ të mi punonin dhe gjysma tjetër mbanin heshta, mburoja, harqe e thurakë,+ dhe princat+ ishin prapa tërë shtëpisë së Judës. 17  Ndërtuesit e murit dhe hamejtë, me një dorë punonin, ndërsa me tjetrën+ mbanin heshtën.+ 18  Ndërtuesit e kishin shpatën të ngjeshur në brez+ ndërsa punonin,+ kurse ai që i binte bririt,+ ishte përbri meje. 19  Atëherë u thashë fisnikëve, mëkëmbësve+ dhe pjesës tjetër të popullit: «Po punojmë shumë e në shkallë të gjerë, dhe jemi shpërndarë mbi mur, larg njëri-tjetrit. 20  Nga të dëgjoni zërin e bririt, andej nisuni dhe ejani te ne. Perëndia ynë do të luftojë për ne.»+ 21  Ndërsa punonim, gjysma tjetër mbante heshtat, që kur gdhinte e derisa dilnin yjet. 22  Përveç kësaj, në atë kohë i thashë popullit: «Secili le ta kalojë natën me shërbëtorin e vet brenda Jerusalemit+ dhe natën le të bëjë rojë për ne, ndërsa ditën të punojë.» 23  Kurse unë,+ vëllezërit e mi,+ shërbëtorët e mi+ dhe rojat+ që më ndiqnin pas, nuk i hiqnim rrobat dhe i mbanim heshtat+ në dorën e djathtë.

Shënime në fund të faqes