Nehemia 3:1-32

3  Kryeprifti Eliashib+ dhe vëllezërit e tij priftërinj u ngritën dhe ndërtuan Portën e Deleve,+ e shenjtëruan+ dhe i vunë dyert. Pjesa e shenjtëruar arrinte deri te Kulla e Meahut+ dhe deri te Kulla e Hananelit.+  Në krah të tyre punuan burrat e Jerikosë+ dhe në krah të tyre punoi Zakuri, biri i Imrit.  Bijtë e Hasenahut ndërtuan Portën e Peshqve.+ I bënë kasën+ dhe pastaj i vunë dyert,+ bravat dhe shulat.+  Në krah të tyre bëri meremetime Meremoti,+ biri i Urijahut,+ birit të Hakozit, dhe në krah të tij bëri meremetime Meshulami,+ biri i Berekisë, birit të Meshezabelit; në krah të tij bëri meremetime Sadoku, biri i Baanait.  Në krah të tij bënë meremetime tekoitët,+ kurse paria+ e tyre nuk e uli qafën për t’u vënë në shërbim të mbikëqyrësve të punimeve.  Jojada, biri i Paseut, dhe Meshulami, biri i Besodejahut, meremetuan Portën e Qytetit të Vjetër.+ Ata i bënë kasën dhe pastaj i vunë dyert, bravat dhe shulat.+  Në krah të tyre bënë meremetime Melatiahu, gibeoniti,+ dhe Jadoni, meronotiti,+ burra të Gibeonit+ dhe Mizpahut,+ që ishin nën juridiksionin e guvernatorit+ të krahinës matanë Lumit.+  Në krah të tij bëri meremetime Uzieli, biri i Harhajahut, një prej arpunuesve,+ dhe në krah të tij bëri meremetime Hananiahu, një përgatitës pomadash.+ Ata e shtruan Jerusalemin me rrasa guri deri te Muri i Gjerë.+  Në krah të tyre bëri meremetime Refajahu, biri i Hurit, princ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit. 10  Në krah të tij bëri meremetime përpara shtëpisë së vet+ Jedajahu, biri i Harumafit dhe në krah të tij bëri meremetime Hatushi, biri i Hashabnejahut. 11  Malkijahu, biri i Harimit+ dhe Hashubi, biri i Pahath-Moabit+ meremetuan një pjesë tjetër të matur, si dhe Kullën e Furrave.+ 12  Në krah të tij bëri meremetime bashkë me bijat e tij Shalumi, biri i Haloheshit, princ+ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit. 13  Hanuni dhe banorët e Zanoahut+ meremetuan Portën e Luginës.+ Ata e ndërtuan dhe pastaj i vunë dyert,+ bravat+ dhe shulat.+ Meremetuan madje edhe një mijë kute mur deri te Porta e Togjeve të Hirit.+ 14  Malkijahu, biri i Rekabit, princ i krahinës së Beth-Hakeremit,+ meremetoi Portën e Togjeve të Hirit. Ai e ndërtoi dhe i vuri dyert, bravat dhe shulat. 15  Shaluni, biri i Kolhozehut, princ i krahinës së Mizpahut,+ meremetoi Portën e Burimit.+ Ai e ndërtoi dhe i vuri çatinë, dyert,+ bravat dhe shulat. Meremetoi edhe murin e Rezervuarit+ të Kanalit që rrjedh drejt Kopshtit të Mbretit+ deri te Shkallët+ që zbresin nga Qyteti i Davidit.+ 16  Pas tij, Nehemia, biri i Azbukut, princ i gjysmës së krahinës së Beth-Zurit,+ bëri meremetime deri përpara Varrezave+ të Davidit, deri te rezervuari+ që ishte bërë dhe deri te Shtëpia e të Fuqishmëve.+ 17  Pas tij bënë meremetime levitët,+ nën drejtimin e Rehumit, birit të Banit.+ Në krah të tij Hashabiahu, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut,+ bëri meremetime për krahinën e tij. 18  Pas tij bënë meremetime vëllezërit e tyre, nën drejtimin e Bavait, birit të Henadadit, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut. 19  Ezeri, biri i Jeshuait,+ princ i Mizpahut,+ meremetoi në krah të tij një pjesë tjetër të matur përpara së përpjetës së Arsenalit, te Kundërforca.+ 20  Pas tij, Baruku, biri i Zabait,+ punoi me zell+ dhe meremetoi një pjesë tjetër të matur, nga Kundërforca deri te hyrja e shtëpisë së kryepriftit Eliashib.+ 21  Pas tij, Meremoti, biri i Urijahut,+ birit të Hakozit, meremetoi një pjesë tjetër të matur, nga hyrja e shtëpisë së Eliashibit deri në fund të saj. 22  Pas tij bënë meremetime priftërinjtë, burrat e krahinës së Jordanit.+ 23  Pas tyre, Beniamini dhe Hashubi bënë meremetime secili përpara shtëpisë së vet. Pas tyre, Azariahu, biri i Masejahut, biri i Ananiahut, bëri meremetime pranë shtëpisë së vet. 24  Pas tij, Binui, biri i Henadadit, meremetoi një pjesë tjetër të matur, nga shtëpia e Azariahut deri te Kundërforca+ dhe deri te qoshja. 25  Pas tij, Palali, biri i Uzait, bëri meremetime përpara Kundërforcës dhe përpara kullës që del nga Shtëpia e Mbretit,+ kullës së sipërme që është në Oborrin e Rojës.+ Pas tij ishte Pedajahu, biri i Paroshit.+ 26  Nethinimët+ ishin banorë të Ofelit.+ Ata bënë meremetime deri përpara Portës së Ujërave+ në lindje dhe deri përpara kullës së dalë. 27  Pas tyre, tekoitët+ meremetuan një pjesë tjetër të matur, që fillonte përpara kullës së madhe të dalë dhe mbaronte te muri i Ofelit. 28  Priftërinjtë bënë meremetime mbi Portën e Kuajve,+ secili përpara shtëpisë së vet. 29  Pas tyre, Sadoku,+ biri i Imerit, bëri meremetime përpara shtëpisë së vet.Pas tij bëri meremetime Shemajahu, biri i Shekaniahut, rojtari i Portës Lindore.+ 30  Pas tij, Hananiahu, biri i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Zalafit, meremetuan një pjesë tjetër të matur.Pas tij, Meshulami,+ biri i Berekisë, bëri meremetime përpara ndërtesës së vet.+ 31  Pas tij, Malkijahu, anëtar i esnafit të arpunuesve,+ bëri meremetime deri te shtëpia e nethinimëve+ dhe e tregtarëve,+ përpara Portës së Kontrollit dhe deri te dhoma në tarracën e qoshes. 32  Midis dhomës në tarracën e qoshes dhe Portës së Deleve+ bënë meremetime arpunuesit dhe tregtarët.

Shënime në fund të faqes