Nehemia 2:1-20

2  Në muajin nisan+ të vitit të njëzetë+ të mbretërimit të Artakserksit,+ atij i sollën të pinte verë dhe unë si përherë e mora dhe ia dhashë.+ Por nuk kisha qenë kurrë i trishtuar përpara tij.+  Prandaj mbreti më pyeti: «Pse je trishtuar në fytyrë,+ ndonëse nuk je i sëmurë? Ky s’është gjë tjetër veçse trishtim i zemrës.»+ Atëherë u frikësova shumë.  Prandaj, iu përgjigja: «Rrofsh përjetë, o mbret!+ Si të mos trishtohet fytyra ime kur qyteti,+ vendi i varreve të paraardhësve+ të mi, është i shkretuar dhe portat e tij i ka përpirë zjarri?!»+  Mbreti më pyeti: «Çfarë kërkon prej meje?»+ Atëherë iu luta+ menjëherë Perëndisë së qiejve.+  Pastaj i thashë mbretit: «Nëse mbreti e sheh të udhës+ dhe nëse shërbëtori yt ka gjetur hir para teje,+ më dërgo në Judë, në qytetin ku prehen paraardhësit e mi, që ta rindërtoj.»+  Atëherë mbreti më pyeti, ndërsa mbretëresha* rrinte ulur pranë tij: «Sa do të zgjatë udhëtimi dhe kur do të kthehesh?» Kur i tregova një afat,*+ mbreti e pa të udhës+ që të më linte të shkoja.  Unë i thashë: «Nëse mbreti e sheh të udhës, më jepni letra+ për guvernatorët+ e krahinave matanë Lumit,*+ që të më lënë të kaloj derisa të arrij në Judë.  Më jepni një letër edhe për Asafin, rojtarin e pyllit të mbretit, që të më japë drurë për portat e Fortesës+ së tempullit,+ për muret+ e qytetit dhe për shtëpinë ku do të banoj.» Prandaj mbreti m’i dha, sepse dora e Perëndisë tim ishte me mua.+  Më pas arrita te guvernatorët+ matanë Lumit dhe u dhashë letrat e mbretit. Përveç kësaj, mbreti kishte dërguar bashkë me mua edhe disa krerë të forcave ushtarake dhe kalorës. 10  Kur dëgjuan për këtë, Sanballatit,+ horonitit,+ dhe shërbëtorit Tobia,+ amonitit,+ nuk u pëlqeu aspak+ që një njeri kishte ardhur të kërkonte diçka të mirë për bijtë e Izraelit. 11  Më në fund mbërrita në Jerusalem dhe ndenja atje tri ditë. 12  U ngrita natën bashkë me disa burra, dhe nuk i thashë gjë njeriu+ për dëshirën që Perëndia po më ngjallte në zemër për të bërë diçka të mirë për Jerusalemin.+ Nuk kisha asnjë kafshë me vete, përveç asaj në të cilën kisha hipur. 13  Natën dola nga Porta e Luginës,+ kalova përpara Burimit të Gjarprit të Madh, vazhdova drejt Portës së Togjeve të Hirit,+ dhe këqyra si ishin shembur muret+ e Jerusalemit dhe si i kishte përpirë zjarri portat+ e tij. 14  Kalova nga Porta e Burimit+ dhe nga Rezervuari i Mbretit, por kafsha në të cilën kisha hipur nuk kishte nga të kalonte. 15  Atëherë u ngjita natën në luginën e përroit+ dhe këqyra murin. Pas kësaj u futa përsëri nga Porta e Luginës,+ dhe kështu u ktheva. 16  Mëkëmbësit+ nuk e dinin ku kisha shkuar dhe ç’po bëja. Judenjve, priftërinjve, fisnikëve, mëkëmbësve dhe pjesës tjetër të mbikëqyrësve, nuk u kisha thënë ende asgjë. 17  Më në fund u thashë: «Ju e shihni se në ç’gjendje të keqe jemi, se si është shkretuar Jerusalemi dhe se si janë djegur nga zjarri portat e tij. Le ta rindërtojmë murin e Jerusalemit, që të mos jemi më të poshtëruar.»+ 18  Pastaj u tregova se si dora+ e Perëndisë tim kishte qenë me mua,+ dhe fjalët+ që më kishte thënë mbreti. Atëherë ata thanë: «Të ngrihemi e ta ndërtojmë murin!» Kështu, ata i dhanë zemër* njëri-tjetrit që t’ia nisnin kësaj pune të mirë.+ 19  Kur e dëgjuan këtë, Sanballati,+ horoniti, shërbëtori+ Tobia,+ amoniti,+ dhe Geshemi,+ arabi,+ nisën të na përqeshnin+ dhe të na shikonin me përbuzje e na thanë: «Ç’po bëni kështu? Po ngrini krye+ kundër mbretit?» 20  Por unë iu përgjigja: «Perëndia i qiejve+ do të bëjë të kemi sukses+ dhe ne, shërbëtorët e tij, do të ngrihemi dhe do ta ndërtojmë murin, kurse ju nuk keni në Jerusalem as pjesë+ e as të drejta, dhe nuk jeni pjesë e historisë+ së tij.»

Shënime në fund të faqes

Bashkëshortja-mbretëreshë.
Ose «kohën e caktuar».
Domethënë, lumi Eufrat.
Ose «forcuan duart».