Nehemia 13:1-31

13  Atë ditë, u lexua+ nga libri+ i Moisiut dhe populli dëgjonte. Në libër ishte shkruar se amonitët+ dhe moabitët+ nuk duhej të hynin kurrë+ në kongregacionin e Perëndisë së vërtetë,  sepse ata nuk u kishin dalë përpara bijve të Izraelit me bukë+ e ujë,+ por kishin paguar Balaamin+ që t’i mallkonte.+ Por Perëndia ynë e ktheu mallkimin në bekim.+  Kështu, me të dëgjuar ligjin,+ populli filloi të ndante+ nga Izraeli tërë ata njerëz me prejardhje të huaj, që ishin përzier me ta.  Para kësaj, prifti Eliashib,+ që kishte në ngarkim sallat e ngrënies+ të shtëpisë së Perëndisë tonë, ishte i afërm i Tobisë.+  Ai bëri për të një sallë ngrënieje+ të madhe, ku më parë ata vinin rregullisht blatimin në drithë,+ temjanin e bardhë, pajisjet dhe të dhjetën e drithit, të verës së re+ e të vajit+ që u takonte me të drejtë levitëve,+ këngëtarëve dhe derëtarëve, si dhe kontributin për priftërinjtë.  Gjatë gjithë kësaj kohe unë nuk isha në Jerusalem, sepse në vitin e tridhjetedytë+ të mbretërimit të Artakserksit,+ mbretit të Babilonisë, unë vajta te mbreti dhe më vonë i kërkova atij leje.+  Pastaj, erdha në Jerusalem dhe vura re të keqen që kishte kryer Eliashibi+ për hir të Tobisë,+ duke i bërë atij një sallon në oborrin e shtëpisë+ së Perëndisë së vërtetë.  Kjo gjë nuk më pëlqeu aspak.+ Kështu që i hodha+ tërë orenditë e shtëpisë së Tobisë jashtë sallës së ngrënies.  Pastaj dhashë urdhër, dhe ata pastruan+ sallat e ngrënies+ dhe unë vura përsëri atje pajisjet+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, me blatimin në drithë dhe temjanin e bardhë.+ 10  Mora vesh që levitëve nuk u kishin dhënë pjesët e tyre,+ kështu që levitët dhe këngëtarët që shërbenin, kishin ikur secili në arën e vet.+ 11  Fillova t’i qortoja+ mëkëmbësit:+ «Pse është lënë pas dore shtëpia e Perëndisë së vërtetë?»+ Prandaj i mblodha dhe i vendosa në vendin e tyre. 12  Tërë Juda solli në dhomat e rezervave+ të dhjetën+ e drithit,+ të verës së re+ dhe të vajit.+ 13  Kështu rezervat ia lashë në ngarkim priftit Shelemiah, kopistit Sadok dhe levitit Pedajah, dhe vartës i tyre ishte Hanani, biri i Zakurit, biri i Mataniahut.+ Këta konsideroheshin njerëz të besueshëm,+ dhe u takonte atyre t’ua ndanin rezervat+ vëllezërve. 14  Më kujto+ për këtë, o Perëndia im, dhe mos i fshi+ veprat e dashamirësisë që kam kryer për shtëpinë+ e Perëndisë tim dhe për ruajtjen e saj. 15  Ato ditë unë pashë në Judë njerëz që në sabat+ shtypnin rrush në shtypësen e rrushit. Ata ngarkonin+ mbi gomarë+ drithë, verë, rrush, fiq+ dhe çdo lloj ngarkese, dhe i sillnin në Jerusalem ditën e sabatit.+ Prandaj unë i paralajmërova* ditën kur ata i shitën ushqimet e tyre. 16  Tirasit+ banonin në qytet dhe sillnin peshq e çdo lloj malli+ për t’ua shitur në sabat bijve të Judës në Jerusalem. 17  Kështu fillova t’i qortoja fisnikët+ e Judës: «Ç’është kjo e keqe që po bëni, duke përdhosur ditën e sabatit? 18  A nuk bënë kështu paraardhësit tanë,+ aq sa Perëndia ynë solli mbi ne dhe mbi këtë qytet gjithë atë gjëmë?+ E megjithatë, ju po e shtoni zemërimin e zjarrtë kundër Izraelit duke përdhosur sabatin.»+ 19  Kur mbi portat e Jerusalemit kishte rënë hija, para sabatit, unë dhashë urdhër menjëherë dhe dyert filluan të mbylleshin.+ Më tej thashë se nuk duhej t’i hapnin deri pas sabatit dhe vendosa disa prej shërbëtorëve të mi te portat, që të mos hynte asnjë ngarkesë ditën e sabatit.+ 20  Prandaj tregtarët dhe shitësit e çdo lloj malli e kaluan natën jashtë Jerusalemit, jo vetëm një herë, por dy herë. 21  Atëherë i paralajmërova:+ «Pse e kaloni natën përpara murit? Nëse e bëni prapë, unë do të vë dorë mbi ju.»+ Që nga ajo kohë, ata nuk erdhën më në sabat. 22  Levitëve+ u thosha se duhej të pastroheshin+ dhe të vinin rregullisht për të ruajtur portat,+ që të shenjtërohej+ dita e sabatit. Kujtoje+ edhe këtë për mua, o Perëndia im, dhe ki dhembshuri sipas dashamirësisë+ sate të madhe. 23  Gjithashtu, ato ditë pashë judenjtë që kishin marrë në shtëpi+ gra ashdodite,+ amonite dhe moabite.+ 24  Gjysma e bijve të tyre fliste gjuhën ashdodite dhe asnjeri nuk dinte të fliste gjuhën judaike,+ por gjuhën e popujve të ndryshëm. 25  Nisa t’i qortoja dhe t’i mallkoja,+ godita disa burra prej tyre,+ u shkula flokët dhe i bëra të betoheshin për Perëndinë:+ «Nuk duhet t’ua jepni bijat tuaja bijve të tyre dhe nuk duhet të pranoni asnjë prej bijave të tyre për bijtë tuaj ose për vete.+ 26  A nuk mëkatoi për këtë gjë Solomoni, mbreti i Izraelit?+ Ndër kombe nuk kishte mbret si ai;+ dhe Perëndia e deshi,+ kështu që Perëndia e bëri atë mbret të gjithë Izraelit. Gratë e huaja e shtynë të mëkatonte edhe atë.+ 27  Është e pabesueshme që ju të kryeni gjithë këtë të keqe të madhe, duke vepruar me pabesi kundër Perëndisë tonë, duke marrë në shtëpi gra të huaja.»+ 28  Një prej bijve të Jojadës,+ biri i kryepriftit Eliashib,+ ishte dhëndri i Sanballat+ horonitit.+ Atë e dëbova prej meje.+ 29  Kujtoji ata, o Perëndia im, sepse kanë ndotur+ priftërinë dhe besëlidhjen+ e priftërisë e të levitëve.+ 30  Unë i pastrova+ ata nga çdo gjë e huaj dhe u caktova detyra priftërinjve dhe levitëve, secilit punën e vet,+ 31  madje edhe për furnizimin me dru+ në kohën e caktuar dhe për frytet e hershme.Më kujto+ për mirë,+ o Perëndia im!

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ne 9:26.