Nehemia 1:1-11

1  Fjalët e Nehemisë,+ birit të Hakaliahut: Në muajin hislev+ të vitit të njëzetë,+ kur isha në kështjellën e Shushanit,+  erdhi Hanani,+ një nga vëllezërit e mi, bashkë me burra të tjerë të Judës, dhe unë i pyeta+ për judenjtë+ që kishin shpëtuar,+ për mbetjen që ishte kthyer nga robëria,+ si dhe për Jerusalemin.  Ata më thanë: «Mbetja që është kthyer nga robëria, atje në provincë,+ është në gjendje shumë të keqe+ e të poshtëruar+ dhe muri+ i Jerusalemit është shembur e portat+ e tij janë djegur nga zjarri.»  Sapo dëgjova këto fjalë, u ula e fillova të qaja dhe të mbaja zi për ditë të tëra dhe agjërova+ e iu luta pareshtur Perëndisë së qiejve.+  Thashë: «O Jehova, Perëndi i qiejve, Perëndia i madh dhe që të ngjall frikë,+ që e ruan besëlidhjen+ dhe dashamirësinë për ata që të duan+ dhe për ata që i mbajnë urdhërimet e tua.+  Të lutem, mbaji sytë dhe veshët+ te lutja që shërbëtori yt+ po të bën sot. Ditë e natë+ të lutem për bijtë e Izraelit, shërbëtorët e tu, dhe rrëfej+ mëkatet+ që kemi kryer kundër teje. Kemi mëkatuar, si unë, ashtu edhe shtëpia e atit tim.+  Jemi sjellë shumë keq me ty+ dhe nuk i kemi mbajtur urdhërimet,+ rregullat+ dhe ligjet+ që i dhe si urdhër Moisiut, shërbëtorit tënd.+  Kujto,+ të lutem, atë që i urdhërove Moisiut, shërbëtorit tënd, kur the: ‘Nëse do të veproni me pabesi, unë do t’ju shpërndaj mes popujve.+  Nëse ktheheni tek unë+ dhe i mbani e i zbatoni urdhërimet e mia,+ edhe sikur populli juaj të jetë shpërndarë në fund të qiejve, unë do t’i mbledh+ që atje dhe do t’i çoj+ në vendin që kam zgjedhur për të banuar emri im.’+ 10  Ata janë shërbëtorët+ e tu dhe populli yt,+ që ti i shpengove me fuqinë tënde të madhe+ dhe me dorën tënde të fortë.+ 11  O Jehova, të lutem, dëgjoje me vëmendje lutjen+ e shërbëtorit tënd dhe të shërbëtorëve të tu, që dëshirojnë të kenë frikë nga emrit yt.+ Të lutem, bëj që të ketë sukses shërbëtori yt sot+ dhe bëj që këtij burri t’i vijë keq për të.»+Në atë kohë, unë isha kupëmbajtësi+ i mbretit.

Shënime në fund të faqes