Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Naumi 3:1-19

3  Mjerë qyteti gjakatar!+ Ai është i tëri plot mashtrim e grabitje dhe preja nuk i ndahet.  Dëgjohet fshikullima e kamxhikut,+ rrapëllima e rrotave, kuajt që turren dhe karrocat që hovin.+  Kalorësit kalërojnë, shpatat flakërojnë, heshtat vetëtijnë.+ Ka mori të vrarësh, pirgje kufomash, të vdekur pa fund. Te trupat e vdekur ata pengohen pareshtur.  Të gjitha këto prej kurvërisë së madhe të prostitutës+ tërheqëse dhe me nur. Ajo ishte mjeshtre për shtrigëri, i zinte në lak kombet me kurvërinë e saj dhe popujt me shtrigëritë e saj.+  «Ja tek jam kundër teje,+—thotë Jehovai i ushtrive.—Unë do të t’i ngre cepat e rrobës sate deri në fytyrë, dhe kombet do të shohin lakuriqësinë+ tënde, kurse mbretëritë çnderimin tënd.  Do të të hedh përsipër gjëra të neveritshme+ dhe do të të bëj të përbuzshme. Unë do të të bëj shembull për të tjerët.+  Të gjithë ata që do të të shohin, do të ikin larg teje+ dhe me siguri do të thonë: ‘Ninevia është plaçkitur! Kush do t’ia qajë hallin?’ Ku të kërkoj ngushëllues për ty?  Mos je ti më e mirë se No-Amoni+ që gjendej buzë kanaleve të Nilit?+ Ujërat e rrethonin përqark. Deti ishte pasuria e tij, ishte muri i tij.  Etiopia me Egjiptin ishin tërë fuqia e tij,+ e cila ishte e pakufishme. Puti dhe libianët i vajtën në ndihmë.+ 10  Megjithëkëtë, edhe ai vajti në mërgim, shkoi në robëri.+ Edhe fëmijët e tij u bënë copë e çikë në krye të çdo rruge.+ Për të lavdishmit e tij hodhën short,+ dhe tërë njerëzve të tij me pozitë iu hodhën vargonjtë.+ 11  Edhe ti, pra, do të dehesh.+ Do të bëhesh si një gjë që rri e fshehur.+ Veç kësaj, vetë ti do të kërkosh një kala që të mbrohesh nga armiku.+ 12  Të gjitha vendet e tua të fortifikuara janë si fiqtë e hershëm, që nëse i tund, bien në gojën e atij që i ha.+ 13  Ja, njerëzit që ke në gjirin tënd janë si gratë.+ Portat e vendit tënd do të hapen patjetër para armiqve të tu. Shulat do t’i gllabërojë zjarri.+ 14  Nxirr ujë për rrethimin.+ Forcoji vendet e fortifikuara.+ Hyr në llucë e ngjish argjilë. Kap kallëpin e tullave. 15  Edhe atje do të të përpijë zjarri. Shpata do të të shfarosë+ e do të të gllabërojë si bëjnë larvat e karkalecit.+ Shtohu si larvat e karkalecit, shtohu si karkalecat. 16  I ke shtuar tregtarët e tu e i ke bërë më të shumtë se yjet e qiellit.+ Karkalecat e rinj heqin lëkurën, e pastaj fluturojnë tutje. 17  Rojat e tua janë si karkalecat dhe oficerët e tu të rekrutimit si mizëri karkalecash. Në ditë të ftohtë ndalen e zënë vend në vatha të gurta. Sapo dielli shkëlqen, ata ikin dhe vendi ku gjenden, nuk dihet se ku është.+ 18  Barinjtë e tu, o mbret i Asirisë, janë përgjumur.+ Fisnikët e tu rrinë të qetë në vendbanimet e tyre.+ Populli yt është shpërndarë nëpër male e s’ka kush ta mbledhë.+ 19  S’ka lehtësim për katastrofën tënde. Plaga jote s’ka shërim.+ Të gjithë ata që dëgjojnë lajmin për ty do të duartrokasin,+ pasi kush nuk e provoi vazhdimisht ligësinë tënde?»+

Shënime në fund të faqes