Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Naumi 2:1-13

2  Drejt teje po vjen ai që shpartallon.+ Ruaje vendin e fortifikuar dhe vëzhgoje udhën. Ngjishi ijët. Shtoje fuqinë.+  Jehovai do t’ia kthejë lavdinë Jakobit+ siç ia ktheu Izraelit, sepse shkretuesit shkretuan+ dhe shkatërruan bisqet e tyre.+  Mburojat e burrave të fuqishëm të mbretit janë lyer me të kuqe. Burrat e tij plot forcë janë veshur me rroba ngjyrë kërmëzi.+ Pajisjet e hekurta në karrocat e luftës flakërojnë si zjarri ditën kur ai bëhet gati për betejë, kurse heshtat me dru dëllinje+ fërgëllojnë.  Karrocat e luftës lëshohen si të çmendura+ nëpër rrugë. Turren poshtë e përpjetë shesheve. Duken si pishtarë, vrapojnë si rrufe.+  Mbreti do të kujtohet për fisnikët e tij.+ Ata do të pengohen rrugës,+ do të nxitojnë drejt murit të saj, dhe do të ngrihen barrikada.  Portat e lumenjve do të hapen dhe pallati do të shembet.  Është vendosur. Ajo është zbuluar dhe do ta marrin.+ Skllavet e saj do të ofshajnë si gugatin pëllumbat,+ duke goditur gjoksin pareshtur.+  Ninevia ka qenë gjithmonë+ si një rezervuar ujërash.+ Por ata po ia mbathin. «Ndaluni! Ndaluni!»—bërtasin, por askush nuk kthehet prapa.+  Plaçkitni argjend, plaçkitni ar,+ pasi ka thesare pa fund. Ka me bollëk lloj-lloj sendesh të dëshirueshme.+ 10  Boshllëk, zbrazëti dhe një qytet i shkretuar!+ Zemrat mpaken,+ gjunjët dridhen,+ kanë dhembje të forta mesi.+ Fytyrat e të gjithëve tregojnë ankth.+ 11  Ku është strofka e luanëve dhe shpella e luanëve të rinj me krifë, ku hynte e dilte+ luani e mbante këlyshin e tij, dhe askush nuk i trembte?+ 12  Luani shqyente sa për këlyshët e tij dhe mbyste për luaneshat e tij. Zgavrat i mbante të mbushura me pre dhe strofkat e tij me kafshë të shqyera.+ 13  «Ja tek jam kundër teje,—thotë Jehovai i ushtrive.+—Do t’i bëj tym e flakë karrocat e tua të luftës.+ Shpata do të gllabërojë luanët e rinj me krifë.+ Prenë tënde do ta shfaros nga faqja e dheut dhe zëri i lajmëtarëve të tu s’do të dëgjohet më.»+

Shënime në fund të faqes