Mikea 4:1-13

4  Në ditët e fundit,+ mali+ i shtëpisë+ së Jehovait do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve dhe do të ngrihet më lart se kodrat.+ Drejt tij do të vërshojnë popujt.+  Shumë kombe do të shkojnë e do të thonë: «Ejani,+ le të ngjitemi në malin e Jehovait dhe në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+ Ai do të na mësojë udhët e tij,+ dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+ Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jerusalemi+ fjala e Jehovait.  Ai do të gjykojë mes shumë popujve+ dhe do t’i ndreqë gjërat+ për kombe të fuqishme e të largëta.+ Ata do t’i farkëtojnë shpatat duke i kthyer në plore dhe heshtat në kiza për krasitje.+ Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.+  Kanë për t’u ulur secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet,+ dhe askush nuk do t’i trembë,+ sepse Jehovai i ushtrive ka folur me gojën e tij.+  Sepse të gjithë popujt do të ecin secili në emër të perëndisë së vet,+ kurse ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë,+ në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.+  «Atë ditë,—thotë Jehovai,—unë do të mbledh+ atë që çalonte,+ atë që ishte dëbuar dhe atë që e kam trajtuar keq.  Atë që çalonte, kam për ta bërë një mbetje+ dhe atë që ishte çuar larg, një komb të fuqishëm.+ Jehovai ka për të mbretëruar mbi ta në malin e Sionit, tani e përgjithmonë.+  Deri te ti, o kullë e kopesë, kodër e bijës së Sionit,+ deri te ti do të vijë. Po, ka për të ardhur sundimi i parë,+ mbretëria që i përket bijës së Jerusalemit.+  Pse, pra, vazhdon të bërtasësh kaq shumë?+ Mos vallë nuk ka më mbret te ti, apo mos vallë këshilltarët e tu kanë marrë fund, që të kanë zënë dhembjet si një grua që lind?+ 10  Vuaj nga dhembje të forta e përpëlitu si një grua që lind,+ o bijë e Sionit, sepse tani do të dalësh nga qyteti dhe ke për të banuar në fushë.+ Ke për të shkuar deri në Babiloni.+ Atje do të çlirohesh.+ Atje Jehovai do të të riblejë nga dora e armiqve të tu.+ 11  Por tani, kundër teje janë mbledhur shumë kombe që thonë: ‘Le të ndotet dhe sytë tanë le ta shohin nga lart Sionin.’+ 12  Por ata nuk kanë arritur t’i njohin mendimet e Jehovait, as nuk kanë arritur ta kuptojnë qëllimin e tij.+ Se ai ka për t’i mbledhur bashkë, si një rresht me drithë të sapokorrur në lëmë.+ 13  Çohu dhe shih, o bijë e Sionit,+ sepse bririn tënd do ta shndërroj në hekur, thundrat e tua do t’i shndërroj në bakër dhe ti ke për të bërë pluhur e hi shumë popuj.+ Përfitimin e tyre të padrejtë ke për t’ia kushtuar Jehovait+ dhe pasuritë e tyre Zotërisë së vërtetë të mbarë tokës,+ duke i vënë mënjanë si gjëra të ndaluara.»

Shënime në fund të faqes