Mikea 3:1-12

3  Pastaj thashë: «Dëgjoni, ju lutem, o krerë të Jakobit dhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit!+ A s’është vallë puna juaj të njihni drejtësinë?+  Por ju e urreni të mirën+ dhe doni të keqen,+ u rripni njerëzve lëkurën dhe ua shqisni mishin prej kockave.+  Ju keni ngrënë mishin e popullit tim+ dhe u keni rrjepur lëkurën, u keni thërrmuar kockat dhe i keni copëtuar, si copat që hidhen në kazan, si mishin në tenxhere.+  Atëherë ata do t’i thërrasin Jehovait për ndihmë, por ai s’do t’u përgjigjet.+ Ai do ta fshehë fytyrën e tij nga ata,+ për shkak të të këqijave që kryen.+  Kështu thotë Jehovai kundër profetëve, që po e çojnë popullin tim në rrugë të gabuar,+ që thërrasin ‘Paqe’+ nëse kanë diçka për të kafshuar me dhëmbë,+ por që i shpallin* luftë atij që nuk u fut gjë në gojë:+  ‘Prandaj do të keni natë,+ që të mos ketë më vegime.+ Do të keni errësirë, që të mos merreni më me fall. Dielli ka për të perënduar për profetët dhe dita ka për t’u bërë errësirë për ta.+  Vegimtarët+ kanë për t’u turpëruar+ dhe fallxhorët+ kanë për t’u zhgënjyer. Të gjithë kanë për të mbuluar mustaqet,+ sepse s’ka përgjigje nga Perëndia.’»+  Unë, përkundrazi, jam plot fuqi, falë frymës së Jehovait, plot drejtësi e forcë,+ që t’i tregoj Jakobit rebelimin e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.+  Dëgjoni këtë, ju lutem, o krerë të shtëpisë së Jakobit, dhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit,+ që ju ngjall neveri drejtësia dhe që shtrembëroni çdo gjë që është e drejtë;+ 10  që e ndërtoni Sionin duke derdhur gjak dhe Jerusalemin me padrejtësi.+ 11  Krerët e tij gjykojnë për të marrë ryshfet,+ priftërinjtë e tij mësojnë me pagesë,+ ndërsa profetët e tij merren me fall për para.+ E megjithatë, vazhdojnë të mbështeten te Jehovai e thonë: «A nuk është Jehovai mes nesh?+ Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne.»+ 12  Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si të ishte një arë, ndërsa Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+ dhe mali i shtëpisë së Perëndisë do të jetë si vendet e larta me pyje.

Shënime në fund të faqes

Ose «shenjtërojnë».