Mikea 1:1-16

1  Fjala e Jehovait që iu drejtua Mikesë+ nga Moresheti, në ditët e Jotamit,+ Akazit+ dhe Hezekisë,+ mbretërve të Judës,+ në një vegim lidhur me Samarinë+ dhe Jerusalemin:+  «Dëgjoni të gjithë ju, o popuj! Mbaj vesh, o tokë, dhe ju që e mbushni atë!+ Zotëria Sovran Jehova le të jetë dëshmitar kundër jush,+ po, Jehovai nga tempulli i tij i shenjtë.+  Sepse, ja, Jehovai po del nga vendi i tij+ dhe ka për të zbritur e ka për të shkelur vendet e larta të tokës.+  Malet kanë për t’u shkrirë poshtë tij+ dhe ultësirat do të treten si dylli nga zjarri,+ si ujëra që derdhen në rrëpirë.  E gjithë kjo për shkak të rebelimit të Jakobit dhe për shkak të mëkateve të shtëpisë së Izraelit.+ Kush e ka fajin për rebelimin e Jakobit? A nuk e ka vallë Samaria?+ Kush e ka fajin për vendet e larta të Judës?+ A nuk e ka vallë Jerusalemi?  Kam për ta bërë Samarinë një grumbull gërmadhash,+ një vend për të mbjellë vreshta. Do t’i rrokullis gurët e saj tatëpjetë luginës dhe do t’ia nxjerr themelet.+  Tërë shëmbëlltyrat e saj të skalitura do të bëhen copë-copë+ dhe gjithë dhuratat që ia kanë dhënë si pagë, do të digjen në zjarr.+ Pluhur e hi do t’i bëj gjithë idhujt e saj. I mblodhi ato nga gjërat që ishin dhënë si pagë prostitute, dhe tek ato gjëra që jepen si pagë prostitute, do të kthehen.»+  Për këtë arsye do të vajtoj e do të ulërij.+ Do të eci këmbëzbathur e lakuriq.+ Do të vajtoj si çakejtë dhe do të lëshoj britma të përvajshme si femra e strucit.  Sepse plaga e saj është e pashërueshme.+ Është shtrirë deri në Judë,+ ka mbërritur deri te portat e popullit tim, deri në Jerusalem.+ 10  «Mos e tregoni në Gath, mos qani fare!+ Në shtëpinë e Afrahut zhgërryhuni në pluhur.+ 11  Kalo lakuriq e me turp mbuluar,+ o banore e Shafirit! Banorja e Zananit nuk ka dalë. Kuja e Beth-Ezelit do të zërë vend pranë jush. 12  Sepse banorja e Marothit priste diçka të mirë,+ por e keqja zbriti nga Jehovai te porta e Jerusalemit.+ 13  Le t’i mbrehë kuajt në karrocë banorja e Lakishit.+ Për ty, o bijë e Sionit,+ ajo ishte fillimi i mëkatit, sepse te ti u gjend rebelimi i Izraelit.+ 14  Prandaj do t’i japësh dhurata lamtumire Moreshet-Gathit.+ Shtëpitë e Akzibit+ ishin një zhgënjim për mbretërit e Izraelit. 15  Do të të sjell një shpronësues,+ o banore e Mareshahut.+ Lavdia e Izraelit do të shkojë deri në Adulam.+ 16  Priti flokët dhe rruaje kokën për bijtë e tu që të kënaqnin aq shumë.+ Rruaje kokën si të shqiponjës, sepse ata kanë ikur larg teje në mërgim.»+

Shënime në fund të faqes