Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Mateu 5:1-48

5  Kur pa turmat, ai u ngjit në mal dhe, pasi u ul, dishepujt i shkuan pranë.  Ai nisi të fliste e t’i mësonte:  «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë,*+ sepse atyre u përket mbretëria e qiejve!+  Lum ata që vajtojnë, sepse do të ngushëllohen!+  Lum ata që janë me natyrë të butë,+ sepse do të trashëgojnë tokën!+  Lum ata që kanë uri dhe etje+ për drejtësinë, sepse do të ngopen!+  Lum të mëshirshmit,+ sepse do t’u tregohet mëshirë!  Lum ata me zemër të kulluar,+ sepse do të shohin Perëndinë!+  Lum paqebërësit,+ sepse do të quhen ‘bij+ të Perëndisë’! 10  Lum ata që përndiqen+ për hir të drejtësisë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve! 11  Lum ju, kur njerëzit ju poshtërojnë+ e ju përndjekin+ dhe duke gënjyer thonë çdo lloj gjëje të ligë kundër jush për shkakun tim! 12  Gëzoni dhe hovni nga gëzimi,+ sepse i madh është shpërblimi+ juaj në qiej; kështu i përndoqën edhe profetët+ përpara jush. 13  Ju jeni kripa+ e tokës, mirëpo, nëse kripa e humb shijen, si do t’i kthehet kripësia? Nuk mund të përdoret më për asgjë, veçse për t’u hedhur jashtë,+ që të shkelet nga njerëzit. 14  Ju jeni drita e botës.+ Një qytet nuk mund të fshihet, nëse ndodhet në mal. 15  Një llambë nuk ndizet për t’u vendosur nën shinik,*+ por në mbajtësen e vet, dhe u bën dritë gjithë atyre që janë në shtëpi. 16  Po ashtu le të ndriçojë drita+ juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera+ dhe t’i japin lavdi+ Atit tuaj që është në qiej. 17  Mos mendoni se erdha të zhvleftësoj Ligjin+ ose fjalët e profetëve. Nuk erdha për të zhvleftësuar, por për të plotësuar.+ 18  Vërtet po ju them se më shpejt do të zhdukej qielli dhe toka,+ sesa të zhdukej shkronja më e vogël ose një pjesëz e një shkronje nga Ligji, pa ndodhur më parë gjithë këto gjëra.+ 19  Kushdo që shkel+ një nga këto urdhërime më të vogla dhe i mëson edhe njerëzit të bëjnë kështu, do të quhet ‘i vogël’ për të hyrë në mbretërinë e qiejve.+ Kushdo që i zbaton ato dhe ua mëson+ të tjerëve, ky do të quhet ‘i madh’+ për të hyrë në mbretërinë e qiejve. 20  Sepse po ju them se po të mos jeni më të drejtë se skribët dhe farisenjtë,+ nuk do të hyni+ kurrsesi në mbretërinë e qiejve. 21  Ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos vrit,+ dhe kushdo që kryen një vrasje,+ do të japë llogari para gjyqit.’+ 22  Megjithatë, unë po ju them se kushdo që vazhdon të jetë i zemëruar+ me vëllanë e vet, do të japë llogari+ para gjyqit. Kushdo që i drejtohet vëllait të vet me një fyerje të rëndë* do të japë llogari para Gjykatës së Lartë, dhe kushdo që thotë: ‘Njeri i poshtër!’ rrezikon të dënohet në Gehenën* e zjarrtë.+ 23  Nëse ti po sjell flinë tënde në altar,+ dhe atje kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje,+ 24  lëre flinë atje, para altarit, dhe ik. Bëj më parë paqe me vëllanë tënd,+ dhe pastaj, kur të jesh kthyer, paraqit flinë tënde.+ 25  Rregulloji shpejt punët me atë që ka ngritur padi kundër teje, sa je ende udhës bashkë me të për në gjyq, me qëllim që paditësi+ të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi te nëpunësi i gjyqit, e kështu të hidhesh në burg. 26  Me të vërtetë po të them: nuk do të dalësh që andej, pa paguar edhe qindarkën* e fundit.+ 27  Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Mos kryej kurorëshkelje.’+ 28  Por unë po ju them se kushdo që vazhdon ta shikojë një grua+ aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje+ me të në zemrën+ e vet. 29  Nëse syri yt i djathtë po të bëhet pengesë, hiqe dhe flake tej.+ Sepse është më mirë të humbasësh një nga gjymtyrët, sesa të hidhet në Gehenë i gjithë trupi yt.+ 30  Gjithashtu, nëse dora jote e djathtë po të bëhet pengesë, prite dhe flake tej.+ Sepse është më mirë të humbasësh një nga gjymtyrët, sesa të përfundojë në Gehenë i gjithë trupi yt. 31  Veç kësaj, është thënë: ‘Kushdo që divorcohet+ nga gruaja, le t’i japë asaj një dëshmi divorci.’+ 32  Megjithatë, unë po ju them se ai që divorcohet nga gruaja, përveç rastit kur ajo ka kryer kurvëri,+ e vë atë në rrezik që të kryejë kurorëshkelje,+ dhe kushdo që martohet me një grua të divorcuar, kryen kurorëshkelje.+ 33  Përsëri, ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos u beto+ më kot, por mbaji zotimet që ke marrë para Jehovait.’+ 34  Megjithatë, unë po ju them: mos u betoni+ fare, as për qiellin, sepse është froni+ i Perëndisë, 35  as për tokën, sepse është stoli i këmbëve+ të tij dhe as për Jerusalemin, sepse është qyteti+ i Mbretit të madh. 36  Mos u beto as për kokën tënde, sepse s’e bën dot një fije floku të bardhë a të zezë. 37  Por nëse thoni «Po», le të jetë «Po», dhe nëse thoni «Jo», le të jetë «Jo»,+ sepse ato që thuhen më tepër se kaq, vijnë nga i ligu.+ 38  Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb.’+ 39  Megjithatë, unë po ju them: mos kundërvepro ndaj njeriut të lig, por atij që të jep një shuplakë në faqen e djathtë,+ ktheji edhe tjetrën. 40  Nëse dikush do të të hedhë në gjyq e të marrë veshjen tënde të poshtme, jepi edhe të sipërmen.+ 41  Nëse dikush të detyron të ecësh* me të një kilometër, shko me të dy kilometra.+ 42  Jepi atij që të kërkon dhe mos i kthe krahët atij që të lyp hua.*+ 43  Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Duaje të afërmin+ dhe urreje armikun.’+ 44  Megjithatë, unë po ju them: vazhdoni të doni armiqtë tuaj+ e të luteni për ata që ju përndjekin,+ 45  që të jeni bij të Atit tuaj që është në qiej,+ sepse ai e bën diellin e tij të ngrihet mbi të ligjtë e mbi të mirët dhe bën që të bjerë shi mbi të drejtët e mbi të padrejtët.+ 46  Sepse, nëse doni ata që ju duan, çfarë shpërblimi keni?+ A nuk bëjnë njësoj edhe taksambledhësit? 47  E nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, ç’gjë të jashtëzakonshme po bëni? A nuk bëjnë njësoj edhe njerëzit nga bota?* 48  Prandaj jini të përsosur, sikurse është i përsosur Ati juaj qiellor.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «që janë të varfër në frymë».
Enë që shërben si masë drithi.
Ose «një fjalë përbuzëse që s’ta nxë goja». Fjala greke rhaká e përshkruan një person si torollak.
Shih Shtojcën 3C.
Fjalë për fjalë «kuadran», monedhë me shumë pak vlerë.
Fjalë për fjalë «të shërbesh angari».
Domethënë, hua pa kamatë.
Ose «nga kombet».