Mateu 19:1-30

19  Kur mbaroi këto fjalë, Jezui u nis nga Galilea dhe vajti në kufijtë e Judesë, matanë Jordanit.+  Edhe atje e ndoqi një turmë e madhe, dhe ai i shëroi.+  Disa farisenj iu afruan dhe e pyetën, që ta tundonin: «A është e ligjshme që burri ta divorcojë gruan për çdo lloj arsyeje?»+  Ai iu përgjigj: «A nuk e keni lexuar se ai që i krijoi që nga fillimi, i bëri ata mashkull dhe femër?+  A nuk e keni lexuar edhe që tha: ‘Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën+ e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.’+  Kështu që nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»+  Ata e pyetën: «Përse, atëherë, Moisiu porositi që t’i japë një dëshmi se e ka përzënë dhe ta divorcojë?»+  Ai u tha: «Moisiu ju bëri këtë lëshim që të divorconi gratë tuaja për shkak të zemërgurësisë suaj,+ por në fillim nuk ishte kështu.+  Unë po ju them se kushdo që divorcohet nga gruaja, përveç rastit kur ajo kryen kurvëri, dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje.»+ 10  Dishepujt i thanë: «Nëse është kështu puna mes burrit dhe gruas, atëherë është më mirë të mos martohesh.»+ 11  Ai u tha: «Jo të gjithë njerëzit u bëjnë vend këtyre fjalëve, por vetëm ata që kanë dhuratën.+ 12  Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë,+ ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka nga ata që janë bërë vetë eunukë, për hir të mbretërisë së qiejve. Kush mund ta pranojë këtë, le ta pranojë.»+ 13  Pastaj i çuan disa fëmijë të vegjël, që të vinte duart mbi ta e të lutej, por dishepujt i qortuan.+ 14  Atëherë Jezui tha: «Lërini rehat fëmijët dhe mos i pengoni më të vijnë tek unë, sepse mbretëria e qiejve u përket atyre që janë si këta.»+ 15  Pastaj vuri duart mbi ta dhe iku që andej.+ 16  Atëherë iu afrua dikush dhe e pyeti: «Mësues, ç’të mirë duhet të bëj që të kem jetën e përhershme?»+ 17  Ai iu përgjigj: «Pse më pyet mua se çfarë është e mirë? Një i vetëm është i mirë.+ Prandaj, nëse dëshiron të kesh jetën, zbato vazhdimisht urdhërimet.»+ 18  Ai e pyeti: «Cilat?»+ Jezui i tha: «Po ja, mos vrit,+ mos kryej kurorëshkelje,+ mos vidh,+ mos jep dëshmi të rreme,+ 19  ndero atin dhe nënën tënde+ dhe duaje të afërmin tënd si veten.»+ 20  I riu i tha: «I kam bërë të gjitha këto. Çfarë më mungon akoma?» 21  Jezui iu përgjigj: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur, shko, shit zotërimet e tua dhe paratë jepua të varfërve, e do të kesh një thesar në qiell.+ Pastaj eja e bëhu ithtari im.»+ 22  Kur i riu i dëgjoi këto fjalë, iku i hidhëruar, sepse kishte shumë zotërime.+ 23  Por Jezui u tha dishepujve të tij: «Vërtet po ju them se një i pasur do ta ketë të vështirë të futet në mbretërinë e qiejve.+ 24  Përsëri po ju them: është më e lehtë që të kalojë një deve nëpër një vrimë gjilpëre, sesa të futet një i pasur në mbretërinë e Perëndisë.»+ 25  Kur dishepujt e dëgjuan këtë, u habitën shumë dhe thanë: «Kush mund të shpëtojë vallë?»+ 26  Duke i parë në sy, Jezui u tha: «Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë gjithçka është e mundur.»+ 27  Atëherë Pjetri i tha: «Ja, ne lamë gjithçka dhe të ndoqëm. Vallë, ç’do të ketë për ne?»+ 28  Jezui u përgjigj: «Vërtet po ju them se në përtëritjen e krijimit, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që më keni ndjekur, do të uleni edhe vetë në dymbëdhjetë frone dhe do të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit.+ 29  Kushdo që ka lënë shtëpi ose vëllezër, motra, baba, nënë, fëmijë, a toka për hir të emrit tim, do të marrë shumë herë më tepër dhe do të trashëgojë jetën e përhershme.+ 30  Por shumë që janë të parët, do të jenë të fundit, dhe të fundit do të jenë të parët.+

Shënime në fund të faqes