Mateu 16:1-28

16  Atje iu afruan farisenjtë+ e saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t’u tregonte një shenjë nga qielli.+  Ai iu përgjigj: «[[Kur bie mbrëmja, ju e keni zakon të thoni: ‘Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është flakë i kuq’  dhe në mëngjes: ‘Sot do të jetë si mot dimri me shi, sepse qielli është flakë i kuq, por i vranët.’ Ju dini të interpretoni shenjat e qiellit, por nuk interpretoni dot shenjat e kohëve.]]+  Një brez i lig dhe kurorëshkelës vazhdon të kërkojë një shenjë, por nuk do t’i jepet asnjë shenjë,+ përveç shenjës së Jonait.»+ Pas kësaj, ai iku dhe i la pas.+  Edhe dishepujt kaluan në bregun tjetër, mirëpo harruan të merrnin bukë me vete.+  Jezui u tha: «Rrini syhapur dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve.»+  Atëherë ata nisën të arsyetonin me njëri-tjetrin: «Ne nuk kemi marrë me vete asnjë bukë.»  Duke e ditur këtë, Jezui i pyeti: «O besëpakë!+ Ç’është ky arsyetim që bëni, që s’keni bukë?  Akoma nuk e kuptoni apo nuk ju kujtohen pesë bukët në rastin e pesë mijë vetave dhe sa shporta mblodhët?+ 10  Po shtatë bukët në rastin e katër mijë vetave dhe sa shporta mblodhët?+ 11  Si vallë nuk e kuptoni se nuk ju fola për bukë, por që të ruheni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve?!»+ 12  Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u tha të ruheshin nga majaja e bukës, por nga mësimet+ e farisenjve dhe të saducenjve. 13  Kur shkoi në viset e Cezaresë së Filipit, Jezui i pyeti dishepujt: «Çfarë thonë njerëzit: kush është Biri i njeriut?»+ 14  Ata thanë: «Disa thonë Gjon Pagëzori,+ të tjerë Elija,+ disa të tjerë Jeremia ose një nga profetët.» 15  Ai i pyeti: «Po ju ç’thoni: kush jam unë?»+ 16  Simon Pjetri iu përgjigj: «Ti je Krishti,+ Biri i Perëndisë së gjallë.»+ 17  Atëherë Jezui ia ktheu: «Lum ti, o Simon, bir i Jonait, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi dhe gjaku, por Ati im që është në qiej.+ 18  Gjithashtu, po të them: ti je Pjetri,*+ dhe mbi këtë shkëmb+ unë do të ndërtoj kongregacionin* tim dhe portat e Hadesit+ nuk do të ngadhënjejnë mbi të.+ 19  Unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve dhe çdo gjë që do të lidhësh në tokë, tashmë do të jetë lidhur në qiej, dhe çdo gjë që do të zgjidhësh në tokë, tashmë do të jetë zgjidhur në qiej.»+ 20  Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht dishepujt që të mos i thoshin askujt se ai ishte Krishti.+ 21  Që nga ajo kohë, Jezu Krishti nisi t’u tregonte dishepujve të tij se ai do të shkonte në Jerusalem dhe do të vuante shumë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët, se do të vritej dhe do të ngrihej nga të vdekurit ditën e tretë.+ 22  Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortonte: «Ji i mirë me veten, Zotëri. Ti nuk ke pse të përfundosh kështu.»+ 23  Por Jezui i ktheu shpinën dhe i tha: «Largohu nga unë, Satana!+ Ti je pengesë për mua, sepse nuk mendon si mendon Perëndia,+ por si njerëzit.» 24  Atëherë Jezui u tha dishepujve: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e vet të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.+ 25  Sepse, kushdo që dëshiron ta shpëtojë shpirtin e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet shpirtin e vet për hirin tim, do ta gjejë.+ 26  Ç’dobi do të ketë njeriu nëse fiton gjithë botën, por humbet shpirtin e vet?+ Apo çfarë do të japë një njeri në këmbim+ të shpirtit? 27  Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij, dhe atëherë do ta shpërblejë secilin sipas sjelljes.+ 28  Vërtet po ju them se disa nga këta që po qëndrojnë këtu, nuk do ta shijojnë fare vdekjen pa e parë më parë Birin e njeriut të vijë si mbret.»+

Shënime në fund të faqes

Greqisht: «shkëmb, copë shkëmbi».
Një grup njerëzish i mbledhur së bashku për një qëllim apo veprimtari të veçantë. Greqisht ekklesía, nga ek, që do të thotë «jashtë» dhe kaléo, që do të thotë «thërras». Pra, ka të bëjë me një grup njerëzish që janë thirrur apo mbledhur së bashku.