Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Mateu 1:1-25

1  Libri i historisë+ së Jezu Krishtit, birit të Davidit,+ birit të Abrahamit:+   Abrahamit i lindi Isaku;+Isakut i lindi Jakobi;+Jakobit i lindi Juda+ dhe vëllezërit e tij;   Judës i lindën nga Tamara Perezi+ dhe Zerahu;Perezit i lindi Hezroni;+Hezronit i lindi Rami;+   Ramit i lindi Aminadabi;Aminadabit i lindi Nahasoni;+Nahasonit i lindi Salmoni;+   Salmonit i lindi nga Rahaba+ Boazi;Boazit i lindi nga Rutha Obedi;+Obedit i lindi Jeseu;+   Jeseut i lindi Davidi,+ mbreti.+Davidit i lindi nga gruaja e Uriahut Solomoni;+   Solomonit i lindi Rehoboami;+Rehoboamit i lindi Abijahu;Abijahut+ i lindi Asa;+   Asës i lindi Jehozafati;+Jehozafatit i lindi Jehorami;+Jehoramit i lindi Uziahu;   Uziahut i lindi Jotami;Jotamit+ i lindi Akazi;+Akazit i lindi Hezekia;+ 10  Hezekisë i lindi Manaseu;+Manaseut+ i lindi Amoni;+Amonit+ i lindi Josia; 11  Josisë+ i lindi Jekonia+ dhe vëllezërit e tij gjatë kohës së dëbimit në Babiloni.+ 12  Pas dëbimit në Babiloni, Jekonisë i lindi Shealtieli;+Shealtielit i lindi Zorobabeli;+ 13  Zorobabelit i lindi Abiudi;Abiudit i lindi Eliakimi;Eliakimit i lindi Azori; 14  Azorit i lindi Sadoku;Sadokut i lindi Akimi;Akimit i lindi Eliudi; 15  Eliudit i lindi Eleazari;Eleazarit i lindi Matani;Matanit i lindi Jakobi; 16  Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, nga e cila lindi Jezui,+ që quhet Krisht.+ 17  Nga Abrahami deri te Davidi, ishin gjithsej katërmbëdhjetë breza, dhe nga Davidi deri te dëbimi në Babiloni katërmbëdhjetë breza, dhe nga dëbimi në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë breza. 18  Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: gjatë kohës që e ëma, Maria, ishte e fejuar+ me Jozefin, ajo ishte* shtatzënë me anë të frymës së shenjtë,+ përpara se ata të martoheshin. 19  Megjithatë Jozefi, burri i saj, meqenëse ishte i drejtë dhe nuk donte që ajo të turpërohej para të gjithëve,+ mendoi të divorcohej+ nga ajo fshehurazi. 20  Por, pasi i kishte bluar me mend këto gjëra, engjëlli i Jehovait iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh gruan tënde, Marinë, në shtëpi, sepse ç’është ngjizur në të, është nga fryma e shenjtë.+ 21  Ajo do të lindë një djalë, dhe ti do t’ia vësh emrin Jezu,+ sepse ai do ta shpëtojë+ popullin e tij+ nga mëkatet.»+ 22  Në të vërtetë, e gjithë kjo ndodhi që të përmbushej ajo që Jehovai kishte thënë+ nëpërmjet profetit+ të tij: 23  «Ja, virgjëresha+ do të mbetet shtatzënë e do të lindë një djalë dhe do t’ia vënë emrin Emanuel»,+ që kur përkthehet do të thotë: «Me ne është Perëndia.»+ 24  Atëherë Jozefi u zgjua nga gjumi dhe bëri siç e kishte urdhëruar engjëlli i Jehovait: e mori në shtëpi gruan e tij. 25  Por nuk pati marrëdhënie seksuale+ me të, derisa ajo lindi një djalë;+ dhe ia vuri emrin Jezu.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «u gjend».