Marku 3:1-35

3  Ai hyri përsëri në një sinagogë, dhe atje ishte një njeri me dorë të tharë.+  Farisenjtë po e vëzhgonin me kujdes, për të parë a do ta shëronte në sabat, dhe kështu ta akuzonin.+  Ai i tha njeriut me dorë të tharë: «Ngrihu dhe dil në mes.»  Pastaj i pyeti: «Cilat vepra është e ligjshme të bëhen në sabat: të mira apo të këqija, ta shpëtosh një shpirt apo ta vrasësh?»+ Mirëpo ata heshtën.  Pasi pa rreth e rrotull me indinjatë, krejt i hidhëruar për zemrën e tyre të pandjeshme,+ Jezui i tha njeriut: «Shtrije dorën!» Ai e shtriu dhe dora iu shërua.+  Në këto fjalë e sipër, farisenjtë dolën dhe menjëherë filluan të këshilloheshin kundër tij me ithtarët e partisë së Herodit,+ për ta vrarë.+  Por Jezui bashkë me dishepujt u largua drejt detit, dhe një turmë e madhe nga Galilea dhe Judea e ndoqi.+  Me të dëgjuar se sa gjëra po bënte, tek ai erdhën edhe një turmë e madhe nga Jerusalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit dhe nga rrethinat e Tirit+ e të Sidonit.  Ai u tha dishepujve që të kishin gjithnjë gati një barkë të vogël për të, që turma të mos e shtynte. 10  Sepse ai shëroi shumë veta, prandaj të gjithë ata që kishin sëmundje të rënda, vërsuleshin për ta prekur.+ 11  Edhe frymërat e ndyra+ kur e shihnin, binin përpara tij dhe thërritnin: «Ti je Biri i Perëndisë.»+ 12  Por shumë herë ai i urdhëroi rreptësisht të mos tregonin për të.+ 13  Pastaj Jezui u ngjit në një mal, thirri ata që dëshironte,+ dhe ata shkuan tek ai.+ 14  Zgjodhi dymbëdhjetë veta dhe i quajti «apostuj», që të qëndronin me të, t’i dërgonte për të predikuar+ 15  dhe të kishin autoritet për të dëbuar demonët.+ 16  Në këtë grup me dymbëdhjetë veta ishin: Simoni, të cilin ai e mbiquajti Pjetër,+ 17  Jakovi, i biri i Zebedeut, Gjoni, vëllai i Jakovit,+ (këta i mbiquajti Boanerges, që do të thotë «Bij të bubullimës»), 18  Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakovi, i biri i Alfeut, Tadeu, Simon i zellshmi* 19  dhe Judë Iskarioti, i cili më vonë e tradhtoi.+Pastaj shkoi në një shtëpi. 20  Turma u mblodh përsëri, dhe ata nuk mundën të hanin as bukë.+ 21  Mirëpo, kur e morën vesh njerëzit e vet,+ dolën ta kapnin, sepse thoshin: «Ai ka luajtur mendsh.»+ 22  Edhe skribët që zbritën nga Jerusalemi, thoshin: «Ai ka Belzebubin dhe i dëbon demonët me anë të sundimtarit të demonëve.»+ 23  Por ai i thirri pranë dhe nisi t’u thoshte me ilustrime: «Si mund të dëbojë Satanai Satanain? 24  E pra, nëse një mbretëri përçahet, nuk qëndron dot.+ 25  Edhe një shtëpi nëse përçahet, nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë.+ 26  Po ashtu, nëse Satanai është çuar kundër vetes dhe është përçarë, nuk qëndron dot, por po i vjen fundi.+ 27  Në të vërtetë, askush që futet në shtëpinë e një njeriu të fortë, nuk mund ta plaçkitë,+ po të mos e lidhë më parë atë. Vetëm atëherë mund t’ia plaçkitë shtëpinë.+ 28  Vërtet po ju them se bijve të njerëzve do t’u falet gjithçka, pavarësisht ç’mëkate bëjnë dhe ç’blasfemi thonë.+ 29  Por, kushdo që blasfemon kundër frymës së shenjtë, nuk do të ketë falje kurrën e kurrës. Ai është fajtor për mëkat të përhershëm.»+ 30  Ua tha këtë sepse ata thoshin: «Ai ka një frymë të ndyrë.»+ 31  Ndërkohë, erdhën nëna dhe vëllezërit e tij.+ Ata qëndruan jashtë dhe dërguan dikë tek ai që ta thërriste.+ 32  Mirëpo atë e kishte rrethuar një turmë, prandaj i thanë: «Nëna jote dhe vëllezërit e tu po të kërkojnë jashtë.»+ 33  Por ai u përgjigj: «Kush është nëna ime dhe cilët janë vëllezërit e mi?»+ 34  Pastaj, shikoi rreth e qark nga ata që ishin ulur përreth dhe tha: «Shikoni, ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!+ 35  Vëllai im dhe motra e nëna ime është kushdo që bën vullnetin e Perëndisë.»+

Shënime në fund të faqes

Fjala aramaike kananen do të thotë «i zellshëm».