Marku 2:1-28

2  Megjithatë, pas disa ditësh, ai hyri përsëri në Kapernaum, dhe njerëzit e morën vesh se ishte në shtëpi.+  Prandaj, u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk kishte më vend as afër derës. Atëherë ai filloi t’u thoshte atyre lajmin e mirë.+  Disa njerëz i çuan një paralitik, që e mbanin katër veta.+  Por, meqë për shkak të turmës nuk ishin në gjendje ta çonin drejt e te Jezui, ata zbuluan çatinë sipër vendit ku ndodhej ai. Pastaj hapën një të çarë dhe ulën vigun ku ishte shtrirë paralitiku.+  Kur pa besimin e tyre,+ Jezui i tha paralitikut: «Bir, mëkatet e tua të janë falur.»+  Aty ishin disa skribë, që rrinin ulur e arsyetonin me vete:*+  «Pse flet kështu ky njeri? Ai po blasfemon. Kush mund të falë mëkatet, përveç njërit, Perëndisë?»+  Por, me anë të frymës së tij, Jezui e dalloi menjëherë se ç’po arsyetonin me vete, prandaj u tha: «Përse po arsyetoni kështu me vete?+  Çfarë është më e lehtë, t’i thuash paralitikut: ‘Mëkatet e tua të janë falur’, apo: ‘Ngrihu, merr vigun dhe ec.’+ 10  Megjithatë, që ju ta dini se Biri i njeriut+ ka autoritet të falë mëkatet në tokë+. . .», ai i tha paralitikut: 11  «Unë të them, ngrihu, merr vigun dhe shko në shtëpi.»+ 12  Atëherë ai u ngrit, mori menjëherë vigun dhe doli përpara të gjithëve.+ Të tërë mbetën gojëhapur dhe i dhanë lavdi Perëndisë: «Kurrë s’e kemi parë një gjë të tillë.»+ 13  Jezui doli sërish buzë detit dhe e gjithë turma shkoi tek ai, e ai filloi t’i mësonte. 14  Dhe, kur shkoi më tutje, vuri re Levin,+ birin e Alfeut, i cili po rrinte ulur në zyrën e taksave, dhe i tha: «Bëhu ithtari im.» Ai u çua dhe e ndoqi.+ 15  Më vonë, Jezui dhe dishepujt e tij ishin shtruar në tryezë në shtëpinë e Mateut bashkë me shumë taksambledhës+ e mëkatarë. Shumë nga këta filluan ta ndiqnin.+ 16  Kur panë se ai po hante me mëkatarët dhe taksambledhësit, skribët e farisenjve zunë të pyesnin dishepujt e tij: «Si ha ai me taksambledhësit dhe mëkatarët?!»+ 17  Jezui i dëgjoi dhe u tha: «Ata që janë të fortë, nuk kanë nevojë për mjek, kurse ata që janë të sëmurë, po. Unë nuk erdha të thërras të drejtët, por mëkatarët.»+ 18  Dishepujt e Gjonit dhe farisenjtë e kishin zakon të agjëronin. Prandaj erdhën dhe e pyetën: «Përse dishepujt e Gjonit dhe dishepujt e farisenjve e kanë zakon të agjërojnë, kurse dishepujt e tu jo?»+ 19  Atëherë Jezui u tha: «A mund të agjërojnë, vallë, miqtë e dhëndrit, ndërsa dhëndri është me ta?+ Për aq kohë sa dhëndri është me ta, ata nuk mund të agjërojnë.+ 20  Por do të vijnë ditët kur dhëndrin do t’ua marrin, dhe atëherë, atë ditë do të agjërojnë.+ 21  Askush nuk e arnon një rrobë të vjetër me një copë pëlhure të re. Përndryshe, pëlhura e re futet në ujë dhe shqyhet nga e vjetra. Kështu rroba griset edhe më keq.+ 22  Po ashtu, askush nuk shtie verë të re në calikë të vjetër, përndryshe vera i çan calikët, dhe kështu shkojnë dëm si vera, ashtu edhe calikët.+ Por vera e re shtihet në calikë të rinj.»+ 23  Një ditë sabati ai po kalonte përmes arave me grurë. Udhës dishepujt e tij nisën të këputnin+ kallinj gruri.+ 24  Atëherë farisenjtë e pyetën: «Pa shiko! Pse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme në sabat?»+ 25  Ai ua ktheu: «Asnjëherë nuk e keni lexuar se çfarë bëri Davidi+ kur u gjend në nevojë dhe e mori uria atë dhe ata që ishin me të?+ 26  Se si hyri në shtëpinë e Perëndisë, në tregimin për Abiatarin,+ kreun e priftërinjve, dhe hëngri bukët e paraqitjes,+ të cilat nuk është e ligjshme+ t’i hajë askush përveç priftërinjve, e u dha edhe burrave që ishin me të.»+ 27  Ai vazhdoi: «Sabati u bë për njeriun,+ dhe jo njeriu për sabatin.+ 28  Prandaj, Biri i njeriut është Zotëri edhe i sabatit.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «në zemrat e tyre». Njësoj edhe në vargun 8.