Marku 12:1-44

12  Ai nisi t’u thoshte ilustrime: «Një njeri mbolli një vresht,+ e rrethoi me gardh, gërmoi një vend për shtypësen e rrushit, ngriti një kullë,+ ua la me qira kultivuesve+ dhe udhëtoi në dhé të huaj.+  Në stinën e duhur, ai dërgoi te kultivuesit një skllav, që të merrte nga ata një pjesë të fryteve të vreshtit.+  Por ata e morën, e rrahën dhe e kthyen mbrapsht duarbosh.+  Ai u dërgoi një skllav tjetër, të cilin ata e goditën në kokë dhe e çnderuan.+  Pastaj u dërgoi edhe një tjetër, por edhe këtë e vranë. Dërgoi edhe shumë të tjerë, por ata disa i rrahën e disa i vranë.  Ai kishte edhe një bir të dashur,+ që e dërgoi të fundit dhe tha: ‘Tim bir do ta respektojnë.’+  Por kultivuesit i thanë njëri-tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari.+ Ejani ta vrasim dhe trashëgimia do të bëhet jona!’+  Kështu, e kapën, e vranë+ dhe e flakën jashtë vreshtit.+  Çfarë do të bëjë i zoti i vreshtit? Ai do të vijë, do t’i vrasë kultivuesit dhe vreshtin+ do t’ua japë të tjerëve.+ 10  Nuk e keni lexuar kurrë këtë shkrim: ‘Guri+ që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri kryesor i qoshes.+ 11  Këtë gur e bëri vetë Jehovai, dhe është i mrekullueshëm në sytë tanë.’»+ 12  Kur e kuptuan se ai e tha ilustrimin për ta, ata filluan të kërkonin një mënyrë se si ta kapnin, por kishin frikë nga turma. Prandaj e lanë dhe ikën.+ 13  Më pas, i dërguan disa farisenj dhe disa nga ithtarët e partisë së Herodit,+ që ta kapnin me fjalët e veta.+ 14  Këta erdhën dhe i thanë: «Mësues, ne e dimë që ti thua të vërtetën dhe nuk mban anën e askujt, sepse nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve, por mëson udhën e Perëndisë në përputhje me të vërtetën.+ A është e ligjshme t’i paguhet Cezarit haraç për kokë, apo jo? 15  Duhet ta paguajmë apo jo?»+ Meqë e pikasi hipokrizinë e tyre, ai u tha: «Përse më vini në provë? Pa më sillni një denar që ta shikoj.»+ 16  Ata i çuan një denar dhe ai i pyeti: «Të kujt janë kjo shëmbëlltyrë dhe ky mbishkrim?» Ata iu përgjigjën: «Të Cezarit.»+ 17  Atëherë Jezui u tha: «Paguajini Cezarit gjërat e Cezarit,+ kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.»+ Dhe ata filluan të mrekulloheshin me të.+ 18  Pastaj erdhën saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje. Ata e pyetën:+ 19  «Mësues, Moisiu na shkroi që, nëse dikush vdes dhe lë pas gruan, por nuk lë fëmijë, gruan duhet ta marrë i vëllai+ dhe t’i lërë atij pasardhës.+ 20  Ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, por vdiq pa lënë pasardhës.+ 21  Prandaj gruan e mori i dyti, por edhe ai vdiq pa lënë pasardhës, e njësoj edhe i treti. 22  Të shtatë nuk lanë asnjë pasardhës. E fundit fare vdiq gruaja.+ 23  Kur të ringjallet, cili do ta marrë? Sepse të shtatë e patën për grua.»+ 24  Jezui iu përgjigj: «Pikërisht këtu gaboni, sepse nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë.+ 25  Sepse, kur të ngrihen nga të vdekurit, as burrat, as gratë nuk do të martohen, por do të jenë posi engjëjt në qiej.+ 26  Sa për ngritjen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, në tregimin për kaçubën me gjemba, se si Perëndia i tha: ‘Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit.’+ 27  Ai nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve. Ju e keni shumë gabim.»+ 28  Një nga skribët që ishte afruar dhe i dëgjoi të diskutonin, duke e ditur se u ishte përgjigjur mirë, e pyeti: «Cili është i pari i të gjitha urdhërimeve?»+ 29  Jezui u përgjigj: «I pari është: ‘Dëgjo, o Izrael, Jehovai, Perëndia ynë, është një Jehova,+ 30  dhe duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde.’+ 31  I dyti është: ‘Duaje të afërmin tënd si veten.’+ Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.» 32  Skribi i tha: «Mësues, mirë e the dhe në përputhje me të vërtetën, se ‘Ai është Një dhe se nuk ka tjetër veç Tij’.+ 33  Gjithashtu, ta duash atë me gjithë zemër, me gjithë kuptueshmërinë e me gjithë forcën, si dhe ta duash të afërmin si veten, vlen shumë më tepër se gjithë blatimet e plota të djegura dhe flijimet.»+ 34  Jezui e kuptoi se ai u përgjigj me zgjuarsi, prandaj i tha: «Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë.» Por askush nuk kishte më guxim ta pyeste.+ 35  Ndërsa mësonte në tempull, Jezui pyeti: «Si vallë thonë skribët se Krishti është bir i Davidit?+ 36  Vetë Davidi tha me anë të frymës së shenjtë:+ “Jehovai i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time, derisa t’i vë armiqtë e tu poshtë këmbëve të tua.’”+ 37  Davidi vetë e quan ‘Zotëri’, si atëherë na dalka bir i tij?»+Dhe turma e madhe po e dëgjonte me ëndje.+ 38  Ai vazhdoi t’i mësonte: «Ruhuni nga skribët,+ që u pëlqen të vijnë vërdallë me petka të gjata, t’i përshëndetin nëpër sheshe pazari, 39  që duan vendet e para në sinagoga dhe kryet e vendit nëpër darka.+ 40  Ata gllabërojnë shtëpitë+ e vejushave dhe bëjnë lutje të gjata për t’u dukur. Ata do të marrin një gjykim më të ashpër.»+ 41  Pastaj u ul përballë arkave të thesarit+ dhe nisi të vërente se si turma po hidhte para në to. Shumë të pasur po hidhnin shumë monedha.+ 42  Erdhi edhe një vejushë e varfër dhe hodhi dy qindarka.*+ 43  Prandaj, ai thirri dishepujt e tij pranë dhe u tha: «Vërtet po ju them se kjo vejushë e varfër hodhi më shumë se të gjithë ata që hedhin para në arkat e thesarit,+ 44  sepse ata të gjithë hodhën nga ato që u tepruan, kurse ajo, në skamjen e saj, hodhi gjithë sa kishte, tërë atë që kishte për të jetuar.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «2 lepta, që janë 1 kuadran», ose 1/64 e pagës ditore.