Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Marku 11:1-33

11  Kur po i afroheshin Jerusalemit, Betfagës dhe Betanisë,+ te Mali i Ullinjve, ai nisi dy nga dishepujt e tij+  dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe, sapo të hyni atje, do të gjeni një kërriç të lidhur, të cilit nuk i ka hipur ende njeri. Zgjidheni dhe silleni.+  Nëse ndokush ju pyet: ‘Ç’po bëni kështu?’, i thoni: ‘I duhet Zotërisë, por do ta kthejë shpejt.’»+  Ata ikën, e gjetën kërriçin të lidhur te dera, jashtë në rrugën anësore, dhe e zgjidhën.+  Por disa nga ata që po rrinin atje, i pyetën: «Pse po e zgjidhni kërriçin?»+  Ata iu përgjigjën ashtu siç u kishte thënë Jezui, dhe ata i lanë të iknin.+  Ia çuan kërriçin+ Jezuit, vunë mbi të veshjet e tyre, dhe ai hipi në të.+  Shumë të tjerë i shtruan veshjet+ e veta në rrugë, kurse të tjerët prenë nëpër fusha degë me gjethe.+  Edhe ata që shkonin përpara, edhe ata që vinin pas, thërritnin: «Shpëtoje, të lutemi!+ I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!+ 10  E bekuar është mbretëria që po vjen e atit tonë David!+ Shpëtoje, të lutemi ty atje lart në qiell!» 11  Ai hyri në Jerusalem, në tempull. Shikoi rreth e rrotull çdo gjë dhe, meqë ishte bërë vonë, iku në Betani bashkë me të dymbëdhjetët.+ 12  Të nesërmen, kur kishin dalë nga Betania, atë e mori uria.+ 13  Nga larg vuri re një fik që kishte gjethe, prandaj shkoi të shihte se mos gjente gjë. Por, kur iu afrua, nuk gjeti gjë veç gjetheve, sepse nuk ishte stina e fiqve.+ 14  Prandaj tha: «Mos ngrëntë njeri kurrë më fryt prej teje, përgjithmonë!»+ Dishepujt po e dëgjonin. 15  Pastaj mbërritën në Jerusalem. Ai hyri në tempull, nisi të flakte jashtë ata që shitnin e blinin atje, përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe stolat e atyre që shitnin pëllumba.+ 16  Nuk linte askënd që të mbartte pajisje nëpër tempull, 17  por mësonte dhe thoshte: «A nuk është shkruar: ‘Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje+ për të gjitha kombet.’+ Kurse ju e keni bërë shpellë kusarësh.»+ 18  Krerët e priftërinjve dhe skribët e dëgjuan, dhe filluan të kërkonin ndonjë mënyrë se si ta vritnin.+ Ata kishin frikë nga ai, sepse tërë turma mahnitej me mësimin e tij.+ 19  Kur u ngrys, ata dolën nga qyteti. 20  Të nesërmen e asaj dite, në të gdhirë, ata panë fikun që tashmë ishte tharë nga rrënjët.+ 21  Kështu Pjetrit iu kujtua dhe i tha: «Rabi, shiko! Fiku që mallkove, është tharë.»+ 22  Jezui u përgjigj: «Kini besim te Perëndia. 23  Vërtet po ju them se kushdo që i thotë këtij mali: ‘Ngrihu dhe hidhu në det’ e nuk dyshon në zemër, por ka besim se ajo që thotë do të ndodhë, kështu do të bëhet.+ 24  Prandaj po ju them: për gjithçka që luteni dhe kërkoni, kini besim sikur ta kishit marrë, dhe do ta merrni.+ 25  Kur rrini në këmbë dhe luteni, nëse keni diçka kundër dikujt, faleni,+ që edhe Ati juaj që është në qiej, t’jua falë shkeljet.»+ 26  ——* 27  Ata vajtën përsëri në Jerusalem. Ndërsa ai ecte në tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan+ 28  dhe nisën ta pyetnin: «Me ç’autoritet i bën këto gjëra? Kush ta dha autoritetin për t’i bërë këto gjëra?»+ 29  Jezui iu përgjigj: «Do t’ju bëj vetëm një pyetje. Po m’u përgjigjët, edhe unë do t’ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.+ 30  Pagëzimi+ që bënte Gjoni, ishte nga qielli apo nga njerëzit? M’u përgjigjni.»+ 31  Prandaj, ata zunë të arsyetonin me njëri-tjetrin: «Po të themi: ‘Nga qielli’, ai do të thotë: ‘Përse, pra, nuk i besuat?’+ 32  Por, a guxojmë të themi: ‘Nga njerëzit’?» . . . Ata kishin frikë nga turma, sepse të gjithë mendonin se Gjoni kishte qenë vërtet profet.+ 33  Prandaj iu përgjigjën Jezuit: «Nuk e dimë.» Edhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Mt 17:21.