Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Malakia 4:1-6

4  Sepse, ja, po vjen dita që djeg si furrë,+ dhe të gjithë arrogantët* e të gjithë ata që bëjnë të liga kanë për t’u bërë si kashta.+ Dita që po vjen ka për t’i përpirë,—ka thënë Jehovai i ushtrive,—aq sa s’ka për t’u lënë as rrënjë, as degë.+  Për ju që keni frikë nga emri im ka për të shkëlqyer dielli i drejtësisë,+ që sjell shërim me krahët e tij.+ Keni për të dalë e do të lodroni, duke rrahur dheun me thundra si viça të majmë.+  Keni për t’i shtypur të ligjtë. Ata do të bëhen si pluhur nën tabanët e këmbëve tuaja ditën kur do të veproj,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.  Kujtoni ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, që ia shpalla në Horeb për gjithë Izraelin, po, rregullat dhe vendimet gjyqësore.+  Ja, përpara ardhjes së ditës së madhe e të frikshme të Jehovait,+ po ju dërgoj profetin Elija.+  Ai ka për ta kthyer zemrën e etërve drejt bijve dhe zemrën e bijve drejt etërve, që të mos vij e ta godas tokën dhe ta shkatërroj.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.