Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 8:1-56

8  Pastaj ai nisi të shkonte nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë.+ Bashkë me të ishin edhe dymbëdhjetë dishepujt,  si edhe disa gra+ që ai i kishte shëruar nga frymërat e liga dhe sëmundjet: Maria, që e thërrisnin Magdalena, nga e cila kishte nxjerrë shtatë demonë,+  Joana,+ gruaja e Kuzait, kujdestarit të shtëpisë së Herodit, Suzana dhe shumë të tjera, që po u shërbenin duke përdorur pasuritë e tyre.  Kur u mblodh një turmë e madhe me njerëz që kishin ardhur tek ai nga qytete të ndryshme, ai u foli me anë të një ilustrimi:+  «Një mbjellës doli për të mbjellë farë. Kur po mbillte, disa fara ranë përgjatë rrugës, ku i shkelën njerëzit dhe i hëngrën zogjtë e qiellit.+  Të tjera ranë në shkëmb dhe pasi mbinë, u thanë ngaqë s’kishte lagështi.+  Disa të tjera ranë mes gjembave dhe, gjembat që u rritën bashkë me to, i mbytën.+  Të tjera akoma ranë në tokë të mirë dhe, pasi mbinë, prodhuan fryt njëqindfish.»+ Pasi tha këto fjalë, ai thirri: «Ai që ka veshë, le të dëgjojë.»+  Dhe dishepujt nisën ta pyetnin se ç’domethënie kishte ky ilustrim.+ 10  Ai iu përgjigj: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretet e shenjta të mbretërisë së Perëndisë, kurse për të tjerët mbeten thjesht ilustrime,+ që, edhe pse shohin, të shohin kot, edhe pse dëgjojnë, të mos e kapin domethënien.+ 11  Kjo është domethënia e ilustrimit:+ fara është fjala e Perëndisë.+ 12  Ato përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën,+ por pastaj vjen Djalli+ dhe ua merr atë nga zemra, që të mos besojnë e të mos shpëtojnë.+ 13  Ato në shkëmb janë ata që, kur e dëgjojnë fjalën, e pranojnë atë me gëzim, por nuk kanë rrënjë. Ata besojnë për njëfarë kohe, por në kohë sprove bien.+ 14  Ato që ranë mes gjembave, janë ata që e dëgjojnë fjalën, por, ngaqë rrëmbehen nga ankthet, pasuria dhe kënaqësitë+ e kësaj jete, mbyten plotësisht dhe nuk arrijnë të përsosin asgjë.+ 15  Farat në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjojnë fjalën me një zemër të shkëlqyer e të mirë,+ e mbajnë dhe japin fryt me qëndrueshmëri.+ 16  Askush nuk e ndez llambën, që ta mbulojë me një enë ose që ta vërë nën shtrat, por e vë mbi mbajtësen e vet, që dritën ta shohin edhe ata që hyjnë.+ 17  Sepse nuk ka asgjë të fshehur,+ që s’do të duket qartë dhe asgjë të fshehur me kujdes, që s’do të bëhet ndonjëherë e ditur e që s’do të dalë ndonjëherë në shesh.+ 18  Prandaj, kushtojini vëmendje mënyrës se si dëgjoni, sepse atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë,+ por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që kujton se ka.»+ 19  E ëma dhe vëllezërit e tij+ vajtën tek ai, por s’mund t’i afroheshin për shkak të turmës.+ 20  Megjithatë, e njoftuan: «Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë jashtë dhe duan të të shohin.»+ 21  Ai u përgjigj: «Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë këta që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë atë.»+ 22  Një nga ato ditë, ai dhe dishepujt e tij hipën në një barkë dhe ai u tha: «Ejani të kalojmë në anën tjetër të liqenit.» Kështu, nisën të lundronin.+ 23  Por tek po lundronin, atë e zuri gjumi. Në liqen u ngrit një stuhi e egër dhe barka nisi të mbushej me ujë e ata ishin në rrezik.+ 24  Më në fund iu afruan dhe e zgjuan: «Mësues, Mësues, mbaruam!»+ Ai u zgjua, qortoi+ erën dhe ujërat e tërbuara, dhe ato u fashitën e u bë qetësi. 25  Pastaj u tha: «Ku është besimi juaj?» Dhe ata i pushtoi frika, u mrekulluan e i thoshin njëri-tjetrit: «Kush është ky, që urdhëron erërat dhe ujin, e ato i binden?!»+ 26  Pastaj u ndalën në breg, në vendin e gerazenëve, që është përballë Galilesë.+ 27  Sapo zbriti në tokë, i doli para një njeri nga ai qytet, i cili kishte demonë. Për shumë kohë ai nuk kishte veshur rroba dhe nuk rrinte në shtëpi, por mes varreve.+ 28  Sa e pa Jezuin, ai bërtiti fort, ra përmbys përpara tij dhe me zë të lartë tha: «Ç’punë kam unë me ty,+ o Jezu, Bir i Perëndisë Më të Lartë? Të lutem, mos më torturo!»+ 29  (Sepse ai e kishte urdhëruar frymën e ndyrë të dilte nga ai njeri, ngaqë ajo e kishte mbërthyer për një kohë të gjatë.+ Atij i kishin vënë herë pas here njerëz që ta ruanin dhe e kishin lidhur me zinxhirë e hekura, por ai i këpuste vargonjtë dhe demoni e çonte në vende të vetmuara.) 30  Jezui e pyeti: «Si e ke emrin? Ai tha: «Legjion», sepse tek ai kishin hyrë shumë demonë.+ 31  Kështu ata i përgjëroheshin+ që të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.+ 32  Një tufë mjaft e madhe derrash+ po kulloste atje në mal, prandaj ata iu përgjëruan t’i lejonte të hynin te derrat.+ Dhe ai u dha leje. 33  Atëherë demonët dolën nga njeriu dhe hynë te derrat. Tufa u turr drejt buzës së greminës, ra në liqen e u mbyt.+ 34  Kur panë ç’kishte ndodhur, çobanët ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fusha.+ 35  Atëherë njerëzit dolën të shihnin ç’kishte ndodhur, vajtën te Jezui dhe e gjetën njeriun nga i cili dolën demonët, të veshur e me mendje të shëndoshë, ulur te këmbët e Jezuit; dhe u frikësuan.+ 36  Ata që e kishin parë, u treguan se si ishte shëruar i pushtuari nga demonët.+ 37  Prandaj, e gjithë turma nga vendi përreth gerazenëve i kërkoi të largohej nga ata, sepse i kishte pushtuar një frikë e madhe.+ Atëherë ai hipi në barkë dhe u largua. 38  Mirëpo, njeriu nga i cili kishin dalë demonët, i lutej që të rrinte me të. Por Jezui i kërkoi të ikte:+ 39  «Kthehu në shtëpi dhe trego gjërat që bëri Perëndia për ty.»+ Kështu, ai iku dhe shpallte në mbarë qytetin gjërat që bëri Jezui për të.+ 40  Kur Jezui u kthye, turma e priti me dashamirësi, sepse të gjithë po e pritnin.+ 41  Kur ja, erdhi një burrë që quhej Jair, një nga të parët e sinagogës. Ai i ra ndër këmbë Jezuit e nisi t’i përgjërohej që të hynte në shtëpinë e tij,+ 42  sepse kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që po vdiste.+Rrugës, turmat ngjisheshin pas tij.+ 43  Një grua kishte dymbëdhjetë vjet që s’i pushonte rrjedhja e gjakut+ e askush s’kishte mundur ta shëronte.+ 44  Ajo iu afrua nga prapa dhe i preku thekun+ e rrobës,+ e në çast iu ndal rrjedhja e gjakut.+ 45  Atëherë Jezui pyeti: «Kush më preku?»+ Ngaqë të gjithë po e mohonin, Pjetri i tha: «Mësues, turmat po ngjishen e po shtyhen pas teje.»+ 46  Por Jezui vazhdoi: «Dikush më preku, sepse e ndjeva që nga unë doli fuqi.»+ 47  Kur pa se nuk shpëtoi pa u vënë re, gruaja vajti duke u dridhur, ra përmbys para tij dhe u tregoi të gjithëve se përse e preku dhe se si ishte shëruar në çast.+ 48  Kështu ai i tha: «Bijë, besimi yt të shëroi.+ Shko në paqe.»+ 49  Ai ishte ende duke folur, kur një përfaqësues i të parit të sinagogës vajti dhe i tha: «Vajza jote vdiq! Mos e bezdis më mësuesin.»+ 50  Kur dëgjoi këtë, Jezui tha: «Mos ki frikë, vetëm trego besim,+ dhe ajo do të shpëtojë.» 51  Kur arriti në shtëpi, ai nuk la asnjeri të hynte me të, përveç Pjetrit, Gjonit, Jakovit dhe babait e nënës së vajzës.+ 52  Të gjithë qanin dhe goditnin gjoksin të hidhëruar për të. Mirëpo ai tha: «Mos qani më,+ sepse ajo nuk ka vdekur, por po fle.»+ 53  Atëherë ata nisën ta qeshnin me qesëndi, sepse e dinin që ajo kishte vdekur.+ 54  Kurse ai e kapi vajzën për dore dhe e thirri: «Vajzë, ngrihu!»+ 55  Asaj iu kthye fryma+ dhe u ngrit+ në çast. Pastaj ai urdhëroi t’i jepnin diçka për të ngrënë.+ 56  Prindërit e saj mbetën gojëhapur, dhe ai i urdhëroi të mos i tregonin askujt ç’kishte ndodhur.+

Shënime në fund të faqes