Luka 5:1-39

5  Një herë, një turmë po dëgjonte Jezuin që mësonte fjalën e Perëndisë buzë liqenit të Genesaretit,+ dhe njerëzit nisën të shtyheshin pas tij.  Ai pa dy barka buzë liqenit, kurse peshkatarët kishin zbritur dhe po lanin rrjetat.+  Jezui hipi në barkën e Simonit dhe i kërkoi atij të largohej pak nga toka. Pastaj u ul dhe nisi ta mësonte turmën nga barka.+  Kur pushoi së foluri, i tha Simonit: «Shko në ujëra të thella dhe hidhini rrjetat+ që të zini peshk.»  Mirëpo Simoni iu përgjigj: «Mësues, ne u robtuam gjithë natën dhe nuk kapëm gjë,+ por, meqë po thua ti, do t’i hedh rrjetat.»  Si bënë kështu, zunë aq shumë peshq, sa rrjetat filluan të shqyheshin.  Prandaj, u bënë shenjë shokëve në barkën tjetër që të vinin e t’i ndihmonin.+ Ata erdhën dhe i mbushën të dyja barkat, aq sa ato filluan të fundoseshin.  Me ta parë këtë, Simon Pjetri+ ra në gjunjë para Jezuit dhe i tha: «Ik nga unë, Zotëri, sepse jam njeri mëkatar.»+  Sepse zunë aq shumë peshq, sa u mahnitën, ai dhe të gjithë ata që ishin me të, 10  e po ashtu edhe Jakovi me Gjonin, bijtë e Zebedeut,+ të cilët ishin ortakë me Simonin. Por Jezui i tha Simonit: «Mos ki më frikë. Që tani e tutje do të zësh njerëz të gjallë.»+ 11  Atëherë ata i nxorën barkat në tokë, braktisën çdo gjë dhe e ndoqën.+ 12  Një herë tjetër, kur ishte në një qytet, ai pa një burrë plot lebër. Kur vuri re Jezuin, ai ra me fytyrë përtokë dhe iu lut: «Zotëri, po të duash, ti mund të më pastrosh.»+ 13  Ai shtriu dorën, e preku dhe i tha: «Dua. Pastrohu.» Lebra iu zhduk menjëherë.+ 14  Pastaj e urdhëroi të mos i tregonte askujt:+ «Shko, paraqitu te prifti+ dhe bëj një blatim+ për pastrimin tënd, ashtu siç urdhëroi Moisiu, si dëshmi për ta.»+ 15  Por fjala për të po përhapej edhe më shumë dhe turma të mëdha mblidheshin që të dëgjonin dhe të shëroheshin nga sëmundjet.+ 16  Megjithatë, ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.+ 17  Një nga ato ditë, ai po mësonte dhe farisenjtë e mësuesit e ligjit, që kishin ardhur nga çdo fshat i Galilesë, i Judesë dhe nga Jerusalemi, ishin ulur aty. Dhe fuqia e Jehovait ishte mbi të, që të bënte shërime.+ 18  Disa burra po sillnin në shtrat një njeri të paralizuar dhe po kërkonin një mënyrë që ta futnin e ta nxirrnin para tij.+ 19  Por nuk mundën për shkak të turmës, prandaj u ngjitën në çati dhe, përmes tjegullave, e zbritën mes tyre bashkë me shtratin e vogël përpara Jezuit.+ 20  Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha: «O njeri, mëkatet e tua të janë falur.»+ 21  Menjëherë, skribët dhe farisenjtë nisën të arsyetonin: «Kush është ky që thotë blasfemi?+ Kush mund të falë mëkate, përveç Perëndisë?»+ 22  Duke i dalluar arsyetimet e tyre, Jezui iu përgjigj: «Ç’po arsyetoni kështu me vete?+ 23  Çfarë është më e lehtë të thuash: ‘Mëkatet e tua të janë falur’ apo: ‘Ngrihu dhe ec.’+ 24  Megjithatë, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet . . .», ai i tha të paralizuarit: «Unë të them, ngrihu, merr shtratin dhe shko në shtëpi.»+ 25  Ai u çua në çast përpara tyre, mori shtratin ku shtrihej dhe iku në shtëpi, duke i dhënë lavdi Perëndisë.+ 26  Atëherë të gjithë u mahnitën+ dhe nisën t’i jepnin lavdi Perëndisë. Ata thoshin tërë frikë: «Sot kemi parë gjëra të çuditshme!»+ 27  Pas këtyre gjërave, Jezui doli dhe pa një taksambledhës që quhej Levi, i cili po rrinte ulur në zyrën e taksave, dhe i tha: «Bëhu ithtari im.»+ 28  Ai la pas çdo gjë,+ u çua dhe e ndoqi. 29  Levi shtroi për të një gosti të madhe në shtëpinë e vet. Bashkë me ta ishin shtruar në tryezë edhe shumë taksambledhës e të tjerë.+ 30  Atëherë farisenjtë dhe skribët nisën t’u murmuritnin dishepujve të tij: «Pse hani e pini me taksambledhësit dhe mëkatarët?»+ 31  Jezui u tha: «Njerëzit e shëndetshëm nuk kanë nevojë për mjek,+ kurse të sëmurët po.+ 32  Unë nuk erdha për të drejtët, por që të thërras mëkatarët të pendohen.»+ 33  Ata i thanë: «Dishepujt e Gjonit agjërojnë shpesh dhe bëjnë përgjërime. Kështu bëjnë edhe ata të farisenjve, kurse të tutë hanë e pinë.»+ 34  Jezui u tha: «A mund t’i bëni miqtë e dhëndrit të agjërojnë, ndërsa dhëndri është me ta?+ 35  Por do të vijnë ditët kur dhëndrin+ do t’ua marrin,+ dhe atëherë, ato ditë do të agjërojnë.»+ 36  Më tej u bëri një ilustrim: «Askush nuk pret një arnë nga një veshje e sipërme e re, që ta qepë në një të vjetër, përndryshe arna e re shqitet dhe as nuk shkon me të vjetrën.+ 37  Gjithashtu, askush nuk shtie verë të re në calikë të vjetër, përndryshe vera e re i çan calikët+ dhe derdhet, kurse calikët prishen.+ 38  Por vera e re shtihet në calikë të rinj. 39  Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do të re, sepse thotë: ‘E vjetra+ është e mirë.’»

Shënime në fund të faqes