Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 20:1-47

20  Një ditë, kur ai po mësonte popullin në tempull dhe po shpallte lajmin e mirë, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë u afruan+  dhe e pyetën me zë të lartë: «Na thuaj, me ç’autoritet i bën këto gjëra dhe kush ta dha këtë autoritet?»+  Ai iu përgjigj: «Edhe unë do t’ju bëj një pyetje dhe m’u përgjigjni:+  Pagëzimi që bënte Gjoni, ishte nga qielli apo nga njerëzit?»+  Atëherë ata arsyetonin me njëri-tjetrin dhe thoshin: «Po të themi: ‘Nga qielli’, ai do të thotë: ‘Përse, pra, nuk i besuat?’+  Por, po të themi: ‘Nga njerëzit’, i gjithë populli do të na vrasë me gurë,+ sepse ata janë të bindur që Gjoni+ ishte profet.»+  Prandaj iu përgjigjën se nuk e dinin nga vinte.  Edhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.»+  Atëherë filloi t’i tregonte popullit këtë ilustrim: «Një njeri mbolli një vresht,+ ua la me qira kultivuesve dhe shkoi për një kohë të gjatë në dhé të huaj.+ 10  Por në stinën e duhur, ai dërgoi një skllav+ te kultivuesit,+ që t’i jepnin një pjesë të prodhimit të vreshtit.+ Por kultivuesit e rrahën dhe e kthyen mbrapsht duarbosh.+ 11  Dhe ai u dërgoi përsëri një skllav tjetër. Edhe këtë e rrahën, e çnderuan dhe e kthyen mbrapsht duarbosh.+ 12  Ai u dërgoi edhe një të tretë,+ por edhe këtë e plagosën dhe e flakën jashtë. 13  Atëherë i zoti i vreshtit tha: ‘Ç’të bëj? Do të dërgoj birin tim të dashur.+ Mbase atë do ta respektojnë.’ 14  Kur e panë, kultivuesit filluan të arsyetonin me njëri-tjetrin: ‘Ky është trashëgimtari. Ta vrasim, që trashëgimia të bëhet jona.’+ 15  Kështu, e flakën jashtë+ vreshtit dhe e vranë.+ Çfarë do t’u bëjë atyre i zoti i vreshtit?+ 16  Ai do të vijë e do t’i vrasë këta kultivues dhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.»+Kur dëgjuan këtë, ata thanë: «Larg qoftë!» 17  Por ai i vështroi dhe pyeti: «Ç’kuptim ka atëherë ky shkrim: ‘Guri që ndërtuesit e hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes.’+ 18  Ai që bie mbi atë gur, do të copëtohet,+ dhe atë mbi të cilin bie,+ do ta bëjë pluhur e hi.»+ 19  Skribët dhe krerët e priftërinjve donin ta kapnin që në atë çast, por kishin frikë nga populli, sepse e kuptuan që ai e tha këtë ilustrim për ta.+ 20  Pasi e vëzhguan me kujdes, pajtuan fshehurazi disa njerëz, që të hiqeshin si të drejtë dhe ta kapnin+ në fjalë e t’ia dorëzonin qeverisë dhe guvernatorit.*+ 21  Ata e pyetën: «Mësues, ne e dimë që ti flet e mëson drejt dhe nuk i mban anën askujt, por e mëson udhën e Perëndisë në përputhje me të vërtetën.+ 22  A është e ligjshme t’i paguajmë taksë Cezarit, apo jo?»+ 23  Mirëpo ai e pikasi dinakërinë e tyre dhe u tha:+ 24  «Më tregoni një denar. Të kujt janë shëmbëlltyra dhe mbishkrimi që ka?» Ata iu përgjigjën: «Të Cezarit.»+ 25  Atëherë ai u tha: «Paguajini pra, patjetër Cezarit, gjërat e Cezarit,+ kurse Perëndisë, gjërat e Perëndisë.»+ 26  Kështu, ata nuk e kapën dot në këto fjalë që tha para popullit dhe, të mahnitur nga përgjigjja e tij, nuk thanë asgjë.+ 27  Megjithatë, disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, shkuan+ dhe e pyetën: 28  «Mësues, Moisiu+ na shkroi: ‘Nëse vëllai i martuar i dikujt vdes dhe lë gruan pa fëmijë, gruan duhet ta marrë i vëllai+ dhe t’i lërë atij pasardhës.’+ 29  Kështu, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, dhe vdiq pa lënë fëmijë.+ 30  Prandaj me të u martua i dyti, 31  dhe pastaj edhe i treti. Kështu bënë të shtatë, megjithatë nuk lanë pas fëmijë, por vdiqën njëri pas tjetrit.+ 32  Në fund, vdiq edhe gruaja.+ 33  Atëherë, kur të ringjallet, gruaja e cilit nga këta do të jetë ajo? Sepse të shtatë e patën për grua.»+ 34  Jezui u përgjigj: «Fëmijët e këtij sistemi martohen,+ 35  kurse ata që do të quhen të denjë+ për të fituar jetën në sistemin që do të vijë+ dhe për ringjalljen nga të vdekurit,+ nuk do të martohen. 36  Ata as do të mund të vdesin+ më, sepse do të jenë si engjëjt. Ata do të jenë fëmijë të Perëndisë, sepse do të jenë fëmijë të ringjalljes.+ 37  Por, që të vdekurit do të ringjallen, e tregoi edhe Moisiu në tregimin për kaçubën me gjemba,+ kur e quan Jehovain ‘Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit’.+ 38  Ai nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse për të, të gjithë ata jetojnë.»+ 39  Disa skribë iu përgjigjën: «Mësues, fole mirë.» 40  Sepse nuk kishin më guxim t’i bënin asnjë pyetje. 41  Atëherë ai i pyeti: «Si vallë thonë se Krishti është bir i Davidit?+ 42  Vetë Davidi thotë në librin e Psalmeve: “Jehovai i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time, 43  derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.’”+ 44  Prandaj, nëse Davidi e quan ‘Zotëri’, si atëherë qenka bir i tij?» 45  Kur gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve:+ 46  «Ruhuni nga skribët, që dëshirojnë të vijnë vërdallë me petka të gjata, që u pëlqen t’i përshëndetin nëpër sheshe pazari. Ata duan vendet e para në sinagoga dhe kryet e vendit nëpër darka,+ 47  gllabërojnë shtëpitë e vejushave+ dhe bëjnë lutje të gjata për t’u dukur. Ata do të marrin një gjykim më të ashpër.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «autoritetit të guvernatorit».