Luka 2:1-52

2  Ato ditë, Cezar Augusti nxori një dekret+ që të regjistrohej popullsia në gjithë tokën e banuar,  (regjistrimi i parë u bë kur Kuirini ishte guvernator i Sirisë)  prandaj të gjithë shkonin të regjistroheshin,+ secili në qytetin e vet.  Edhe Jozefi u ngjit nga qyteti galileas i Nazaretit, në Jude, në qytetin e Davidit, i cili quhet Betlehem,+ meqë ishte nga shtëpia dhe nga familja e Davidit,+  që të regjistrohej bashkë me Marinë,+ që në atë kohë ishte tashmë gruaja e tij+ dhe ishte rënduar nga barra.+  Ndërsa ishin atje, ajo mbushi ditët për të lindur.  Kështu lindi një djalë, të parëlindurin,+ e mbështolli me pelena dhe e vuri në një grazhd,+ sepse në bujtinë nuk kishte vend për ta.  Në të njëjtin vend ishin edhe disa barinj që jetonin jashtë dhe natën ruanin me radhë kopetë e tyre.  Befas, engjëlli+ i Jehovait zuri vend pranë tyre dhe lavdia e Jehovait+ shndriti përreth tyre, e ata u frikësuan shumë. 10  Por engjëlli u tha: «Mos kini frikë, se unë po ju shpall lajmin e mirë për një gëzim të madh që do të ketë tërë populli,+ 11  sepse sot, në qytetin e Davidit,+ ju lindi një Shpëtimtar,+ që është Krisht, Zotëria.+ 12  Kjo është shenja: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me pelena dhe të shtrirë në një grazhd.» 13  Befas, bashkë me engjëllin u duk një shumicë e ushtrisë qiellore,+ që lëvdonin Perëndinë+ dhe thoshin: 14  «Lavdi Perëndisë atje lart në qiell+ dhe paqe në tokë+ për njerëzit që kanë miratimin e tij.»+ 15  Kur engjëjt u larguan në qiell, barinjtë nisën t’i thoshin njëri-tjetrit: «Të shkojmë menjëherë në Betlehem e të shohim ç’ka ndodhur atje, ashtu si na tha Jehovai.»+ 16  Ata shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë e Jozefin, si edhe foshnjën të shtrirë në grazhd. 17  Kur e panë, nisën të tregonin fjalët që u kishin thënë për këtë fëmijë të vogël. 18  Të gjithë ata që dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë, 19  kurse Maria nisi t’i ruante të gjitha këto fjalë e të arsyetonte në zemër për kuptimin e tyre.+ 20  Atëherë barinjtë u kthyen, duke i dhënë lavdi dhe duke lëvduar Perëndinë për tërë ato që dëgjuan e panë, ashtu siç u kishte thënë ai. 21  Kur u mbushën tetë ditët+ për ta rrethprerë,+ atë e quajtën Jezu,+ emri që i kishte vënë engjëlli para se të ngjizej në bark.+ 22  Me t’u mbushur ditët e pastrimit+ të tyre sipas ligjit të Moisiut, ata e çuan fëmijën në Jerusalem për t’ia paraqitur Jehovait, 23  ashtu siç është shkruar në ligjin e Jehovait: «Çdo mashkull që çel barkun, do të quhet i shenjtë për Jehovain»,+ 24  si dhe për të paraqitur një flijim sipas asaj që thuhet në ligjin e Jehovait: «Një çift turtujsh ose dy zogj pëllumbash.»+ 25  Në Jerusalem ishte një njeri që quhej Simeon. Ky njeri ishte i drejtë, plot nderim për Perëndinë, priste ngushëllimin e Izraelit+ dhe fryma e shenjtë ishte mbi të. 26  Veç kësaj, Perëndia i kishte zbuluar me anë të frymës së shenjtë se nuk do të vdiste para se të shihte Krishtin+ e Jehovait. 27  I shtyrë nga fryma,+ ai vajti në tempull dhe, kur prindërit e sollën Jezuin e vogël për të vepruar me të sipas zakonit që kërkonte ligji,+ 28  ai e mori në krahë, bekoi Perëndinë dhe tha: 29  «Tani, o Zotëri Sovran, lëre skllavin tënd të vdesë në paqe,+ ashtu si the, 30  sepse sytë e mi e panë mjetin me anë të të cilit do të sjellësh shpëtimin+ 31  që bëre gati para gjithë popujve,+ 32  dritën+ që do t’u heqë velin+ kombeve+ dhe lavdinë për popullin tënd, Izraelin.» 33  Babai e nëna e tij vazhdonin të çuditeshin me gjërat që thuheshin për të. 34  Pastaj Simeoni i bekoi, kurse Marisë, nënës së fëmijës, i tha: «Ky është caktuar për rënien+ dhe ngritjen sërish të shumë vetave në Izrael+ dhe si një shenjë, për të cilën do të flitet kundër+ 35  (kurse ty do të ta tejshpojë shpirtin një shpatë e gjatë),+ me qëllim që të zbulohen arsyetimet e shumë zemrave.»+ 36  Atje ishte edhe Ana, një profeteshë, bijë e Fanuelit, nga fisi i Asherit (kjo grua ishte mjaft e shkuar në moshë, kishte jetuar me burrin vetëm shtatë vjet pas virgjërisë së saj 37  dhe tani ishte një vejushë+ tetëdhjetë e katër vjeçe). Ajo nuk mungonte kurrë në tempull dhe bënte shërbim të shenjtë natë e ditë+ me agjërime dhe përgjërime. 38  Pikërisht në atë orë, ajo u afrua dhe nisi të falënderonte Perëndinë e t’u fliste për fëmijën të gjithë atyre që pritnin çlirimin e Jerusalemit.+ 39  Kur bënë gjithçka që kërkonte ligji+ i Jehovait, ata u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.+ 40  Fëmija i vogël rritej, forcohej+ e mbushej me mençuri, dhe kishte pëlqimin e Perëndisë.+ 41  Vit për vit, prindërit e tij e kishin zakon që të shkonin në Jerusalem+ për festën e pashkës. 42  Kur ai u bë dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën sipas zakonit+ të festës 43  dhe qëndruan atje derisa mbaroi festa. Kur po ktheheshin, Jezui mbeti prapa në Jerusalem, mirëpo prindërit nuk e vunë re. 44  Duke menduar se ai ishte bashkë me grupin, ata bënë një ditë udhë,+ dhe pastaj nisën ta kërkonin mes farefisit dhe të njohurve. 45  Por, meqë nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem dhe e kërkuan me ngulm. 46  Më në fund, pas tri ditësh, e gjetën në tempull,+ të ulur mes mësuesve, tek i dëgjonte dhe i pyeste. 47  Të gjithë ata që e dëgjonin, mahniteshin me kuptueshmërinë dhe përgjigjet e tij.+ 48  Kur e panë, prindërit u mahnitën dhe e ëma e pyeti: «Bir, ç’na bëre kështu? Yt atë dhe unë të kemi kërkuar me ankth.» 49  Por ai u përgjigj: «Pse duhej të më kërkonit? A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?»+ 50  Mirëpo ata nuk i kuptuan fjalët e tij.+ 51  Pastaj ai zbriti bashkë me ta dhe vajti në Nazaret e vazhdoi t’u nënshtrohej+ atyre. Kurse e ëma i ruante me kujdes në zemër tërë këto fjalë.+ 52  Ndërkohë Jezui rritej në mençuri,+ në shtat dhe fitonte gjithnjë e më shumë pëlqimin e Perëndisë dhe të njerëzve.+

Shënime në fund të faqes