Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 18:1-43

18  Pastaj u tregoi një ilustrim lidhur me nevojën që të luteshin gjithnjë e të mos dorëzoheshin:+  «Në një qytet ishte një gjykatës që nuk i frikësohej Perëndisë dhe nuk kishte respekt për njeri.  Në atë qytet ishte edhe një vejushë, që shkonte vazhdimisht+ tek ai dhe i thoshte: ‘Të lutem, më jep të drejtën që më takon ndaj kundërshtarit tim në gjyq.’  Për njëfarë kohe ai nuk donte, por më pas tha me vete: ‘Edhe pse nuk i frikësohem Perëndisë dhe nuk respektoj njeri,  meqë kjo vejushë më bezdis vazhdimisht,+ do t’ia jap të drejtën që i takon, që të mos vazhdojë të vijë e të ma plasë shpirtin+ fare.’»  Atëherë Zotëria tha: «A e dëgjuat ç’tha gjykatësi, edhe pse i padrejtë?  A nuk do t’u japë, pra, Perëndia të drejtën+ të zgjedhurve të vet, që i thërrasin ditë e natë për ndihmë, edhe pse është shpirtgjerë+ me ta?  Unë po ju them se Ai do ta bëjë, madje edhe shpejt.+ Por kur të mbërrijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim të vërtetë në tokë?»  Pastaj u tha këtë ilustrim disa njerëzve që kishin besim te vetja se ishin të drejtë+ dhe që i shihnin të tjerët si të pavlerë:+ 10  «Dy veta u ngjitën në tempull që të luteshin: njëri ishte farise dhe tjetri taksambledhës. 11  Fariseu qëndroi+ në këmbë dhe nisi të lutej+ me vete: ‘O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë: zhvatës, të padrejtë, kurorëshkelës ose edhe si ky taksambledhës.+ 12  Unë agjëroj dy herë në javë dhe jap të dhjetën e gjithçkaje që fitoj.’+ 13  Kurse taksambledhësi qëndronte larg dhe as guxonte të ngrinte sytë drejt qiellit, por rrihte kraharorin+ dhe thoshte: ‘O Perëndi, ki mëshirë për mua mëkatarin.’+ 14  Unë po ju them se ky zbriti në shtëpinë e vet më i drejtë+ se i pari, sepse kushdo që e lartëson veten, do të përulet, por ai që e përul veten, do të lartësohet.»+ 15  Pastaj, njerëzit filluan t’i sillnin edhe fëmijët e tyre që ai t’i prekte, mirëpo, kur e panë këtë, dishepujt nisën t’i qortonin.+ 16  Por Jezui i thirri fëmijët pranë dhe tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos u mundoni t’i ndalni. Sepse mbretëria e Perëndisë u përket atyre që janë si këta.+ 17  Vërtet po ju them: kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë, nuk do të futet kurrsesi në të.»+ 18  Një nga krerët e pyeti: «Mësues i mirë, ç’të bëj që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 19  Jezui i tha: «Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë përveç njërit, Perëndisë.+ 20  Ti i njeh urdhërimet:+ ‘Mos kryej kurorëshkelje,+ mos vrit,+ mos vidh,+ mos jep dëshmi të rreme,+ ndero atin dhe nënën tënde.’»+ 21  Atëherë, ai tha: «Të gjitha këto i kam bërë që në rini.»+ 22  Kur dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Edhe një gjë të mungon: shit gjithçka që ke, shpërndajua të varfërve, e do të kesh një thesar në qiej. Pastaj eja dhe bëhu ithtari im.»+ 23  Kur e dëgjoi këtë, ai u hidhërua thellësisht, sepse ishte shumë i pasur.+ 24  Jezui e pa dhe tha: «Sa e vështirë do të jetë për ata që kanë para të futen në mbretërinë e Perëndisë!+ 25  Në të vërtetë, është më e lehtë që të kalojë një deve nëpër vrimën e një gjilpëre, sesa të futet një i pasur në mbretërinë e Perëndisë.»+ 26  Ata që e dëgjuan, e pyetën: «Kush mund të shpëtojë vallë?» 27  Ai u përgjigj: «Ato që janë të pamundura për njerëzit, janë të mundura për Perëndinë.»+ 28  Por Pjetri i tha: «Ja, ne lamë gjërat tona dhe të ndoqëm.»+ 29  Ai iu përgjigj: «Vërtet po ju them: nuk ka njeri që të ketë lënë shtëpi, grua, vëllezër, prindër ose fëmijë për hir të mbretërisë së Perëndisë,+ 30  që në këtë kohë të mos marrë në një mënyrë a në një tjetër shumë herë më tepër, dhe në sistemin që po vjen, jetën e përhershme.»+ 31  Atëherë ai i mori dymbëdhjetë dishepujt mënjanë dhe u tha: «Ne po ngjitemi në Jerusalem dhe gjithçka që është shkruar për Birin e njeriut nga profetët,+ do të plotësohet.+ 32  Për shembull, atë do t’ua dorëzojnë paganëve, do ta tallin,+ do ta trajtojnë në mënyrë fyese,+ do ta pështyjnë+ 33  dhe, pasi ta fshikullojnë,+ do ta vrasin,+ por ditën e tretë ai do të ngrihet nga të vdekurit.»+ 34  Megjithatë, ata nuk kuptuan asnjë nga këto gjëra, sepse domethënia e këtyre fjalëve u ishte fshehur dhe ata nuk i kuptonin gjërat e thëna.+ 35  Kur po i afrohej Jerikosë, buzë rrugës ishte ulur një i verbër që lypte.+ 36  Meqë dëgjoi të kalonte një turmë, ai filloi të pyeste se ç’po ndodhte. 37  Ata i thanë: «Po kalon Jezui, nazareasi!»+ 38  Atëherë ai thërriti: «Jezu, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!»+ 39  Ata që ecnin përpara, nisën t’i thoshin rreptë të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: «Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!»+ 40  Atëherë, Jezui u ndal dhe urdhëroi t’ia çonin atë njeri.+ Me t’u afruar, Jezui e pyeti: 41  «Çfarë do që të bëj për ty?»+ Ai iu përgjigj: «Zotëri, të më kthehet shikimi.»+ 42  Atëherë Jezui i tha: «Le të të kthehet shikimi. Besimi yt të shëroi.»+ 43  Në çast atij iu kthye shikimi+ dhe filloi ta ndiqte e t’i jepte lavdi Perëndisë.+ Kur e pa këtë, gjithë populli i dha lavdi Perëndisë.

Shënime në fund të faqes