Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 17:1-37

17  Pastaj Jezui u tha dishepujve të vet: «Shkaqe për pengesë do të ketë se s’bën.+ Por, mjerë ai që i sjell!+  Për të, do të ishte më mirë të varte në qafë një gur mulliri dhe të hidhej në det,+ sesa të pengonte një nga këta të vegjël.+  Kushtojini vëmendje vetes. Nëse vëllai yt kryen një mëkat, qortoje+ dhe, nëse pendohet, fale.+  Edhe nëse mëkaton shtatë herë në ditë kundër teje, e megjithatë kthehet te ti shtatë herë dhe të thotë: ‘Pendohem’, ti fale.»+  Apostujt i thanë Zotërisë: «Na jep më shumë besim.»+  Atëherë Zotëria u tha: «Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoshit këtij mani të zi: ‘Shkulu me rrënjë e mbillu në det!’ dhe ai do t’ju bindej.+  Kush nga ju, po të ketë një skllav që lëron tokën apo kullot kopenë, i thotë kur ai kthehet nga ara: ‘Eja menjëherë dhe shtrohu në tryezë.’  Përkundrazi, a nuk i thotë: ‘Më përgatit darkën, vër përparësen dhe më shërbe derisa të kem ngrënë e kem pirë. Pastaj mund të hash e të pish edhe ti.’  Mos vallë do t’i jetë mirënjohës skllavit, sepse bëri ato që iu caktuan? 10  Prandaj edhe ju, pasi të keni bërë gjithçka që ju ishin caktuar, thoni: ‘Jemi skllevër që s’vlejnë për asgjë.+ Bëmë vetëm atë që duhej të bënim.’» 11  Kur po shkonte në Jerusalem, ai kaloi përmes Samarisë dhe Galilesë.+ 12  Ndërsa po hynte në një fshat, i dolën përpara dhjetë të lebrosur,+ të cilët u çuan në këmbë prej së largu. 13  Ata thanë me zë të lartë: «Jezu, Mësues, ki mëshirë+ për ne!» 14  Me t’i vënë re, ai u tha: «Shkoni dhe paraqituni te priftërinjtë.»+ Kur po iknin, ata u pastruan.+ 15  Kur pa se ishte shëruar, një nga ata u kthye dhe i dha lavdi+ Perëndisë me zë të lartë. 16  Pastaj ra me fytyrë përtokë në këmbët e Jezuit+ dhe e falënderoi. Ai ishte samaritan.+ 17  Jezui tha: «A nuk u pastruan dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët? 18  Asnjë tjetër nuk u kthye e t’i jepte lavdi Perëndisë, përveç këtij njeriu nga një komb tjetër?» 19  Atëherë i tha: «Ngrihu dhe shko. Besimi yt të shëroi.»+ 20  Kur farisenjtë e pyetën se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë,+ ai iu përgjigj: «Mbretëria e Perëndisë kur të vijë, nuk do të bjerë në sy 21  dhe as do të thuhet: ‘Shikoni këtu!’ apo ‘Atje!’+ Sepse mbretëria e Perëndisë është mes jush.»+ 22  Atëherë u tha dishepujve: «Do të vijë koha kur do të doni të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni dot.+ 23  Do t’ju thonë: ‘Shikoni atje!’ ose ‘Shikoni këtu!’+ Mos dilni dhe mos shkoni pas tyre.+ 24  Sepse ashtu si rrufeja+ me vetëtimën e saj ndriçon nga njëra anë e qiellit në tjetrën, ashtu do të jetë Biri i njeriut.+ 25  Megjithatë, më parë ai do të vuajë shumë dhe do të hidhet poshtë nga ky brez.+ 26  Veç kësaj, ashtu si ndodhi në ditët e Noesë,+ kështu do të jetë edhe në ditët e Birit të njeriut:+ 27  njerëzit hanin e pinin, burrat e gratë martoheshin, deri ditën kur Noeja hyri në arkë dhe erdhi përmbytja e i shkatërroi të gjithë.+ 28  Do të jetë njësoj si në ditët e Lotit:+ njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin. 29  Por ditën që Loti doli nga Sodoma, nga qielli ra zjarr e squfur dhe i shkatërroi të gjithë.+ 30  Po ashtu do të jetë edhe ditën kur të zbulohet Biri i njeriut.+ 31  Atë ditë, ai që është në tarracë, por që mall e gjë i ka në shtëpi, të mos zbresë për t’i marrë ato. Edhe ai që është në fushë, të mos kthehet te gjërat që ka lënë pas. 32  Kujtoni gruan e Lotit.+ 33  Kushdo që kërkon ta ruajë shpirtin e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet, do ta ruajë gjallë.+ 34  Unë po ju them se atë natë dy burra do të jenë në një shtrat: njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.+ 35  Dy gra do të jenë duke bluar në të njëjtin mulli: njëra do të merret dhe tjetra do të lihet.»+ 36  ——* 37  Prandaj ata e pyetën: «Ku, Zotëri?» Ai iu përgjigj: «Ku të jetë trupi,+ atje do të mblidhen edhe shqiponjat.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Mt 17:21.