Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 16:1-31

16  Pastaj u tha edhe dishepujve: «Një njeri i pasur kishte një kujdestar,+ të cilin e akuzuan se i shpërdoronte pasurinë.+  Prandaj, ai e thirri dhe e pyeti: ‘Ç’po dëgjoj kështu për ty? Më dorëzo llogarinë+ e kujdestarisë sate, sepse ti nuk mund ta administrosh më shtëpinë.’  Atëherë kujdestari tha me vete: ‘Ç’të bëj tani që zotëria im+ do të ma heqë kujdestarinë? S’jam aq i fortë sa të punoj tokën dhe më vjen turp të lyp.  Aha! E di unë ç’të bëj që njerëzit të më pranojnë nëpër shtëpitë e tyre, kur të mos kem më kujdestarinë.’+  Kështu, thirri një nga një ata që i kishin borxhe zotërisë së vet. E pyeti të parin: ‘Sa i detyrohesh zotërisë tim?’  Ai iu përgjigj: ‘Njëqind bato vaj ulliri.’ Atëherë ai i tha: ‘Merr dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë.’  Pastaj, pyeti një tjetër: ‘Po ti, sa i detyrohesh?’ Ai iu përgjigj: ‘Njëqind korë grurë.’ Atëherë ai i tha: ‘Merr dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë.’  Për këtë arsye, zotëria e lavdëroi kujdestarin, që edhe pse i padrejtë, veproi me mençuri.+ Sepse në marrëdhëniet me ata të brezit të tyre, bijtë e këtij sistemi janë më praktikë se bijtë e dritës.+  Gjithashtu, unë po ju them: bëni miq+ me anë të pasurive të padrejta,+ që, kur këto të mbarojnë, ata t’ju pranojnë në vendbanimet e përhershme.+ 10  Kush është i besueshëm në gjëra të vogla, është i besueshëm edhe në të mëdha dhe kush është i padrejtë në gjëra të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdha.+ 11  Pra, nëse nuk keni qenë të besueshëm në lidhje me pasuritë e padrejta, kush do t’ju besojë atë që është e vërtetë?+ 12  Nëse nuk keni qenë të besueshëm në lidhje me gjërat e të tjerëve,+ kush do t’jua japë atë që është juaja? 13  Asnjë shërbyes s’mund të jetë skllav i dy zotërinjve: ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të ngjitet pas njërit e do të përbuzë tjetrin. Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.»+ 14  Farisenjtë, që ishin të dashuruar pas parave, po i dëgjonin të gjitha këto dhe nisën ta shpotitnin.+ 15  Prandaj, ai u tha: «Ju e shpallni veten të drejtë para njerëzve,+ por Perëndia i njeh zemrat tuaja.+ Ajo që është e lartë për njerëzit, është e neveritshme në sytë e Perëndisë.+ 16  Ligji dhe Profetët ishin deri te Gjoni.+ Që nga ajo kohë mbretëria e Perëndisë po shpallet si lajm i mirë dhe çdo lloj njeriu po nxiton me ngulm drejt saj.+ 17  Në të vërtetë, është më e lehtë të zhduket qielli dhe toka,+ sesa të mbetet pa u plotësuar qoftë edhe një pjesëz+ e një shkronje të Ligjit.+ 18  Kushdo që divorcohet nga gruaja dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje. Edhe ai që martohet me një grua të divorcuar, kryen kurorëshkelje.+ 19  Një njeri+ i pasur stolisej me të purpurta e me veshje prej liri, dhe dëfrehej ditë për ditë me madhështi.+ 20  Pranë portës së tij njerëzit çonin gjithmonë një lypës që quhej Lazar dhe që ishte plot ulcera. 21  Ai dëshironte të ngopej me gjërat që binin nga tryeza e të pasurit dhe qentë vinin e i lëpinin ulcerat. 22  Pas ca kohësh lypësi vdiq+ dhe engjëjt e çuan në gji+ të Abrahamit.+Vdiq edhe i pasuri+ dhe e varrosën. 23  Kur ishte në mundime+ në Hades, ai ngriti sytë dhe pa nga larg Abrahamin e në gji të tij Lazarin. 24  Atëherë thirri: ‘O atë Abraham,+ ki mëshirë për mua dhe dërgoje Lazarin të njomë majën e gishtit në ujë dhe të më freskojë gjuhën,+ sepse po heq mundime në këtë zjarr flakërues.’+ 25  Por Abrahami i tha: ‘O bir, mos harro se ti i more plotësisht të mirat gjatë jetës sate, kurse Lazari mori të këqijat. Tani ai po ngushëllohet këtu, kurse ti po heq mundime.+ 26  Mbi të gjitha, mes nesh dhe jush+ është vënë një hendek i madh,+ prandaj ata që duan të kalojnë nga këtu te ju nuk munden dhe as nga atje te ne nuk mund të kalojnë.’+ 27  Atëherë ai i tha: ‘Meqë qenka kështu, të lutem, o atë, dërgoje në shtëpinë e tim eti, 28  sepse kam pesë vëllezër, që t’u dëshmojë atyre plotësisht e të mos futen edhe ata në këtë vend mundimi.’ 29  Por Abrahami ia ktheu: ‘Ata kanë Moisiun+ dhe Profetët.+ Le të dëgjojnë ata.’+ 30  Por ai iu përgjigj: ‘Jo, o atë Abraham. Vetëm nëse shkon tek ata ndonjë nga të vdekurit, do të pendohen.’ 31  Por Abrahami i tha: ‘Nëse nuk dëgjojnë Moisiun+ dhe Profetët, s’do të binden as po të ngrihet ndonjë nga të vdekurit.’»

Shënime në fund të faqes