Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 12:1-59

12  Ndërkaq, ishte mbledhur një turmë prej mijëra vetash, aq e madhe sa po shkelnin njëri-tjetrin. Ai nisi t’u thoshte më parë dishepujve të vet: «Ruhuni nga majaja+ e farisenjve, që është hipokrizi.+  Sepse s’ka asgjë të fshehur me kujdes, që të mos zbulohet, dhe asgjë të fshehtë, që të mos bëhet e njohur.+  Prandaj, ato që thoni në errësirë, do të dëgjohen në dritë dhe ajo që çuçuritni nëpër dhoma të veçuara, do të predikohet nga tarracat.+  Veç kësaj, unë po ju them, o miqtë e mi:+ mos u frikësoni nga ata që vrasin trupin, dhe pastaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.+  Por unë do t’ju tregoj nga kush të frikësoheni: frikësohuni+ nga ai që, pasi t’ju ketë vrarë, ka autoritet t’ju hedhë në Gehenë.*+ Po, unë po ju them: nga ky frikësohuni.+  A nuk shiten pesë harabela për dy qindarka?* E megjithatë asnjë nga ata nuk harrohet përpara Perëndisë.+  Megjithatë, edhe fijet e flokëve+ tuaj janë të gjitha të numëruara. Mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.+  Unë po ju them: kushdo që dëshmon+ para njerëzve se është në unitet me mua, edhe Biri i njeriut do të dëshmojë para engjëjve të Perëndisë se është në unitet me të.+  Ndërsa ai që më mohon+ para njerëzve, do të mohohet para engjëjve të Perëndisë.+ 10  Kujtdo që thotë një fjalë kundër Birit të njeriut, do t’i falet, kurse atij që blasfemon kundër frymës së shenjtë, nuk do t’i falet.+ 11  Megjithatë, kur t’ju nxjerrin përpara ndonjë grumbulli njerëzish ose nëpunësve qeveritarë dhe autoriteteve, mos jini në ankth se si do të flitni për t’u mbrojtur ose çfarë do të thoni,+ 12  sepse pikërisht në atë çast fryma e shenjtë+ do t’ju mësojë se çfarë duhet të thoni.»+ 13  Atëherë dikush nga turma i tha: «Mësues, thuaji vëllait tim ta ndajë trashëgiminë me mua.» 14  Ai ia ktheu: «O njeri, kush më caktoi mua gjykatës+ ose që të ndaj pasurinë tuaj?» 15  Pastaj u tha atyre: «Rrini syhapur dhe ruhuni nga çdo lloj lakmie,+ sepse edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»+ 16  Atëherë ai u tha një ilustrim: «Toka e një njeriu të pasur dha prodhime të mbara. 17  Prandaj, ai nisi të arsyetonte me vete: ‘Ç’të bëj tani që s’kam ku t’i fut të korrat?’ 18  Kështu tha: ‘Ja ç’do të bëj:+ do t’i shemb depot që kam e do të ndërtoj më të mëdha. Atje do të fut gjithë grurin dhe gjithë të mirat që kam+ 19  dhe do t’i them+ shpirtit: ‘Shpirt, ti ke mbledhur shumë të mira që do të të mjaftojnë për shumë vjet. Prandaj rehatohu, ha, pi dhe gëzohu.’+ 20  Por Perëndia i tha: ‘Njeri i paarsyeshëm, sonte do të kërkojnë shpirtin tënd.+ Të kujt do të jenë, atëherë, gjërat që grumbullove?’+ 21  Kështu i ndodh njeriut që grumbullon thesare për vete, por nuk është i pasur në sytë e Perëndisë.»+ 22  Pastaj u tha dishepujve të tij: «Për këtë arsye po ju them: mos jini më në ankth për shpirtin tuaj, se ç’do të hani, ose për trupin tuaj, se ç’do të vishni.+ 23  Sepse shpirti vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja. 24  Vëreni korbat,+ që as mbjellin, as korrin dhe nuk kanë as hambar e as depo, e megjithatë Perëndia i ushqen. Sa më shumë vleni ju se zogjtë?+ 25  Kush nga ju, duke qenë në ankth, mund ta zgjatë sadopak jetën e vet?+ 26  Prandaj nëse nuk bëni dot as këtë gjë të vogël, pse të jeni në ankth+ për gjëra të tjera? 27  Vëreni se si rriten zambakët:+ ata as robtohen, as tjerrin, megjithatë unë po ju them se as Solomoni, me gjithë lavdinë që kishte, nuk ishte i veshur si një prej tyre.+ 28  Nëse Perëndia e vesh kështu bimësinë e fushës, që sot është e nesër hidhet në furrë, aq më shumë do t’ju veshë ju, o besëpakë!+ 29  Mos kërkoni më ç’të hani e ç’të pini, dhe mos jini më në pasiguri të ankthshme,+ 30  sepse të gjitha këto gjëra i kërkojnë me etje kombet e botës, por Ati juaj e di se keni nevojë për këto gjëra.+ 31  Sidoqoftë, kërkoni vazhdimisht mbretërinë e Perëndisë, dhe këto gjëra do t’ju shtohen.+ 32  Mos ki frikë,+ o kope e vogël,+ sepse Atit tuaj i ka pëlqyer t’ju japë mbretërinë.+ 33  Shitni+ ç’të keni dhe jepni lëmoshë.+ Bëni për vete qese që nuk vjetërohen, një thesar të pashtershëm në qiej,+ ku as hajduti nuk afrohet, as mola nuk bren. 34  Sepse ku të jetë thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj.+ 35  Ngjishni ijët+ dhe mbajini ndezur llambat+ 36  dhe jini si njerëzit që presin zotërinë e tyre+ të kthehet nga dasma,+ që kur të mbërrijë e të trokasë,+ t’ia hapin derën menjëherë. 37  Lum ata skllevër, nëse zotëria i tyre, kur të mbërrijë, i gjen duke vigjiluar!+ Vërtet po ju them: ai do të ngjeshë rrobën në mes,+ do t’i shtrojë në tryezë, do të rrijë pranë tyre dhe do t’u shërbejë.+ 38  Nëse mbërrin në mesnatë ose kur të këndojë gjeli* dhe i gjen kështu, lum ata!+ 39  Por dijeni këtë, se po ta dinte i zoti i shtëpisë në ç’orë do të vinte hajduti, do të vigjilonte dhe nuk do të linte t’i thyhej shtëpia.+ 40  Prandaj, edhe ju rrini gati, sepse ka të ngjarë që Biri i njeriut të vijë në një orë që nuk e mendoni.»+ 41  Atëherë Pjetri e pyeti: «Zotëri, këtë ilustrim po e thua për ne apo edhe për gjithë të tjerët?» 42  Zotëria ia ktheu: «Kush është në të vërtetë kujdestari i besueshëm,+ i maturi,+ të cilin zotëria i tij do ta emërojë mbi gjithë shërbëtorët e vet, që të vazhdojë t’u japë furnizime të mjaftueshme me ushqim në kohën e duhur?+ 43  Lum ai skllav, nëse zotëria i tij, kur të vijë, e gjen duke bërë kështu!+ 44  Unë po ju them me të vërtetë: ai do ta emërojë mbi gjithë zotërimet e veta.+ 45  Por sikur ai skllav të thoshte me vete:* ‘Zotëria im po vonon+ të vijë’ e të fillonte t’i rrihte shërbyesit e shërbyeset, të hante, të pinte e të dehej,+ 46  zotëria i tij do të vinte në një ditë që ai s’e priste dhe në një orë që ai nuk e dinte,+ do ta ndëshkonte me ashpërsinë më të madhe dhe do ta vinte bashkë me të pabesët.+ 47  Atëherë skllavit që e kishte kuptuar vullnetin e zotërisë, por nuk u bë gati dhe nuk bëri sipas vullnetit të zotërisë, do t’i japin shumë të goditura.+ 48  Por skllavit që nuk e kishte kuptuar+ dhe bëri gjëra që meritonin të rrihej, do t’i japin pak të goditura.+ Në të vërtetë, kujtdo që iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë,+ dhe atij që iu la në ngarkim shumë, do t’i kërkohet më shumë se zakonisht.+ 49  Unë erdha t’i vë zjarrin+ tokës dhe ç’dua më tepër, nëse ai është ndezur tashmë? 50  Në të vërtetë, unë duhet t’i nënshtrohem një pagëzimi dhe sa po vuaj derisa të përfundojë!+ 51  Mos kujtoni se erdha të sjell paqe në tokë? Përkundrazi, erdha të sjell ndarje.+ 52  Tani e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve.+ 53  Ata do të jenë të ndarë, ati kundër birit dhe biri kundër atit, nëna kundër bijës dhe bija kundër nënës, vjehrra kundër nuses dhe nusja kundër vjehrrës.»+ 54  Pastaj u tha turmave: «Kur shihni një re të ngrihet nga perëndimi, ju thoni menjëherë: ‘Po vjen një shtrëngatë’, dhe kështu ndodh.+ 55  Kur shihni se po fryn juga, ju thoni: ‘Do të jetë vapë e madhe’, dhe ashtu ndodh. 56  Hipokritë, ju dini ta shqyrtoni pamjen e tokës dhe të qiellit, por si vallë nuk dini të shqyrtoni këtë kohë të veçantë?+ 57  Pse nuk gjykoni vetë se ç’është e drejtë?+ 58  Për shembull, kur të jesh udhës për te një qeveritar bashkë me atë që është kundërshtari yt në gjyq, përpiqu ta zgjidhësh çështjen me të, që kurrë të mos të detyrojë të dalësh para gjykatësit. Përndryshe gjykatësi do të të dorëzojë te zyrtari i gjyqit, dhe ky do të të hedhë në burg.+ 59  Unë po të them se pa dyshim nuk do të dalësh që andej pa paguar edhe qindarkën e fundit.»*+

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3C.
Fjalë për fjalë «dy asarionë». Një asarion ishte një e gjashtëmbëdhjeta pjesë e pagës ditore.
Ose «në ndërresën e dytë ose edhe në të tretën». Sipas ndarjes që i bënin natës grekët dhe romakët, ndërresa e dytë ishte aty nga ora 9 e darkës deri në mesnatë, kurse ndërresa e tretë nga mesnata deri rreth orës 3 të mëngjesit.
Fjalë për fjalë «në zemër të vet».
Fjalë për fjalë «leptonin e fundit». Leptoni ishte monedha më e vogël judaike prej bakri ose bronzi.